Grusht shteti në Uashington? Assange: Duan të zëvendësojnë Trumpin me Pence

15 Mars 2017, 14:07Bota TEMA

Themeluesi i WikiLeaks,  Julian Assange, ka pohuar përmes Twitter se agjencitë e inteligjencës dhe opozitës po punojnë në krijimin e kushteve të përshtatshme për të provokuar shkarkimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe zëvendësimin e tij nga zv.presidenti, Michael Pence.

Në deklaratën e tij të parë në Twitter, Assange shkroi se demokratja Hillary Clinton, “ka thënë privatisht këtë muaj se po ndihmon në mënyrë diskrete Pence për marrjen e pushtetit”. Për të, “Pence është i parashikueshëm, pra mund ta mposhtë”, shtoi themeluesi i WikiLeaks.

Në një publikim të dytë Assange shtoi “se dy zyrtarë të inteligjencës, të afërt me Pence kanë deklaruar privatisht se po planifikojnë një marrje të pushtetit nga ana e Pence”, duke sqaruar se “ata nuk kanë nuk kanë treguar nëse Pence është dakord me këtë”.

Ndërkohë, Pence iu përgjigj Assange në programin radiofonik “The Laura Ingraham Show’, duke i cilësuar deklaratat e tij absurde dhe fyese.

Zgjedhja e Pence si një zëvendësim i mundshëm i Trump lidhet me faktin se linja e tij e politikës së jashtme është më në harmoni me qëndrimet e shumë anëtarëve të Partisë Republikane.

Në artikullin e tij në “Washington Post“, gazetari Josh Rogin vuri në dukje se Pence ka një ndikim gjithnjë në rritje për çështjet ndërkombëtare në Shtëpinë e Bardhë shkruan Dita.

Rogin ka tërhequr vëmendjen për rolin vendimtar që zëvendëspresidenti luajti gjatë tranzicionit presidencial për të vendosur disa mbështetës republikanë në nivelet e larta të ekipit të sigurisë kombëtare të Administratës “Trump”.

Clinton stated privately this month that she is quietly pushing for a Pence takeover. She stated that Pence is predictable hence defeatable.

6,7586,758 Retweets

6,5046,504 likes

Two IC officials close to Pence stated privately this month that they are planning on a Pence takeover. Did not state if Pence agrees.

4,2034,203 Retweets

4,0424,042 likes

 

1 komente në “Grusht shteti në Uashington? Assange: Duan të zëvendësojnë Trumpin me Pence”

  1. Fat man says:

    Nuk u del e keqja Demokrateve dhe Hillarit, koha nuk po ua sheron plagen nga grushti i 8 Nentorit 2016, cdo dite ajo duket sikur ka ndodhr po sot.
    Nuk kane cfare ti bejne Presidentit Trump, ai eshte i vendosur ne zbatimin e premtimeve te bera ne fushate, nuk ka intriga eshte i drejteperdrejte, prandaj dhe korri fitoren, qytetaret Amerikane besuan tek ai, mjaft me dinasti dhe kulisa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje