Ambasadorët kërkuan precedentë për qeveri teknike, Basha e Mediu japin zgjedhjen e Moisiut president. ‘Harrojnë’ Nishanin

Zbardhen detaje nga dreka e djeshme e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha me ambasadorët e BE-së. Një drekë pune që, për nga formati, ishte e njëjtë me atë të zhvilluar ditën e hënë, por ndryshim përbënin vetëm ambasadorët që ishin pjesë e takimit.

Në drekën e zhvilluar në qendër të Tiranës, Basha dhe aleatët e tij në opozitë komunikuan me ambasadorin e Gjermanisë, Kroacisë, Hungarisë, Polonisë, Sllovenisë, Belgjikës, Holandës dhe Sllovakisë.

Burimet pranë opozitës bëjnë me dije se gjatë takimit, Basha ka ripërsëritur se për të zgjidhur krizën politike në vend, është e nevojshme krijimi i një qeverie teknike.

Ai ka deklaruar gjatë takimit se me këtë qeveri opozita nuk ka garanci se procesi zgjedhor nuk do të manipulohet, ndaj edhe ka vendosur që deri në momentin që nuk do të ketë një qeveri me mbështetje të gjerë politike, nuk do të ketë regjistrim në zgjedhje.

Në një lidhje direkte me emisionin “Studio e Hapur”, në “News 24”, të gazetares Eni Vasili, Basha deklaroi se me ndërkombëtarët ka diskutuar mbi konceptimin e demokratëve për qeverinë teknike.

“Ne kemi diskutuar në këto ditë se cili është vizioni ynë për qeverinë teknike. Jemi futur në detaje konkrete që kanë demonstruar përpara partnerëve ndërkombëtarë seriozitetin e opozitës. Tregon që është një projekt politik që ka për qëllim nxjerrjen e vendit nga kriza”, tha Basha.

Por burimet të “Panorama” bëjnë me dije se Bashës dhe aleatëve të tij gjatë drekës u është kërkuar të japin emra konkretë për përfaqësues të mundshëm që mund të jenë pjesë e qeverisë teknike dhe në çfarë rastesh të tjera është aplikuar në Shqipëri krijimi i kësaj qeverie.

Gjatë takimit, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, mësohet të ketë kujtuar rastin e zgjedhjes së presidentit Alfred Moisiu me konsensus me opozitën e kohës.

Sipas Mediut, pavarësisht se maxhoranca në atë kohë ishte në pushtet, “lëshoi” në zgjedhjen e presidentit, duke zgjedhur një njeri me profil të ulët politik, i cili rezultoi mjaft i suksesshëm.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Ambasadorët kërkuan precedentë për qeveri teknike, Basha e Mediu japin zgjedhjen e Moisiut president. ‘Harrojnë’ Nishanin”

  1. Neli says:

    MEDI. GËRDECIT , po i vjen gjykimi.!

  2. Teuta says:

    Ha…ha…ha… Mojsiu me nivel te ulet politik !!??? Mediu me nivel te larte politike. O kuje e zeze. Me nivel te ulet politik,por i suksesshem. Po ishte i suksesshem se eshte burre shteti. Presidenti me me autoritet. Pastaj ,o Medi Ju kur e pate se nuk u qasi ne tepsi, filluate sharjet sic e kini edukate ,duke thene se e morem nga dominote. PO ju jeni njerez pa din e iman ,jeni pa cipe ne faqe. Ju jeni aq kriminela sa kendoni e kerceni aty mbi gjakun e atyre qe vrate me 21 Janar. Ti ,kryetari i nje partie qe nuk nxier dot asnje deputet ,flete per politike . Ti je nje truthar ,qe nuk ke shoke ne kete vend te quajtur Shqiperi. Ti rri pas bythes se Berishes e tani pas Bashes i miza ne bythen e kalit…… Quake ti Mojsiun njeri me nivel te ulet popitik . A ke pare veten ne grracin e pulave… Shikoje,shikoje se do te dukesh shume i bukur….

  3. Aleksander says:

    Diskredituat veten para gjithe botes o koqet e gomarit ,o foshnje o kalamaj te politikes !

  4. gezim says:

    Kto tip politikanesh eshte qe mos te regjistrohen fare per zgjedhje.1 basha me raport per rrugen e kuksit kish frike te dilte ne komisjon parlamentar.justifikime si femijet ne shkolle.2 fatmir mediu skandali i gerdecit edhe ky u mbrojt nga saliu.e cfar pret o demokrat nga kta te paskrupullt.mos u genjeni per ulje taksash .ta japin fjalen tani e neser ne pushtet pergjigjja eshte kjo:keshtu e la edi rama.etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *