Vrasja e shqiptarëve në Zvicër, mediat nxjerrin shkakun: Vodhën 2 kg kokainë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Burimet e mediave zviceriane hedhin dyshime të forta për vrasjen e dy shqiptarëve në Bazel të Zvicrës.

Ato raportojnë se egzekutimi ka ndodhur për shkak të dy kilogramëve kokainë.

Tek sa kanë kaluar katër ditë nga ngjarja e rëndë, mediat shkruajnë se atentati mund të ketë ardhur për shkak të një hakmarrje për vjedhjen e një sasie të lëndëve narkotike.

Deri më tani dyshohet se të paktën një nga viktimat të ketë qenë i përfshirë edhe në vjedhje.

Ngjarja

Ishte mbrëmja e së enjtes, kur tre shqiptarët, 28 vjeçari Mirjan B, 39-vjeçari Orges P dhe  24 vjeçari Festim D ishin ulur në një tavolinë në Cafe 56, kur dy persona u futën në lokal dhe qëlluan në drejtim të tyre.

Fillimisht është qëlluar me armë Festim. D, që mbeti i plagosur rëndë. Në këto kohë Mirjani është ngritur nga tavolina për të ndaluar agresorin dhe për ti marrë armën. Në atë moment ata kanë qëlluar mbi Mirjanin dhe Orges P duke i lënë të vdekur në vend.

Viktimat ishin në Zvicër si turistë. Prokuroria e Baselit ka sekuestruar telefonat e të gjithë shqiptarëve që gjendeshin në tavolinë mbrëmjen e krimit, por nuk ka dhënë detaje nëse ka mundur të nxjerrë informacion të vlefshëm për zbardhjen e ngjarjes.

Një nga viktimat i dënuar për plagosje në Itali

Në 2014, Mirjan. B ishte dënuar nga gjykata e Savonas me 6 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për plagosjen e një bashkëatdhetari të tij.

Me 12 mars të 2012, Mirjan B sëbashku me tre persona të tjerë kishin dhunuar në lokalin “Raggio di Sole” në një lagje të Savonas Aldo Cukën, duke e rrahur keq me shkopinj dhe shufra hekuri.

Vetëm në sajë të ndërhyrjes së pronarëve të lokalit dhe klientëve të tjerë ai kishte shpëtuar gjallë me një krah të thyer dhe të nxira në trup.

Mirjan B do të arrestohej nga policia në maj të 2012 për akuzën e plagosjes, por edhe si i përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike.

Ai u kap ndërsa po fshihte drogë në një pyll në Savona.Mirjan B iu sekuestrua 1 kg kokainë në gjendje të ngurtë dhe 416 gramë e presuar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *