A është i sigurt rrezatimi për qëllime të diagnostikimit mjekësor?

 Rrezatimi gjatë procedurave diagnostikuese radiologjike

Dr. Iris Allajbeu

Siguria dhe Risqet

Për t’iu përgjigjur pyetjes nëse rrezatimi për qëllime të diagnostikimit mjekësor është apo jo i sigurt, duhet të përkufizojmë fillimisht sigurinë.

Çfarë do të thotë ‘i sigurt’?

A do të thotë se:

  • nuk ka asnjë risk?
  • risku është shumë i vogël?
  • përfitimet janë më të mëdha sesa risku?

Shumë aktivitete mbartin njëfarë risku. Që ta konsiderosh diçka të sigurt, zakonisht do të thotë se ajo mbart një risk të vogël, por jo që nuk mbart asnjë lloj risku. Risku zero është pothuajse i pamundur. Një veprim apo produkt konsiderohet i sigurt, për sa kohë risku që e shoqëron atë është shumë i ulët. Kjo vlen për rrezet X, për mjekimet dhe për çfarëdolloj medikamenti. Pavarësisht kësaj, janë vetëm pacientët që kanë nevojë për një diagnozë mjekësore ata që duhet t’u nënshtrohen ekzaminimeve imazherike.

Siguria dhe Rrezatimi

Me siguri doni të dini më shumë për procedurat diagnostikuese të imazherisë që ju rekomandohen për vete ose për të afërmit tuaj. Ja disa nga pyetjet më të rëndësishme:

A luan rol mosha në rrezikun e rrezatimit?

Fëmijët dhe adoleshentët janë më të riskuar se të rriturit nga dozat e mëdha të rrezatimit. Dozat e nevojshme për përftimin e imazheve tek fëmijët janë shumë më të ulta sesa të rriturve. Për rrjedhojë, rreziku që shoqëron një ekzaminim mjekë- sor diagnostikues për një fëmijë nuk duhet të jetë më i madh, sesa ai për një të rritur. Me kalimin e moshës, ekspozimi ndaj rrezatimit bëhet gjithnjë e më pak shqetësues. Indet e trupit të pacientëve më të vjetër në moshë janë më pak të ndjeshëm ndaj efekteve të rrezatimit. Ekzaminimet diagnostikuese si Tomografia e Kompjuterizuar (skaneri) mund të jenë të rëndësishme për diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve në moshë madhore. Imazheria mjekësore mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme në çdo moshë për të ndihmuar në diagnostikimin dhe trajtimin e një sërë sëmundjesh. Nëse një person përfshihet në një aksident të rëndë me makinë, një skanim TK mund të jetë një mënyrë e shpejtë dhe pa dhimbje për të zbuluar traumat e brendshme që nuk janë të dukshme.

A ndikon gjinia te rreziku i rrezatimit?

Po ndikon. Për shembull, gjinjtë e femrave janë më të ndjeshëm ndaj rrezatimit jonizues, sesa gjinjtë e meshkujve. Megjithëse edhe meshkujt mund të zhvillojnë kancer të gjirit, kjo gjë është jashtëzakonisht e rrallë. Rreziku i kancerit të gjirit tek meshkujt për shkak të rrezatimit është i papërfillshëm. Gjithashtu femrat kanë më shumë rrezik për zhvillimin e kancerit të tiroides sesa meshkujt.

Sa është sasia e dozës që merrni nga procedurat imazherike të ndryshme?

Të gjitha procedurat imazherike nuk janë një- soj. Disa procedura si ajo me ultratinguj dhe Rezonanca Magnetike nuk përdorin rreze x ose rrezatim nuklear. Procedurat që përdorin rreze x (si radiografia ose skaneri) ose materialet radioaktive (mjekësia nukleare) ndryshojnë shumë përsa i takon dozave. Doza varet nga lloji i procedurës dhe pjesa e trupit që po ekzaminohet. Rreziku i mundshëm mund të shprehet në mënyra të ndryshme. Doza e rrezatimit mund të krahasohet me nivele nga rrezatimet natyrore ekzistuese në mjedis, ose mund të jepet një vlerësim cilësor i rrezikut. Gjithnjë jemi të ekspozuar ndaj rrezatimit në ambient. Ai vjen nga ajri, qielli, toka dhe nga ushqimi që hamë. Është e natyrshme për mjedisin tone.

Nivelet sasiore të rrezikut

Rreziku i papërfillshëm: më pak se 2 ditë ekspozim ndaj rrezatimit natyror në mjedis Rrezik minimal: më shumë se 2 ditë dhe deri në 1 muaj ekspozim ndaj rrezatimit natyral në mjedis Rrezik shumë i vogël: më shumë se 1 muaj dhe deri në 8 muaj ekspozim ndaj rrezatimit natyror në mjedis Rrezik i ulët: më shumë se 8 muaj dhe deri në 6 vjet ekspozim ndaj rrezatimit natyror në mjedis Rrezik i mesëm: më shumë se 6 vjet ekspozim ndaj rrezatimit natyror në mjedis. Shpjeguar me fjalë të thjeshta, mund të themi se ekspozimi ndaj rrezatimit gjatë një radiografie të thjeshtë të kraharorit me sasinë e ekspozimit që njeriu përjeton nga ambientet që e rrethojnë për 10 ditë është i barabartë. Më poshtë keni disa kahasime të rrezatimit gjatë procedurave radiologjike që kryhen rutinë.

Deri në sa skanime mund të kryejmë?

Nuk ka asnjë kufi të rekomandueshëm sesa ekzaminime mund të bësh, për sa kohë ato janë të rëndësishme për diagnozën dhe trajtimin Rrallë nevojitet kujdes mjekësor i mëvonshëm për ekspozimet ndaj rrezatimit në ekzaminimet diagnostikuese. Efektet nga rrezatimi që mund të merren konsideratë janë shumë të ulëta dhe përjashtimet janë të pazakonta.

Ruani të gjitha ekzamnimet tuaja radiologjike!

Ekzaminimet e fundit të bëra në një spital, jo domosdoshmërisht duhet të përsëriten nëse shkoni në një spital tjetër. Merrni kopje të ekzaminimeve të mëparshme me vete kur shkoni në një spital ose kryeni një vizitë mjekësore. Kjo mund të parandalojë përsëritjen e panevojshme të ekzaminimeve.

A mundet të shkaktojnë probleme të riprodhimit në të ardhmen procedurat imazherike diagnostikuese?

Doza e ekzaminimeve radiologjike të zakonshme është aq e vogël, saqë nuk mund të shkaktojë probleme të infertilitetit të përhershëm ose anomali gjenetike të zbulueshme tek fëmijët e ardhshëm.

Sa i madh është rreziku nga imazheria mjekësore për brezat e ardhshëm?

E dimë se dozat shumë të larta të rrezatimit mund të dëmtojnë ose vrasin vezët ose spermën. Megjithatë, ekzaminimet radiologjike (p.sh. radiografia ose skaneri) përdor vetëm doza rrezatimi të vogla, shumë më të vogla sesa dozat që mund të japin efekte shkatërruese për vezët ose spermën. Edhe pse janë studiuar efektet e mundshme tek fëmijët e prindërve të ekspozuar, nuk ka një zbulim përfundimtar. Për rrjedhojë, rrezatimi diagnostikues që ka të bëjë me ekspozimin e organeve të riprodhimit ndaj niveleve të ulta të rrezatimit, konsiderohet i sigurtë, përsa i takon efekteve gjenetike.

Shtatzënia dhe rrezet X Risku aktual varet nga mosha e shtatzënisë dhe nga lloji i ekzaminimit.

Për shembull, ekzaminimet me ultratinguj nuk përdorin rrezet X dhe nuk kanë demonstruar asnjëherë ndonjë risk potencial për shtatzëninë. Ekzaminimet me rreze X të kokës, krahëve, këmbëve dhe kraharorit nuk e ekspozojnë zakonisht fëmijën direkt ndaj rrezeve X dhe në përgjithësi teknologu që bën rrezet X merr masa të posaçme për të garantuar mosekspozimin direkt të pacientes shtatzënë dhe fëmijës. Ndonjëherë, pacientët kanë nevojë për ekzaminime të barkut dhe të pelvisit gjatë kohës së shtatzënisë. Kur kërkohen studime të barkut dhe pelvisit, mjeku mund të preferojë që të kërkojë një tjetër lloj ekzaminimi për një paciente shtatzënë ose të reduktojë numrin e rrezeve X që kërkohet normalisht. Prandaj, është e rëndësishme që ta informoni mjekun tuaj apo teknikun para kryerjes së një ekzaminimi me rreze X.

Rëndësia e ekzaminimeve depistuese radiologjike

Janë teste që kryhen me një grup të madh njerëzish pa shfaqur simptoma, të cilët mund të kenë një së- mundje të padiagnostikuar. Qëllimi i ekzaminimeve imazherike është zbulimi i sëmundjes në një fazë të hershme në mënyrë që të mund të trajtohet me sukses. Karakteristikat e popullsisë përcaktohen: nga mosha; gjinia; nga faktorë të tjerë, si etnia ose historia familjare e sëmundjes. Mamografia është një shembull i një programi të suksesshëm diagnostikimi për gratë mbi moshën 40 vjeç. Ky program, në përdorim për rreth 35 vjet, ka rezultuar në reduktimin e numrit të vdekjeve të grave nga kanceri i gjirit. Nuk ka asnjë provë për ndonjë rritje të shkallës së kancerit të gjirit për shkak të ekspozimit të ulët ndaj rrezatimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X