Shkruani historinë tuaj

15 Mars 2017, 20:26Kulturë TEMA
Shkruani historinë tuaj

Brizida Gjikondi

Kur lind nipi, nuk vritet gjyshi, përkundrazi bashkjetëojnë të dy bashkë, me të mirat dhe të këqiat e tyre, duke nxjerrë mësime, heshturazi dhe dinjitet. Duke shkruajtur kështu bashkarisht historinë për një familje, një lagje, një qytet,një shtet,  një komb.

Fëmija e mirëkupton prindin nuk e gjykon, mund të tejkaloj veprën e tij, dhe pikërisht në këtë mënyrë e ka gjykuar atë, me prova jo me fjalë.

Vëllavrasja dhe përcarja e fundme virtuale që po përhapet nën pretekstin e luftës ndaj epokës që shkoi, më duket një kakofoni e nevritshme.

Nuk di kush janë arsyet, personat që e mbarsin këtë përcarje, por di që kurrësesi smund të zëvëndësosh një epokë me një tjetër në këtë mënyrë.

Bëj filma më cilësorë, dhe e ke zëvëndësuar, ndërto Bibloteka bashkohore, Hidrocentrale, Fabrika elitare, Spitale, rrjete ujësjellësi, kanalizime, kullime, vaditje, shkolla, kopshte, promovo leximin, pikturën, artin, parqe të gjelbëruar, muzikën, shkencën sidomos, dhe e ke zëvëndësuar, injoruar dhe tejkaluar njëkohësisht epokën që shkoi. Ngrija kokën Shqipërisë dhe epokën që shkoi e ke lënë në “shenjtërinë” e vet.

Cdo epokë ka të mirat dhe të këqiat e saj, përpjestimin mes tyre e vendos historia jo deklarimet e papërgjegjshme e dikujt, që minimalisht shëmbullin personal në vlerat kombëtare nuk po e jep.

Shqiptarët tani kanë nevojë jo për demagogë dhe delirantë fjalamanë, por për vepra reale, pozitive, bashkekohore, punëtorë të mirëfilltë, puntorë shkencorë, letrarë, punëtorë krahu që ndërtojnë dicka të re në mënyrë që Shqipëria mos jetë e fundit në Evropë, në mënyrë që Migjeni most ë ketë të drejtë dhe mbas një shekulli kur trishtë shkruante..

Në vendin tonë

kudo valojnë

flamujt e një melankolie

te trishtueshme…

…dhe askush s’mund të thot

se ketu rron

një popull që ndërton

dicka te re.

 

10 komente në “Shkruani historinë tuaj”

  1. Gregor Lato says:

    Po ata s’kane histori. Historia e tyre eshte banditizmi, krimi, vjedhja shitja e trojeve…. Cfare te shkruajne.
    U ke thene pak, se historia e tyre eshte e shkruar, prandaj ata s’kane c’te shkruajne.

  2. Ilir says:

    Nje pergjigje e merituar per kakofonet e “Demokracise”- shqipfolesit gjenetikisht te liq ne shpirt.
    Respekt Briseida !

  3. shpresa says:

    Bravo Brixhida, por çadra e do me hu ne kurriz, apo Agron Tufa e Mark Marku e duan tu mbyllesh gojen me pahir se asnje argument s’parojne, per veç se qenefit te tyre. Po jo vetem keta: shiko se profesoret dhe profesorët e universitetit, te rinj, qenka me idiotet dhe pa pik turpi dalin edhe neper emisione per te mbushur mendjen se duhet ta harrojme dhe shuajme nga kujtesa nje jete te kaluar bashke me gjithe ngjarjet e saj se na u ç’edukuakan te rinjte e sotem! Po çfare pjelle jane? Ja, keta jane ata qe detyrohemi tu flasim tere jeten dhe mendja u mbushet si kurrizos qe vetem varri ja drejton. Dhe jeta vazhdon bashke me ta ashtu si njeriu me barkun e tij qe brenda ka gjithe ato fekale. Keq eshte kur keto jane dhe ne mendje.

  4. Thanas L. Gjika says:

    Zonja Gjikondi mos harroni se mosdenimi i krimit eshte krim i ri.
    Mund te ecet perpara duke e lene epoken pararendese ne shenjterine e vet kur kemi te bejme me nje ecje normale. Por kur epoka pararendese ka qene e ngarkuar me krime ato duhen gjykuar e denuar, se perndryshe bejme krime te tjere.
    Sot na duhet te ndertojme kohen e re duke mos lene pa gjykuar e denuar krimet e komunizmit dhe krimet e tranzicionit, sepse po nuk i denuam ato, ne drejtimin e vendit do te kemi perseri perbindeshat dhe bijte e tyre per ta mbajtur shoqerine te inkriminuar…

    1. joel shkodra says:

      Prisni edhe pak se eshte heret.

  5. Dudushi says:

    Bobobo ç’hartim i merzitshem i kesaj gogozhares me fytyre burri.

  6. Daja says:

    Thanas, Dudush e te tjere si keta!
    Cdo femije ka babe e nene dhe keta te fundit po keshtu! Cdo femije e ka marre ndonje laper e ndoshta me shume por ne nje familje me gen pozitiv te trasheguar (jo per ata qe cnuk ju punojne femijeve dhe po keshtu dhe prinderve ) kujtohen e trashegohen vec gjera pozitive duke anashkaluar ato gjera qe nuk nderojne trungun familjar, Ketu merr senc postulati: ” Mos harro por mos kujto” Kjo eshte shume e rendesishme per te shkuar perpara dhe jo mbrapa. Ju lutem juve dhe te tjereve si ju ta kene parasysh kete.
    Brizida ka plotesisht te drejte… E njoh kete Zonje dhe vertet ajo ka parime pozitive ne kete jete.. Por cte besh Negativiteti ka marre permasa cmendurie ne kete vend..
    Ne fillim vitet 90 te zbrisnin ne Rinas lloj lloj kaloresish. Dy lloje i mbaj mend mire. Nje thoshte se : “Nuk mund te kete demokraci pa denuar te gjithe”komunistet “dhe ata qe i kane sherbyer atij”! Dh tjeteri qe deklaronte : “Vij ne Shqiperi me DASHURI PER TE GJITHE DHE URREJTJE PER ASKEND” Gjykojeni vete se cili i sherbente me mire vendit dhe ketij populli te stervuajtiur pikerisht per shkak te luftes mes njeri tjetrit.
    Inati thone se eshte me i embel se mjalti por kjo asnjehere ste nxjerr gjekundi ne drite perkundrazi….. Edhe njehere BRIZIDA KA TE DREJTE…

  7. Kol says:

    Zonje,
    Shqiperia ne vitet 1945 – 90 beri mbrapa kundrejt ritmit te ecjes perpara ne vitet 1920 – 39. Kuptohet, ustallaret qe instaluan Partine e Zeze te Punes ne pushtet, injektonin shuma te stermedha parash ne mjetet e kulture-propagandes, ku filmi gllaberonte jo pak sepse ka kosto, duke e bere fshatarin te punoje 10 ore pune skllavi per 40 leke te vjetra sa kushtonte nje buke dy-kilogrameshe, dhe familjen qytetare te kishte te drejte vetem per dy kilogram mish lope dhe dy kilogram djathe te bardhe ne muaj. Arritem te benim 15 filma ne muaj dhe ne vitet 1990 – 92 shqiptaret e lane vendin e tyre sikurse e paten bere te paret e tyre dhjete vjet pas vdekjes te Skenderbeut… Ustallaret e sistemit te rreme kishin dje para per filma, sot nuk kane, fjala vjen, per nje dokumentar mbi nxjerrjen jashte ligjit te besimit fetar dhe te shkrimeve tye shenjta, e pasojat e tij me pas ne sjelljen e popullit shqiptar ndaj vetes , shoqerise etj. Nje qarkore e pare, me autor, kunder besimit fetar, ka dale aty nga viti 1962 – 63. E kam kerkuar ne Internet vite me pas, e nuk kam gjetur. Nje dore, si duket, e ka fshire. Besimet fetare , mund ta marrim se percajne, por Shkrimet e Shenjta jo.
    Mund te behej, per shembull, dhe nje dokumentar mbi fondin e rezervuar ne Biblioteken Kombetare, ku mases i ndalohej leximi i nje sere veprash filozofike e letrare perparimtare, gje qe perkonte me doktrinen zyrtare te marksizem-leninizmit, nje shtremebrim ne thelb i marksizmit. Dhe te mendosh se, sot, parlamenti, politika dhe gazetaria shqiptare eshte e mbushur me gzetare dhe letrare me te ardhura te majme…

  8. “ECIM ne GJURMET e TUA”-gazetarie Brizida Gjikondi.
    U kenaqa sa lexova Brizida Gjikondin,(si nje ish nxnesia ime ne vite, me shembellen, te Gjuhet e huaja),mbiemri me beri ta lexoj , per te dyten here,sa me doli atej ku dua une,deri kam shkruajrur ne komenete ,per te pasqyruar arritiet,se na “semuren”; me noftime aksidentesh,djegiesh sa vrasie me arme e tij. Birizida, ka ndaluar mire,dhe do thoshia; si nje “tirnitrine”per opinionin semure mbare shqiptar. Dhe shumica e komentuesve te mesiperm e mbeshtesin, po komento fundite “Daja” me kenaqi, Tamam keshlla DAJE.Faleminderit,sjelle ate opinionin e “kaloresit” te dyte.Ajo na duhet per situaten qe po kalon vendi yne,kjo se s’na duhen te tjerat. Po ju perciell nje flete ditari, vite emigraciuoni,une pas 90tes,nje takim rastesor ne Athine:(Nje mbese e nje veteraneje, A, Budo,ruajtur nje doreshrim ne vargje.,,Ajo kur ishte nxnese ne Fshatin Strembec te Permetit me nje mesues Atdhetar Koco Dhaskali(vitet 40-t)ju mesoonte nxeneve vjeshen:”Tri MOTRA gjithnje Bashke”; personifikuat:( KOSOVE-CAMERI -Nje shqiperi”
    1-Aleksandra:(Shqiperia)
    Ju djem qe me degjuat/Jam une Nena e juaj(Shqiperi),/Ju lumte s’me harruar/Dhe nen pushtimin e huaj.
    2- Ollga:( Kosava).
    Si mund te te arrojme/ Per ty jemi betuar./CAMERIA dhe KPSOVA/Bijat e tua- te kujtome,/Jo mw! rroberri s’durojme!.
    Zoica ( Cameria)
    Ne per Ty jemi betuar/Si te mos te te kujtojme,/Cdo dite ne mendojme,/Si vendin ta shpetojme.
    Si vendin ta shpetijme /te huajt mos na pushtojne.
    3-Vajza shqiptare..(Aleksandra)
    Fjale motrash degjova/ Cameria dhe Kosova,/Bijat e mia mw kujtoje./Jo ME, rroberi s’durrojme!
    4 -Nje nene nga fshati(Nena Shqipetare:Florica)
    Te dhimburat bijat e mia,/Ju mos kini aspak frike,/Te trija”Bijat etnike”/Jemi purro shqipetare.
    Djemte uraten pacin,/Qw perpiqen nare e dite,/Juve dolet faqebardhe,/ne fitore mbi armiqte.
    **
    Hedh keto shenime marre nga Aleksandra Budo( ndiese paste pa viteve 2005 ndare nga jeta)nje veterane e Luftes dhe e punes,(une njohur pionier ne Hidrocentralin e Selites(1950)si korier ne pushimet e shkolles shpija shtypin) e cila,pasi madhe kete, psheretiu,se sa kishte percielle shoqen e saj veterane Farije Salicaj (“Heroine e punes”ne Kombinatin e Tekstilit-Tirane.)E ngushellova sa e falenderova dhe ja sot, hap librin “Ecij ne gjurmet e tua” botin i vitit 2013-te nga une,sa kthyer nga mergimi ne Kanada (Toronto)te vajza,me mbesen e saj,bashkeshortia ime,tashem me nipa e mbesa,mesuese dhe ajo.
    Faleminderit Gazetes “DITA” per keto rrubrika hapur.
    Faleminderit autores se shkrimit “Shkruani Historine TUAJ” znj .Brizida Gjikondi hapur horizonte.
    Me konsiderate 81 vjecari Mesues pesionist;
    Toronto 19-03-2017 Dhimiter M.Xhoga ( Guri Naimit D.)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje