Baton Haxhiu: Rama duhet të qeverisë pa Metën. Iliri është helmi i socialistëve

15 Mars 2017, 11:39Politika TEMA

Nga Baton Haxhiu*

Në Shqipëri, sulmi i të shëmtuarës është bërë i padurueshëm.Politikanët dhe politika brenda botës së tyre, jo vetem qe nuk përpiqen te jene te kendshem kur jane ne mesin e tyre, por politikanet as që përpiqen më të shmangin dukjen e shëmtuar. Janë bërë imun me të. U duket pjesë e natyrshme e tyre – shëmtia.

Katër vite më parë pata shkruar një shkrim për “koalicionin anti-historik”.

Sot kur po shkruaj, kujtoj shkrimin tim për mundësine e koalicionit PD-LSI dhe shoh se kam pasur plotësisht të drejte. Ngase teza del e padeklasueshme edhe sot: Koalicioni PD-LSI, nëse bëhet është anti-historik. I padobishem,  jovizionar. Medje tepër i rrezikshem. Ështe diçka si moçal – që nese derdhet baltos gjithçka dhe gropos nën vete çdo shpresë.

E di qe kjo nuk do te ndodh por ky koalicion si i bere mbetet antihistorik.

Le të shpjegohemi më konkretisht.

PS ka nisur t’i dorëzohet çadrës. PD s’ka shanse në zgjedhje, prandaj beson se nëpërmjet bojkotit, kaosit të nis rrugën e regjenerimit të saj. Ilir Meta për të shpëtuar boten e tij që shtrihen në mbarë hartën etnike në Ballkan është në gjendje të bëhet bërthama e krizës.

Do të shpëtojë Shqipëria kësaj radhe nga përmbysja që ia bëjmë vetë ne, për tu kthyer në zeron e saj aq kronike, apo do t’ia dal të kapërcejë veten?

Gjithë kjo varet vetem nga Edi Rama?

Pse e themi këtë? Sepse gjithë kjo ka një histori – dhe kjo histori ka ngjajshmeri në formë por jo në përmbajtje. Si është hsitoria e përseritshme me pak fjale dhe çka del nga kjo histori?!

Kështu, njëjtë nisi dikur Edi Rama grevën e urisë. Nën çadër. Sali Berisha atëbotë nuk përfillte kushtet. Dhe kishte fituar zgjedhjet.

Çadra e kësaj radhe e ka një “përparësi”: ajo ia doli t’i fus ankthin Edi Ramës, i cili tashmë ia ka nisur të prodhojë veprime irracionale duke u bërë pré e logjikës aktuale të Sali Berishës. Mendësi që për bosht ka vetëbesimin se duke pranuar e ushtruar vetëvrasjen, në udhe e sipër, me vete do ta marr në ferr edhe kundërshtarin politik.

Prognoza është e qartë: nëse Edi Rama lejon e vazhdon të prodhojë politikë sipas diktatit të çadrës lidershipi i tij numëron ditët e fundit. Largimi i ministrave e sidomos Saimir Tahirit pas një qenie kaq të shkurtër në një resor aq delikat është dështim kapital i qeverisjes.

Ai ka gabime, për të cilat jo pakë homologë të tij lartë poshtë globit kanë dhënë dorëheqje, por jo ata kolegë që tentojnë të bëjnë diçka në një shoqëri si kjo shqiptarja, e cila në 25 vitet e fundit ka funksionuar ekskluzivisht mbi premisa kriminale.

Shoqëria shqiptare është e korruptuar në çdo sferë e cep të saj. Ka ndërtuar diskurs pozitiv për të fortin. Mitin për drogmenet dhe biznismenet e paprekur. Rrugën e politikes si përfitim të vetem në shoqeri dhe gjuhën që lavderon të palavderueshem.

Aq me keq qe ka ndertuar edhe njeriun e keq te riciklueshem, qe behet hero sepse na del para vetes nje keqe me e vogel, per te shpetuar nga e keqja me e madhe.

Per nje decenje e me shume ka qene nje fshat kanabisi qe ka pushtuar Shqiperine me leke. Dhe na dilka koka e turkut per te gjitha te bemat ne shoqerine shqiptare. Emri, Saimir Tahiri.

Prandaj me aq lehtësi ta akuzosh si të dështuar një ministër se pse nuk e zhbëri atë sistem për 3 vjet nuk është pragmatizëm, por dështim përballë një “çadre” në të cilën rrinë ulur përgjegjësit e instalimit të atij sistemi të korruptuar afro tridekadësh.

Këto janë faktet që jo se i mblodhëm diku, porse i ka përjetuar çdo i gjallë dhe jo i kapur nga i njëjti sistem.

Këtu qëndron edhe dallimi esencial i çadrës 1 nga çadra 2.

Respekti i Ramës karshi përmbajtjes së çadrës, për të drejtën e protestimit është për t’u pasur zili. Por nuk duhet hequr nga vëmendja se organizatorët e çadrës nuk janë shoqëria civile që kërkon drejtësi, por ata që sabotojnë reformat për drejtësi; ata që kanë frikë të vihet ligjësia se i penalizon për shumëçka. Përndryshe ku është logjika e refuzimit brutal të kësaj reforme që iniciohet e mbështetet nga perëndimorët?

Shumica e analistëve që pertojne te analizojne dhe jo të varur nga interesat personale me njërin bllok apo tjetrin e dinë se PD – sipas trendëve aktuale – nuk do hyjë në zgjedhje. S’ka potencial as për shpresë e as për besim për ndonjë mrekulli.

Sipas sjelljeve, deklaratave dhe përmasave të subversionit ndaj procedimit institucional të kundërshtive shihet se zgjedhjet as që janë synimi. PD e din sa e ka kapacitetin, prandaj ka zgjedhur metodën e futjes së vendit në një krizë konstante.

Këtë pritet që ta shtrijë në mbarë vendin, duke shpërqendruar “protestën” nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë. Me këtë shpërndarje ajo ka për qëllim krijimin e sa më shumë zonave të paqeverisshme nga pushteti aktual. Me mos-shkuarjen në zgjedhje do ta sabotonte demokracinë, ngase do të rrëzonte pjesëmarrjen elektorale nën 30%, pra mbi 20% më pak se ç’është zakonisht. Kushdo që t’i fitonte zgjedhjet e ardhshme nuk do qeveriste dot më shumë se 1-2 vite, ngase përfaqësimi nuk disponon me legjitimitetin e nevojshëm për tu quajtur qeveri demokratike.

Më problematikja në këtë rrugë dydimensionale të Sali Berishës dhe Lulëzim Bashës është se ata nuk kanë epilog konstruktiv për vendin, ngase të gjitha shenjat janë të natyrës permbysese, kaosit pas të cilit nuk dihet se do të përmbytet Shqipëria nga njerezit dhe situatat e pakontrollueshëm, që vijnë nga qielli apo nga rreth e përqark, apo edhe kësaj radhe do te  shpëtonte rastësisht.

Lojën PD e bën më shumë në sajë të taktikës lozonjare të Ilir Metës. Ajo vetë nuk e kushtëzon dot qeverinë Rama me asgjë. Ky – dihet tashmë botërisht – mbështet protestën natën për ta shfuqizuar dhe instrumentalizuar qeverinë ditën.

Iliri «është helmi i socialisteve dhe melhemi i demokratëve ndërkohë qe nën kupole nuk ndodh asgjë», na thotë një diplomat i invovuar në kritë. Me të drejtë, së paku nuk ndodhë asgjë pozitive.

Sa më shumë të zgjasë protesta aq më tepër vë kushte Meta për të përfituar maksimumin për katër vitet që vijnë. As naivi më i skajshëm nuk beson se Ilir Meta i bashkohet sërish PD-së, ngase as të dyja, PD dhe LSI nuk i mundin tjerët.

Kjo përveç faktit se Ilir Meta është po aq hipotekë sa vetë Berisha për figurën të pakarizmë te Lulzim Bashës.

Të parin e ka armik të përbetuar se nuk përkojnë në ideologji e mendësi e të dytin se e trajton si trashëgimtar, garanci për t’i ikur drejtësisë.

PS duhet të kërkoj modele tjera qeverisjeje. Pa LSI-në. Jo kështu pas çjerrjes së maskave që për interesa të vogla klanesh vihet sërish në pikëpyetje ardhmëria e vendit sidomos në relacion me BE ngase ndërpriten për shumë vite negociatat. Edi Rama ia bën varrin vetes nëse tenton të përmbush kërkesat e Ilir Metës ngase;

Aleanca me LSI, kur kemi parasysh dëmin që i shkaktohet vendit nga ky lloj koalicioni është më se i padobishëm.

Prioriteti i PS-së është Reforma në Drejtësi, ndërkaq partia e Ilir Metës saboton pikërisht këtë prioritet ngase ka komplet qëndrime tjera rreth këtij kushti të rëndësishëm që vendi të shpëtojë nga hallkat e krimit të instaluara për 25 vjet.

LSI nuk është përfaqësuese e barazisë sociale, zhvillimit ekonomik me shtrirje sa më të gjerë demokratike, që do të thotë se ka humbur statusin e një të afërmeje brenda parimeve socialdemokrate. PS duhet të kërkojë koalicione tjera.

Zhvillimet politike siç orkestrohen nga tri kundërshtarët PS-PD-LSI çojnë kushtimisht drejt një krize që llogaritet të zgjasë dy tri vjet.

Kjo do të thotë: humbja e çdo mundësie për të vazhduar negociatat me BE-në, ekonomia do të pësojë rënie edhe më të thella; investitorët do ikin; shumica e njerëzve të mbetur do iknin nga vendi, ngase humbin çdo arsye për të shpresuar diçka aty.

Se çka do ndodhtë pas kësaj krize nuk mund ta thotë askush me siguri.

Do të lind një Republikë e Re? Nëse po atëherë pas fshirjes totale të lojtarëve të sotëm të politikës.

Po kush do t’i zëvendësonte ata?

Thyerja e kontinuitetit gjatë transferimit të politikës nga gjenerata në gjeneratë si duket është problemi më i madh i mendësisë shqiptare, ngase para se të ikin të vjetrit i zhdukin të rinjtë, ua mbyllin gjitha portat drejt një të ardhmeje integruese.

*Titulli origjinal: “Demokracia e çadrave”

34 komente në “Baton Haxhiu: Rama duhet të qeverisë pa Metën. Iliri është helmi i socialistëve”

  1. Hasani says:

    Po ky koqja nga i mesoj kaq mire keto gjera per politiken shqiptare….Pika ku kemi arritur..te presim mesime politike nga nje debil nga Kosova.

    Il ore RR K..ste ..i njei ne Kosove dhe vjen hapesh bythesh ne Tirane.

    1. albi says:

      duket qe nuk ke kapacitet per te gjykuar shkrimin. Kapaciteti jot mbaron te gjykimi se nga erdhi autori….

      1. Hasani says:

        po ti o loqe…komento per shkrimin jo ato qe them une…ose thuaji motres tende te vij tja bej un komentin

        1. emilio says:

          Hasan, qenke nje k4r ne kuptimin e plote te fjales.

        2. g says:

          kafshe… !

          E meriton… per pergjigjen qe i jep nje shkruesi tjeter…

  2. Donela says:

    Bravo Ilir Meta eshte me shume se HELm per kete vend.

    1. Shkupi says:

      Ska mundesi qe te mos dijme cka p ndodhe ne Shqiperi si nga Kosova Maqedonia e gjithe andej ku jetojne Shqipetare , e vetmja rruge per te dalur nga kriza gjithe kombetare pikerisht eshte drejtesia e stervonuar e shtetit ame . Pa Shqiperi ska Kosove pa Kosove ska Shqiperi … detyrat kushtetuese jane qe te mbrohen , ndihmohen gjithe Shqipet per reth kufijeve e per kunder tranzicionit me te mbrapsht ne ballkan qe ka ndodhur deri tani ne Shqipetaret e jashte kufijeve po e paguajm me lekure qe po na e rrjepin , mjaft me me urejtje pa argumente se u bome gaz i botes. ps. kam frike se ka shum komentues te paguar nga sherbimet armiqesore dhe me pak besoj qe jemi kaq injorant.

  3. asd says:

    Baton ju keni te drejte por nese ndjek keshillen tuaj, Rames nuk i dalin mire llogarite personale. Ka shume mundesi te zbrese nga Kali, dhe ne se kjo ndodh, ai nuk ka me kohe (as per aresye moshe por edhe sepse nuk ka me durim) te beje opozite 8 vjet te tjera…dmth mos vije me kurre ne pushtet.

  4. Liu says:

    Ilir meta e keqja me e madhe e Shqiperis dhe Shqiptarve

  5. haha says:

    fack lsi mafiozet e kombit me pacavure se pd-istet

  6. kleptofagos says:

    Batoni thote “duhet te qeverise pa Meten” (per te ardhmen), ndersa e shkuara na meson qe Rama ..”duhet te qeveriste pa Meten”..
    Fatkeqesisht, realiteti shqiptar komandohet nga mafia e te gjitha pushteteve, qe megjithe luften brenda llojit per ndarjen e plackes se vjedhur, kur vjen puna te perballet me popullin (elektoratin) behen bashke duke mbajtur e ruajtur njeri tjetrin ne qellimin e perbashket per te mashtruar dhe grabitur Shqiperine. Prandaj nuk ka gjasa qe Kryebanditet e mafies te denohen e sekuestrohen, sepse i bie qe fajtoret te denojne vetveten, pra te zhduket e gjithe klasa politike. Kjo nuk mund te behet kurre nga brenda mafies, pa nderhyrjen e forte institucionale te nderkombetareve.

  7. Shqiptari nga Kosova says:

    Per her te pare jam (90% )dakort me Batonin..!

  8. arbereshi says:

    Ne zgjedhjen e presidentit, Bamir Topit, Fatos Nano luajti nje rol negative vuri pese deputete te tij te PS se Nano kishte ikur te cilet votuan kunder vendimit te PS dhe Berisha shpetoi pa shkuar ne zgjedhje te parakoheshme keshtu qe e patem berishen tre vjet peshqesh nga Nano.Ne zgjedhjet e 2009 Ilir Meta beri koalicion me Berishen dhe na i beri peshqesh Berishen edhe kater vjet te tjera. keshtu qe te gjitha keto reforma qe po behen ne kete qeveri do te ishin bere shtat vjet perpara. Ja roli i Nanos dhe Metes ne politiken shqiptare penguan ndryshimin shtate vjet thjesht dhe paster per interesa te ngushta personale karshi Rames. Tani kush ka men le te mendoje dhe te analizoje te ardhmen e tij simbas intelektit qe ka

  9. Bravo Baton! Bravo! Si gjithnjë i qarte i sakte i thjeshte i sinqerte. Per mua personalisht, kjo analize e bere nga ju Baton eshte nje kontribut i jashtezakonshem, per njerezit qe duan te kuptojne. Ndersa per njerezit qe kane mbyllur ç’do dritare te mendjes sizotria me lart eshte nje objekt i mire ofezash e sharjesh ordinere. Edhe njehere bravo Baton bravo! Je perfaqesuesi me i mire i njerezve te ditur te Shqiperise pertej Drinit, te cilet nuk i kane munguar asnjehere Kosoves.

  10. Bushi says:

    Bravo,te lumt zoti BATON! Ke bere nje shkrim brilant,ku ke shprehur ne menyre shume te mençeme,ineligjencen tende per keto probleme qe rendit ne kete shkrim.Te gjitha jane te verteta,te pranueshme dhe une qe e lexove,jame plotesisht dakord.Eshte me se e vertet,se,ILIR META ESHTE HELMI I PS-te.Sot populli shqipetare eshte ne hall te madhe.Edi Rama eshte nje kryeminister qe e do populli,se ai e zgjodhi.Por ka dhe nje grup çakenjesh,hienash e ujqer te terbuar qe po terbohen vertete nga puna e mire e Edi Rames,dhe kerkojne ate qe nuk u takon,pushteti. Megitheate,populli eshte i vendosur ,voten do t’ja jap Edi Rames,dhe kurre mos qent Ilir meta ne koalicion me Ramen.Dredhit e Metes nepermjet ministrit te drejtesise Petri Vasili,tregon se Meta po e dredh,dhe po mban syte nga opozita. Ilir mete vdes per t’u bere nje çik kryemnister.Prandaj tamaja per karjere eshte shume e rreziksheme,dhe ne dem te popullit shqipetare.Pershendetje dhe respekt.

  11. Riza Cerova says:

    KRYEMINISTER APO KRYETAR I SHOQATES SE BURGAXHIVE

    Dy ministra te LSI-se deklaruan te dielen se Ilir Meta duhet te jete kryeministri i ardhshem i Shqiperise. Ne koken e vete. veshtire. Krejt ministrat dhe stafi drejtues i LSI-se mendojne dhe flasin me koken e kryetarit te tyre. Jo vetem ata edhe ne partite tjera. Eshte nje dukuri e turpshme e nverizmit pa Enverin. Lideri vendos. Te tjeret njeshkollone pas liderit. Ushtare te partise. Telall te tij. Numerore te udheheqesit.
    E mbani mend ate kengen e socralizmit:
    Kur flet Enveri e vendos partia
    Ngreihet ne kembe o e gjithe Shqiperia.
    A e keni lexuar sondazhin serioz dhe alarmant te OSBE- ODHIRIT!?
    Nese do te beheshen zgjedhje sot duke qene gjalle edhe Enver Hoxha rezukltati i tyre ne Shqiperis do te ishte Enver Hoxha 55 pqernd me 45 per qind ne krahun e Enverit !!!???
    Nje i vdekur Enver Hoxha fiton bindshem mbi Sali Berishen. Lulezim Bashen, Edi Ramen, Ilir Meten, Nard Nodken, Fatmir Mediun… e kush di sa lider partishe te marre se bashku.
    Pse?
    Pergjigjen e jep nje kenge tjeter tjeter e folk-demokratures…
    Te na rroje nena Parti
    Ishte nje u bene nje mije
    Tek nena e vjeter
    Te gjitha pine gji !
    Cili eshte realiteti !?
    Ne cdo vend demokratik bile edhe gjysem demokratik sot Sali Berisha, Fatos Nano, Lulezim Basha, Ilir Meta … duhet te ishin duke bere fresk ne birucat e Bences, Peqinit, Lezhes, 313-es per kusarine dhe korrupsion, per dhune e mashtrim, per 99 te liga !
    Pas Sali Berishes e Lulezim Bashes… Ilir Meta do te ishte kryetar i Shoqates se burgaxhinjve ne Bence…
    Nenkryetare do te ishin Argita e Xeni, Taci e Placi, Monika dhe sekretare Ministrja e Integrimit te aeroplaneve Gjosha, qe i shet biletat e avioneve me shtrenjt se cdo shtet tjeter ne Bote. Edhe me shtrenjt se frengu pulen.
    Po ashtu gazin e makinave… Tarifat e telefoneve celulare…. Buken, frutat , zarzavatet, ilacet… gjithcka ne Shqiperi eshte me shtrenjte se kudo ne Bote… bile edhe me shtrenjte se ne vendin me te pasur e begate te Botes Norvegji ku nje udhetim vajtje ardhje p[er ne Nju Jork shitet 115 euro…
    Pse!? Klasa politike e biznesmenet e pangime shqiptare rjepin si askush tjeter popullin e vet, shtetin e vet, atdheun e vet ! A nuk hodhi parullen ” Shqiperia nje Euro” Sali Berisha dhe qevezia e itj .
    ” Shqiperia nje Euro” per te huajt, per Arsidin, CEZ-in, ARMO-n, Gerdecin, Otranton….
    ” Shqiperia me shtrenjt se frengu pulen per fakirat shqiptare qe i rrejne per ti vjedhur, i vjedhin per ti mashtruar, i plackisin dhe vrasin per ti rjepur per se gjalli !
    Jane 197 video me ze e me figure dikur ne Pensilvania Eveny, me bemat e Sales e Lulit, Metes e co. jo vetem ne shqip por edhe ne anglisht.
    Gojet e liga thone se edhe serverat e kryeministrise se 21 janarit 2011 te fshira nga Salehu jane ringjallur….
    Ndaj diten e nen kamera votojne Reformen ne Drejtesi.
    Naten e ne terr ia vene minat, vonojne, sabotojne, sakatojne me cdo mjet ligjet e aktet nenligjore te saj me cdo mjet e me cdo rruge !
    Bile Berisha dhe Basha e shpallin hapur se jane kunder Vetingut, shpirtit te saj .
    Ilir Meta dhe banda e hajnave te LSI qe eshte simoter e Mafias se Berishes eshte po aq mburoje sa ajo edhe e bandes se togave te zeza te antidrejtesise dhe vecanerisht te kryeprokurorit Adriatik Llalla. Me urdherat e Berishes dhe Metes ai ka nisur nje fushate hetimi e lincimi sekektiv te deputeteve dhe kryebashkiakeve te PS-se ne prag te zgjedhjeve te 18 qershorit.
    Ishin qendrimet e hapura mafioze te Ilir Metes dhe bandes se tij ne mbrojtje te hapur te Adriatik Llalles qe e detyruan tri here me radhe Departamentin amerikan te Shtetit te administrates se Donald Trampit te dale ne mbrojtje te ambasadorit amerikan ne Tirane.
    Edhe turravrapi i Metes per te sabotuar perzgjedhjen e kandidaturave per organet e reja te Vetingut dhe zgjedhjes se kandidaturave emeruese te tyre dhe sulmet e ushtareve te tij Vasili e co. jane veprime tipike mafioze per te zevendesuar nje impunitet me nje tjeter vetem per te shpetuar sumen e vet dhe te bandes se tij .
    Pse !? Sepse ia kane ndjere eren burgut qe po afron !
    Askush si ata , si politikanet tane nuk ia di kimene parase, e vilave, luksoze, luksit per evte e mjerimit per popullin . Ja dine si askush kimene parase dhe sefase, pjeshkave dhe karase !
    Po te kini dyshim vizitoni Gjirin e Lalezit, Golemin, Farken, butikat e Armines e Sarajet e Xenit, pallatet e Gites dhe banjat e maces se Monikes, te Medihoxhes e Frangajt ne Golem e mbare vendin, kur qindra mijera shqiptare, 95 per qind e tyre nuk kane nje banese normale per te futur koken, nuk kane buke dhe i vene femijet ne gjume me perralla, numerojne qindarkat e ilaceve…
    Me cka e beri Monika banjen superluksoze te maces… Me djerse balli e paga qofte edhe ministrash!
    Me cka i beri bastardi i kryekusarit Fullani 500 eurosh qe i djeg ne sy te fakirave shqiptare e makinat superluksoze. Me cka !? .Me kusari e vrastari! Me xhvatje e hajni! Me grtabitje e plackitje !
    Nuk eshte fantazi . Vete Monika e ka pohuar me gojen e saj saj ne nje interviste me gazeten e parelinjve te Pogradecit ” Panorama”
    Na ka ardhe boll ne maje te hundes me hajdutet e Berishes, Nanos… te dreqit e te birit! Kush i duron edhe keta te Metes ?

  12. Emiljano says:

    O hasano ik e futi nonji dopjo se ske kapacitet per kto gjera

  13. Star says:

    Shkrim briland. Ilir Meta politikani me i koruptuar dhe kriminel ne Shqiperi, gjithmone pas monstres Sali Berisha.

  14. Star says:

    Shkrim briland. Ilir Meta politikani me i koruptuar dhe kriminel ne Shqiperi pas monstres Sali Berisha.

  15. Star says:

    Ilir Meta politikani me i koruptuar dhe kriminel ne Shqiperi pas monstres Sali Berisha. Shkrimi briland.

  16. emigranti says:

    Gjithenje te degjoj me vemendje z Baton je nje analist i shkelqyer , megjithate shume i di mjaft mire por me mire keto i di vete KM Rama, dhe eshte krejt normale te mos dish dhe shume te tjera .Levizja e te madhit Saimir Tahiri eshte me shume e leverdisshme te rrite elektoratin socialist ne qarkun e Tiranes ,ne interes te PS dhe mbas 18 qershorit ne interes te vendit.Per te gjitha cfare ke shkruar i vlersoj ,njekohesisht dua te shpreh respektin dhe simpatine e madhe per nivelin e larte profesional si analist ,pershendetje.

  17. rilindja ME BYTHE PERPJETE says:

    ahhahah RAMA NUK ESHTE BUDALLA SA JU O BATON AI E DI SE PA METEN ZGJEDHJET I KA TE HUMBURA

    1. albaniafirst says:

      Rama nuk I humb zgjedhjet po te dale me vete ne zgjedhje, por mund te mos marre shumicen absolute qe duhet per te formuar qeverine e re. Ne ate kohe do ti duhet te beje koalicion me te tjere dhe LSI eshte partia me e mundshme. Ne fakt, dalja me vete ne zgjedhje nuk do I leverdise LSI-se qe me PS merr zona te lira. LSI e vetme nuk merr me shume se 4 deputete nga 20 qe ka sot. Ilir Metes thuaji cdo gje por mos e quaj budalla. Ne te vertete, besoj se ai eshte politikani me I zgjuar ne politiken shqiptare.

  18. Korçari says:

    LSI-ja është një bandë hajdutësh e komanduar nga sheiku Like Floriri, hajduti me çizme e me bllok, që e ka filluar që me vjedhjen e thesarit të floririt në Krabë dhe ka vazhduar pambarim të grabitë pasuritë e këtij Vendi sa që sot ky bashibozuk është bërë sheiku më i pasur i Shqipërisë. Këtë qelbësirë e shpëtoi nga burgu Sali Krimineli me gjingjonërat e gjykatave të tij që videoskandalin 700 mijë dollarësh, që e pa gjithë Populli, me figurë e me zë, e quajtën se “nuk egziston fakti”,

  19. Toni says:

    Pa u crrenjosur kanceri LSI dhe pa vajtur ne burg Superhajduti me bllok, me ze dhe figure, ky vend nuk ka per tu bere kurre.

  20. Emigranti says:

    Dihet se e keqja e shqiptareve, sidomos per pengimine rreformes ne drejtesi dhe zbatimin e vetingut, jan PD, me sali Berishen ne krye, de fakto se luli esht nje lolo qe shikon e ben ci thot Berisha, po ne kete linj esht edhe LSI, me Meten ne krye edhe keta se duan rreformen ne drejtesi, sepse te dyja palet me vettingun duhet te shkojn ne burg, per krimet dhe vjedhjet qe kan bere. Keshtuqe aleanca e PS me LSI, esht e papershtacme, por e domosdoshme per te larguar te keqen e madhe PD, Sali Berishen, Lulezim Bashen, qe kerkojn te lajn me gjak shqiptaresh rruget e SHqiperis dhe duke e sabotuar rreformen e drejtesi, ti shpetojn hetimit dhe denimit. Prandaj midis dy te keqiave duhet zgjedhur e keqja me vogel. qe dotethot mbajtja e pushtetit nga mazhoranca, vazhdimi i rreformave, te paren ate te drejtesis, dhe me pas hetimi i politikaneve qe kan abuzuar dhe vjedhur, midis tyre edhe Meten si etalon i koorupsjonit. Vtem keshtu mundet te shpetoi SHqiperia dhe shqiptaret, nga qeverisja kanceroze e PD, me Sali Berishen dhe Lulezim Bashen.

  21. Alidemsi prej Shkoze says:

    per ate qe shkruan per te tjeret o Hasan te qifsha tet ame.Tung plehre.

  22. Peco says:

    Gjykoj se Berisha nuk e ka te veshtire realizimin ne cdo kohe te nje aleance me Meten. Sepse kot nuk e beri “Pishtar te Demokracise”. Pa kete titull dhe pa mbeshtetjen e Berishes Meta kurre nuk mund te behej Kryeminister sic u be. Ndaj them, se Berisha e ka te qarte, qe nje aleance me Meten, nese do te zhvilloheshin zgjedhje te rregullta, nuk mund te jete e mundur, pasi te dy mund edhe te mos bejne perseri shumicen. Por gjithashtu ai e di se Meta kete radhe nuk bene aleance me PD, nese nuk i jepet posti i Kryeministrit. Kur Gjosha dhe Panariti deklarojne qe Meta duhet te jete Kryeminister, ata duan me teper te degjoje Lulezim Basha sesa Edi Rama. Mire apo keq, duket se shpetimi i pushtetit te PS ka per te ardhur edhe nga ambicja e Bashes per Kryeminister. Sa per Berishen, se eshte Basha apo Meta, per te njelloj eshte. Te dy ata jane produkt politik i tij.

    1. ALBAN DEGA says:

      ILIR META U BE KRYEMINISTER NGA ILIR META E
      …. ASKUSH TJETER

      Nuk lane akuza, intriga e kurthe pa bere Fatos Nano, Arben Malaj e oborri i tyre per te mos u zgjedhur kandidat per kryeminister Ilir Meten.
      Por ai fitoi ne saje te votes se lire te PS-se… Jo vetem aq i be Kryeministri me i mire qe ka pase Shqiperia deri atehere!
      Ne saje te bashkepunimit te tij velkazeror me kryetarin ne Bashkise se Tiranes ne ato vite historike , Tirana u be metropolitan evropian nga nje nevojtore masive e Sali Karaxhicit dhe Kelmendeve e co.

  23. era says:

    Deri me sot nuk kam lexuar ndonjehere deri me sot shkrim me te sakte se sa ky, nga B.Haxhiu.

    Nje radiografi perfekte dhe nje recete e domosdoshme shpetimtare per karabush Ramen qe ka pergjegjesi shume te madhe per situaten e krijuar.

  24. Sadiku says:

    KY SHKRIM ESHTE NJE THIRRJE QE I BEHET INDIREKT ELEKTORATIT TASHME TE MBULUR NGA PLUHURI I DEMOKRADHISE SE SAJUAR NE STANIN QE KA VENE UQERIT PER TE RUAJTUR DHENTE!RAMA I NDERUAR VETON KA FIRMOSUR NE DHOMAT E ERRETA NE FILLIMIN E MANDATIT TE TIJ ,NDAJ E KA TE VESHTIRE TE DALE NGA LOJA E FELLIQUR QE VAZHDON KETU E 27 VJETE NGA TRUKANTE QE JANE PROFESIONISTE NE KETO FUSHA!GJITHKUJT I KUJTOHEN VIZITAT E NJEPASNJESHE TE PARTISE (LSI,OSE LULI-SALI-ILIR)PERTEJ ATLANTIKUT DUKE MARRE DOZEN E PESTICIDEVE TE RADHES PER TE THARE KETE PEME TE DEMOKRACISE QE SA KISHTE FILLUAR E NXIRTE THYSET SI PEME!RAMA I NENSHTROHET CADRES (LSI) SEPSE ESHTE NE LOJEN E TYRE ,KJO E KONSTATUAR QYSH ME 23 QERSHORIN E 13 .SHIKONI SE SI LUAJNE MIQTE KU NGA NJE ANE BEHEN TE EGER ME QEVERINE E KTHEHEN NE KARTA HIGJENIKE NGA KRYEKRIMI “BURRE SHTETI”,SA HERE QE I PREKET SADOPAK PACIPESIA E TIJ!RAMA KA KOHE QE E KA HUMBUR PUSHTETIN OR VETON ,TASHME PO E LIGJERON KETE HUMBJE ME GABIMET E RADHES DUKE HEQUR MINISTRIN QE VURI REND E TENTOI TE PRISHE FOLENE E GRANXAVE QE TASHME JANE INSTALUAR PERBALLE SHALEGJATIT QE MENDOI SE DI TI LUAJ TE GJITHA LOJRAT!MJER EKELTORATI QE VOTON PER KETA HORRA QE JANE ME DISKPITIVA NEN JAKAT E XHAKETAVE TE KOSTUMEVE MJERA EUROSH;SHQIPERIA ESHTE E SEMURE RENDE ME KANCER E PER PASOJE MORFINEN QE MERR VECSA SE I SHTYN VDEKJEN QE TASHME E KA TE SIGURTE PASI E THEM ME BINDJE QE ATDHETARET E POPULLI TASHME I GJENDET NE MERGIM E NDERTON KAPITALIZMIN NE VENDET RESPEKTIVE!RROFTE MIQESIA SHQIPTARO-KINEZE SE PA KETE MIQESI SOT KY VEND DO TE ISHTE I LIRE I PAVARUR ,PERSE JO PJESE E FAMILJES EUROIANE E JO PJESE E LOJRAVE TE PISTA QE BEJNE PERANDORITE PER INTERESA GJEOPOLITIKE DUKE MBAJTUR VENDE NE BUZE TE GREMINES PER TU KERKUAR MESHIRE .FATKEQESI E RADHES OSE BUDALLALLEK I NJE POPULLI TE TERE.

  25. Soj says:

    Ju jeni popull legen merreni me batonin nuk merreni me ceshtjen qe meta eshte njeriu me i ndyre ne shqiperi.

  26. Tanibrooklyn says:

    Eshte e vertete se ilir meta eshte kryemafios
    Une jam me bindje politike demokrat por nese Rama arrin te largoje meten do marri nje +!
    Dhe une bashke me 12 vete te tjere ne familje e votojme PS
    Ilir meta e ka vendin ne burg

  27. demokrati says:

    Do te mjaftonte vetem kjo analize qe te barazoheshin me zero tere banalitet e Tiranes qe sillen verdalle nga nje studio ne tjetren pa bere nje analize te sakte te krizes shqiptare. Haxhiu asnjhere nuk ka qene me i qarte se kaq. liberal demokrati Rama qe ka fatin dhe fatkeqesine te drejtoj Shqiperine ne nje proces reformimi qe ska te dyte, pa me te voglen dyshim duhet ti hedh nje sy kesaj analize. Ne vend te mbajtjes peng te reformave me hipoteken Meta, Rama duhet te krijoj nje front reformator qe di ti jape krah per nje reformim total te shoqerise shqiptare, PS dhe ne nje faze te dyte PD dhe mbare politikes shqiptare. Rama ka rastin qe njehere e pergjithmone te kapitalizoj frutin e reformave duke shpetuar Shqiperine nga kanceri Meta -LSI dhe lojerat bizantine te tij dhe te ngjashmeve te tij Dade, Makjo, Dokle e kompani qe jane koke e kembe shkaktare te kesaj lengate 25 vjecare te Shqiperise se bashku me lidershipin punist te PD. Meta do t afusi Shqiperine ne nje krize edhe me te thelle ne rastine zgjedhjes se Presidentit te republikes duke sjelle versionin femeror te Fatos Nanos ne krye te shtetit shqiptar.Nese do te kishim nje PD te drejtuar qofte edhe nga Topalli atehere nje aleance e mashe ne stilin gjerman duhet te ishte fatlume vetem e vetem qe Shqiperia te shpetonte njehere e mire nga organizate mafioze politike LSI.LSI ne pushtet me PS mban peng reformimin e PD duke i dhne oksigjen grupimit antireformator te zevendesit te pare te Berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje