Familjarët e viktimave të Gërdecit: I ka ardhur radha Ramës të kalojë ventingun tonë

15 Mars 2017, 10:37Kronika TEMA

Zamira Durda, nena e Edisonit qe humbi jeten ne Gerdec

Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Gërdecit, shprehen të zhgënjyer me kryeministrin Edi Rama.

Zamira Durda, nena e Edisonit qe humbi jeten ne Gerdec

Në 9-vjetorin e kësaj ngjarje të tmerrshme, jo vetëm që fajtorët nuk ndodhen pas burgut, por familjarët e viktimave zvarriten nga shteti për t’u dëmshpërblyer për humbjet material dhe njerëzore që pësuan.

“Sot, 9 vjet pas tragjedisë së Gërdecit familjarët e viktimave të shpërthimit kanë njohur shumë zhgënjime.

Tashmë kemi pasur aq kohë sa të njohim jo vetëm vrasësit, por edhe gënjeshtarët e lajkatarët, dhe kemi kuptuar që e keqja nuk ka ngjyrë politike.

Drejtësinë penale ja kemi lënë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe pavarësisht mbrojtjes që kjo qeveri po i bën shkaktarëve të tragjedisë, ne kemi besim se Strasburgu nuk do besojë qeverinë dhe do të jetë i qartë në vendimin e tij.

Ndërkohë, gjyqet e dëmshpërblimeve vazhdojnë të ecin përmes pengesave që krijon qeveria e një njeriu që na premtoi se pas 23 qershorit 2013 gjërat do ishin ndryshe.

Është po e njëjta qeveri që u pranoi të ekzekutojë vendimet gjyqësore për familjet e viktimave të 21 janarit dhe, pas presioneve, edhe banorëve të Zharrzës, lajme këto që natyrisht gëzojnë të gjithë shqiptarët.

Por, në rastin e Gërdecit refuzon të pranojë të njëjtën zgjidhje, duke harruar fjalët e bukura që donte t’i këmbente me votën tonë, si dhe duke harruar që 26 jetët e njerëzve tanë u shuan nga krimi shtetëror.

E dimë që Kryeministri Rama do të përsërisë të njëjtin refren për kalvarin e gjyqeve tona, se fajin e paskan gjykatat dhe se po i shkon goja mbrapa duke thënë pse duhet vetingu.

Por për gjyqet e dëmshpërblimeve nuk na i ka fajin gjykata.

Ashtu siç kjo qeveri dëshiron të bëjë vetingun për gjyqtarët, ashtu edhe ne jemi duke bërë vetingun tonë prej kohësh.

Në një masë të madhe gjyqesh, njëri pas tjetrit gjyqtarët e Gjykatës Administrative janë treguar në lartësinë e duhur.

Gjyqtarë si Gentian Hamitaj, Eriol Roshi, Emiljano Ruli, Erarbër Madhi, Selvie Gjocaj, Elda Vrioni, Bernina Kondi, Arbena Ahmeti, Gentian Medja, Nafije Hasko, Avni Sejdi etj, kanë dhënë vendimet e duhura dhe kanë njohur fajësinë e shtetit, megjithëse i gjithë aparati shtetëror i sotëm u angazhua për të rrëzuar këto padi në gjykatë.

Edhe Gjykata Administrative e Apelit, me trupën e kryesuar nga kryetari i kësaj gjykate, Kastriot Selita, ka vendosur tashmë dy rastet e para të vulosjes së drejtësisë në favorin tonë, ndërkohë që qeveria nxitoi për t’u ankuar në Gjykatën e Lartë.

Dhe për më tepër, theksojmë se këta gjyqtarë, pa përjashtim, nuk na kanë dhënë as më të voglën shenjë se mund të donin ndonjë favor në këmbim të drejtësisë. Thjesht janë treguar korrektë, profesionistë dhe të drejtë.

Nga ana tjetër, vetingun tonë nuk po e kalon dot qeveria, e cila mbron shkaktarët e tragjedisë, vonon procedurat duke u ankuar pa fund dhe shtrembëron të vërtetën me të vetmin qëllim që të mohojë gishtin e shtetit në këtë tragjedi, duke mos ndryshuar asgjë nga linja e qeverisë së mëparshme.

Sot është vërtet vonë, por jo aq vonë sa Kryeministri Rama të mos gjejë dot pak forcë që të shfrytëzojë shancin e fundit dhe të kalojë vetingun tonë.

Sigurisht që ai ka të drejtë të ketë të njëjtin mendim si paraardhësi i tij, por të paktën t’i japë fund futjes së pengesave në rrugën e drejtësisë së pashmangshme dhe t’i hapë rrugë ekzekutimit të vendimeve gjyqësore”, thuhet në deklaratën e tyre.

5 komente në “Familjarët e viktimave të Gërdecit: I ka ardhur radha Ramës të kalojë ventingun tonë”

  1. Celo Mezani says:

    O zonje, me ate tragjeti qe kane hequr familjet tuaja jane te respektuara ne gjithe perpjekjet qe po beni per te vene drejtesine ne vend dhe cdo gabim ne theniet apo pretendimet tuaja, jeni me teper se te falur.

    Nga na tjeter shteti funksionon me ligje, dhe asnje punonjes shteti i asnje rangu nuk duhet te krijoje precedente qe ligjet duhen shkelur, per raste sentimentale.

    Ne baze te rregullave, shteti duhet te ankimoje ne nje shkalle me larte te gjitha gjyqet administrative qe humbet.
    Kete po te ben dhe qeveria po djeg nje nga jne shkallet e ankimimit. Fakti qe ti thua qe te gjithe gjyqtaret (disa prej atyre qe ti liston jane kokrra e legenave) kane qene te mire dhe vendimet kane qene te gjitha ne favorin e viktimave te Gerdecit, provon qe Qeveria thjesht po konsumon me shpejtesi procedurat juridike. Padiskutim qe mund ti beje me shpejt dhe me mire, por po te ishte kunder jush mund ti kishte edhe zvarritur pa fund gjyqe dhe logonte bente presion mbi gjyqtaret per vendime qesharake.

  2. Vladimir says:

    Interesant reagimi. Asnje fjale per vrasesit, kompanite qe perfituan, menaxheret e tyre te cilet njihen me emer dhe mbiemer. Asnje ankim per gjyqtaret qe i gjeten “te pafajshem apo fare pak fajtore” keta vrases. Perkundrazi, te gjithe “kane qene te mire”. Gerdecaret edhe ne votime masivisht votojne per Berishen, Fatmirin, Zenin e tj.
    Perfundimisht tani duan demshperblimin nga ne, vetem nga ne, tatimpaguesit shqiptare.
    Qofsha i gabuar, por diçka ketu nuk shkon.

  3. Bushi says:

    Mire e kini mendimin tuaj moj Zonje,por Edi Rama ndodhet midis dy zjarreve.Nga njera ane jane gjyqetaret e korupotuar,qe nuk ja mere per baze dhe nuk e pyesin Ramen,por marin urdhra nga Berisha,Dhe e dyta,ministri i drejtesise eshte i Ilir Metes,i cili nuk do qe tragjedia e gerdecit te gjykohet e te gjendet e drejta.Ti po e shikon, se Petri Vasili, si minister i drejtesise,po del kundra Rames,me urdher te Metes.Prandaj nuk jane aq te lehta sa i kujtoni ju.Jame plotesisht dokord me dhimbjen tuaj,me problemet qe kini,dhe jane te drejta.Shpresa te Srasburgu eshte e madhe.

  4. L leshi says:

    Vetingu juaj ka mbaruar qe kur shitet gjakun e te vrareve duke votuar per Berishen dhe pas masakres se Gerdecit….ju jeni nga ata trima qe u shitet per nje thes miell ….

  5. Orli says:

    Kerkojani parate shkelzenit,ai duhet te ju demshperblej!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje