VIDEO/ Arrestohen tetë shqiptarë për trafik kokaine, kodi për klientët: Ku do të mund të takohemi për një kafe të shpejtë?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një operacion i antidrogës italiane ka vënë në pranga të paktën 18 persona, ku 8 prej tyre janë shtetas shqiptarë.

Policia e  Borgo Valsugana, Laives (BZ) dhe Torreglia (PD),  të mbështetur nga efektivët e Trentos dhe Cosenza-s, kanë mundur të bjenë në gjurmë të rrjetit të trafikantëve.

Ky operacion i koduar “Espresso”, u zhvillua pas rreth 6 muajsh hetime.

Mësohet se janë sekuestruar më shumë se 1.6 kg kokainë, si dhe janë konfiskuar automjete.

“Ku do të mund të takohemi për një kafe të shpejtë?”-kjo ishte një nga frazat që blerësit përdornin si kod për të siguruar furnizimin me kokainë.

Në mes të korrikut të vitit të shkuar në fshatin Madrano, u arrestua Emiliana Monti nga COmo me 620 gram kokainë të cilësisë së lartë. Më vonë, u arrestuan edhe dy shtetas të tjerë italianë ku në bordin e një automjeti Citroen C2, janë gjetur rreth 1 kg kokainë si dhe disa lloje të tjera droge.

Nga fundi i gushtit e deri në dhjetor 2016, shitjet e kokainës ishin mesatarisht 20 gram në ditë, ndërsa më 13 mars 2017, policia nisi aksionin e gjerë të arrestimeve.

 Personat e arrestuar shqiptarë janë:

1-Saimir Osma, 35 vjeç, i dërguar në burg.

2-Bled Osma, 45 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Pergine.

3- Dardan Hasani, 28-vjeç nga Shqipëria,

4-Armando Miraj, nga Lezha, 29-vjeç,

5-Enrik Fetahu, 33-vjeç dhe rezident në Pergine.

6-  Gentian Keci (Alias ​​ Amarildo Ziu), lindur në Shqipëri në vitin 1978.

7-Zamir Koni, lindur në Shqipëri, më 04.08.1977

8-Mariglen Koni, nga Rrogozhina, lindur në vitin 1992.

Mësohet se tetë shqiptarët me personat e tjerë, kryesisht shtetas italianë, janë dërguar në paraburgim për t’u vënë në dispozicion të drejtësisë.

Momentalisht, dy persona janë shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ndodhen jashtë shtetit italian.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/files-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/files-1.jpg","attachment_id":"648581"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/shqiptar-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/shqiptar.jpg","attachment_id":"648582"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/shqiptar-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/shqiptar-1.jpg","attachment_id":"648583"}]
        
        Loading...
        

1 komente në “VIDEO/ Arrestohen tetë shqiptarë për trafik kokaine, kodi për klientët: Ku do të mund të takohemi për një kafe të shpejtë?”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    nuk ka sunite shqiptare,flitet per turq shqipfoles kshq varu kkkkkkkk ne burg te kalben………………..allah uakbar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *