Nëse Rama i hap rrugë qeverisë teknike, Berisha dhe Basha marrin fund. Por Ramës i intereson që dy B-të të jenë në krye të PD-së…

15 Mars 2017, 15:25Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

 

Vetingu dhe Reforma në Drejtësi është domosdoshmëri e ecurisë drejt një shteti të drejtë shqiptar. A e do kryeministri shqiptar këtë?

Sot shteti shqiptar nuk ka një ekzistencë reale: ai ështe i pakontrolluar. Një shtet i pakontrolluar, eshte një shtet abuziv. Kudo qoftë ai.

Sali Berisha që kryeson abuzimin dykrahësh shqiptar: në Parlament dhe në pushtetin gjyqësor, ështe në cakun e fundit të ekzistencës politike, sepse, miratimi i vetingut, i eliminon edhe atë dhe Bashën për t’i çuar drejt goditjes penale.

Por, a e dëshiron kryeministri aktual këtë? Shenjat tregojnë se ai nuk e dëshiron, sepse pas eliminimit të Berishës, forcohet opozita dhe nuk dihet fati i zgjedhjeve.

Por ky është thjesht një mendim naiv, sepse, pa Reformën në Drejtësi, pushteti politik në Shqipëri ështe një kandil që po i mbaron vaji. Katër vjet Rama beri një vrimë në uje, pikërisht pse nuk kishte vaj kandili i tij.

Atëherë, përse e do pushtetin ky kryeministër? Pushteti i tij nuk vlen pa Reformën në Drejtësi, dhe Reforma nuk fillon dot pa vetingun.

Saliu ndërkohë ka bllokuar procedurën dhe, që ta zhbllokojë këtë, kërkon dorëheqjen e Ramës, sepse e paracakton këtë si patologjik që nuk e do as ky vetingun.

Por, çfarë ndodh nëse Rama e jep dorëheqjen? Sigurisht që fiton vetingu dhe eliminohet nga skena Sali Berisha.

Kryeministri Rama, po nuk e nxori dot vetingun, përse i duhet Shqipërisë?

Nëse ai nuk e arrin dot vetingun me PDIU-në në Parlament, duhet të japë dorëheqjen që të fundosë me vetingun, Bashen dhe Saliun.

Por kjo nuk ështe një çeshtje e thjeshtë. Po ja se cilat janë pyetjet dhe përgjigjet e kësaj çedhtjeje:

Rama nuk e jep dorëheqjen se nuk shqitet dot nga kolltuku i kryeministrit për dy muaj; apo ka hallin e Lulzimit dhe të Saliut?

Rama duket se ka halline këtyre te dyve.

Po çfarë halli paska Rama për këta te dy?

Ne fakt ka hallin e vet, sepse Rama e di që, po ù votua vetingu, Lulzimi dhe Saliu nuk janë më ne krye te PD-së , se penalizohen menjëhere.

Po, perse nuk e dëshiroka Rama këtë?

Sepse Rama ka frike. Ai mendon se po te mos jenë Lulzimi dhe Saliu në krye te PD-së, Rama nuk i fiton dot zgjedhjet. Ai të gjithe shpresën e ka varur te qenia e këtyre të dyve, të cilët përbuzen sot nga shqiptarët.

Po ky Rama qënka femijë në politikë: nuk të duket kështu për faktin që mendon kështu?

Po, sepse ai nuk e ndan dot dëshirën për pushtet nga angazhimi për shoqërinë në drejtim të shtetit. Rama nuk e sheh dot këtë ngaqë nuk e koncepton dot. Eshtë kjo paaftësi fëminore e Ramës që e ka mbajtur Saliun në pushtet që nga Gerdecii e deri tani.

Po si do t’ia bëjë Rama, se amerikanët duan vetingun, dhe propozimin tre me tre për komisionin që po pritet të ngrihet e ka bërë Rama?

Aaa…ketu… that is the rub… ka thene Shekspiri: këtu gjithçka ndalon. Prandaj, për vetingun duhet të japë dorëheqjen qe të fundosë edhe Saliun edhe Lulzimin. Sepse politika amerikane nuk e toleron në këtë pikë. Kot sorrollatet Rama të shpëtojë Saliun. Nuk ka rrugë tjetër, po kërkojë të shpëtojë Saliun dhe Lulzimin, do të ikë dhe vetë me gjithsejt.

Çdo kohë politike e trazuar ka një “kusht pa të cilin” që, po nuk e respektove, mbaron ekzistenca jote politike. “Kushti pa të cilin”, në këtë kohë politike sot në Shqipëri, ështe vetingu i cili duhet miratuar para zgjedhjeve.

A do ta kryejë dot Rama? Po nuk e bëri Rama, duhet të hyjë në lojë forca e politikës amerikane. Vetingu eshte sot domosdoshmëri e intresit shqiptar dhe interesit amerikan në Ballkan: vetingu, po të mos bëhet me Ramën, do të bëhet me forcën e politikës amerikane; sepse, kundër Reformës shqiptare sot nuk ështe vetëm Saliu: kundër saj janë edhe Beogradi edhe Moska edhe Athina. KUNDËR saj është i gjithë antiamerikanizmi ruso-ballkanik. Kjo ështe arsyeja që ajo do të behet, do apo nuk do Rama. Ky ështe kushti. Rama duhet t’i përmbahet kushtit.

38 komente në “Nëse Rama i hap rrugë qeverisë teknike, Berisha dhe Basha marrin fund. Por Ramës i intereson që dy B-të të jenë në krye të PD-së…”

  1. Klimax says:

    Idiot!
    Perse diskretiton gazeten me kete “kopetentin” more Mero???!!!

    1. Tony uk says:

      Hahaaaa cfare analize idiote!!

    2. Tony uk says:

      Avokat Ngjela kam respekt,por me kete analize ja ke futur kot.ska mundesi do kesh qene i pire!!

      1. Aleksander says:

        Ate mendova dhe une ndersa e lexoja …hahahaha i falet avokatit ,i falet vetem per faktin se eshte shume propozitiv .Avokaaaat …vetting-u po behet sepse ka qene pikerisht Rama qe beri bashke USA & Gjermanine ,e per kete brezat qe do te vijne do te duhet ti ngrene nje monument. Po ja fus edhe une nja dy dopio avokat e po vazhdoj muhabetin tend.Edi ne fakt po mbron Meten sepse i ka dhene fjalen si shkembim favori, qe po qendron ne aleance me ps dhe s’po e tradheton duke shkuar me mikun e tij te deklaruar Bashen…hahaha avokat mbaroi efekti dhe une me shume se dy dopio nuk pi se me leviz diabeti… ! -Here tjeter avokat ,artikujt …para buke dhe ilaçet pas buke dhe jo e kunderta se s’ke as moshe tani !

  2. LORA says:

    Ik e pirdhu edhe ti Taku me kohen e trazuar te arixhinjve te cadres shqup-se,,,,sepse Shqiperia NUK ka krize ,se dashka bytha jote, e integrume ne nevojat ekzistenciale te shqup-save brekedhjere.
    Ke kaluar cdo limit me ket kurvllikun e mesiperm,,,,,,doemos, e ke ngrene me shume se nje dekade corben antishqiptare shqup-se edhe ti tak-mendjelliu,,,,vuvuzela e D.Lu-se dhe “interesave” amerikane qe shkojne perkunder votes se shenjteruar te 23 qershorit,besimit dhe pergjegjshmerise se tashme civile dhe civike te shqiptareve ne shumice te cilesuar.
    Vetting-u dhe reformimi qilizme ne drejtesi eshte merite ekskluzive e Kryeministrit Rama; Ai eshte frymezuesi dhe garanti I pare shqiptar I ketij procesi reformimi fundamental te shtetit te shqiptareve,,,por si nje proces I veshtire dhe unik , ka nevoje per kohen e vet .

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Cfare kohe te vet kerkon?!?! 26 vjet te tjera?!?! Ceshte kjo gjuhe e “interesave” amerikane sipas teje?!?! Shkojne perkunder votes se 23 qeshorit?!?! Si dole ti me kete konkluzjon?? Rrace interesante jemi.. Shendet na thone, plac I themi.. Lora, fajin e ka Lu-ja qe ju dha shprese se Vettingu behet se te ishte per Ramen as ne Parlament nuk shkonte.. Me kete klas politike Lora Vettingu nuk behet.. Rama te japi doreheqjen qe populli ta ndaj mendjen nje here e mire nga ky llum politik..

      1. LORA says:

        Ate shendetin qe te thone ty,merre e fute ne bythen tende,,,,,,une kujtoj vetem “shendetin” e Gerdecit ,sot e nente vjet me pare, dhe “shendetin” e burrit te shtetit ,qe ferkonte bolet kreut te kulles se ngujimit kryeministror,kur pushakatonte shqiptaret ne bulevard,me duar ne xhepa.
        Kur na kerkoi voten ne 23 qerdhor 2013 Edi Rama nuk n’a e premtoi dot reformimin qilizme ne drejtesi.Mundimet e tij,si ato te Sizifit ,ne dy vitet e fundit,,,,qe tejkalojne premtimet qe n’a beri,,,,,,jane deshmia dhe garancia e vetme shqiptare e normalitetit te ketij procesi historik,per shtetin e shqipaterve,,,,,e rruges se suksesit ,pa rrezik deshtimi.
        Nxitimi yt (rama nuk ka asnje pergjegjesi per periudhen 1990-2013) shkon vetem ne hesap te kastes kusaro-kriminale dhe antikombetare shqup-se,,,,,dhe hesapeve te tjera qe vetem ti mund ti dish,,,nderkaq une I marr vetem me mend ,ne trajte hipotetike.

        1. NjeQytetarOptimist says:

          Lora, lexo shume ngadale cfare te kam shkruajtur.. I ke hypur kalit mbrapsh…

    2. RRUSPIJA RIPJELLJES says:

      ku je mi partizone lora komuniste..ca thojne semaforat u ka nrejt mai cik puna ..se ka nrof koha apo jo?????

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Spartak, jam me ty.. Rama te japi doreheqjen.. Nuk bie vetem 2 B-te por dhe Floriri qe u jane bere ministrat e ministret copa dhjamesh qe flasin si te dehur nga aroma e pushtetit te pakufijshem qe u ka dhuruar Rama… Populli te vendosi nje here e pergjithmone qe keto specie te shporren.. Floriri me nje kalkulim te zgjuar e votoj Vettingun si parim per fushate zgjedhore (mburoje) por asnjehere nuk e donte.. Vettingu nuk behet me kete klas politike Spartak.. Duhet te vije stuhia e zgjedhjeve qe te bie rera e Vettingut.. Po te fitoje PS-ja pas zgjedhjeve, qofte dhe me nje mandat me shume pastaj cdo parti politike qe ska vullnet te vazhdoj Vettingun, ti shtypet koka nga partia qe sovrani zgjodhi.. Mushkes po nuk I fute thuprat, vickla do hedhi.. Rama po dha doreheqjen, 2 B-te ta kalkulojne mire se besoj si ty Spartak, Rama I ka mbrojtur der tani per interes politik..

  4. vezhguesi says:

    I currufjepsur ky po ca gjera i thote tamam. Rama harroi pse mori 1 milion vota dhe i shperdoroi ato ne kulm lere me genjeshtrat ekonomike dhe fasadat qe i ka zakon po sberi asnje tentative te denonte korrupsionin e se shkuares.
    Se eshte frikacak i madh dhe sdi, qe te jesh burre shteti per disa duhet dora e hekurt bile per ata me imunitet. Ky na beri burrin e shtetin per shqiptaret e rreckosur nga korrupsioni 8 vjecar i pd. I humbi dhe shqiptaret se u soll me dy standarte me ta.
    Tani qe se ka denuar korrupsionin e se shkuares ta mbaje mosveprmin e tij e ta fuse ku te doje.
    Ata kan mare zemer tani dhe kerkojne koken e tij minstrore e per te keqen e Rames jan me shume se sa shfaqen ne ate cader.
    Kjo eshte sjellja axhami e tij kryenece dhe arrogante dhe te ike me gjithe mend nga karrikja.
    Se kete arrogance se pame asnje dite kunder korrupsionit te se shkuares, po e pame vetem tek te dobtit e te pambrojturit.
    Paburreri te madhe ka treguar ky njeri i dhane voten njerezit te rregullonte sadopak gjerat ky i vuri shqelmin ne fyt njerezve.
    Dhe del lajmi sot per 1 ore 350 gjoba nga policia. Njerzit sdine ku kane koken ky bam me kerbac te dobtit.

  5. tomorri says:

    Shkrimi dhe idete qe jane shkruajtur brenda jane sa te pa besushme aq edhe cinike.Une dua te them se me kete shkrim avokati kerkon te mbroje Berishen dhe Lulezimene dhe jo Ramen se Rama po dha dorheqen nuk i duhet me as Saliu,asLulezimea dhe as Vetingu more tru thare.Kjo i bje qe gjithe ate pune qe beri Rama per kaq vjete te shkoje per leshe se do Saliu dhe Luli.Jo mor avokat jo se je shume i gabuare ,Vetingu do te behet vetem me Ramen dhe me nderkombetaret dhe me as nje tjeter ne se ka akoma burra shqiperia.

  6. Z. Ngjela, deri tani ke thene fjale shume te mencura, por tani sme duket se po thua! Si mund te japi dorheqjen Rama, vetem se I eshte tekur Bashes, E Berishes! Ai po ben shume per Shqiperine. Nuk eshte e drejte qe ai te tradhetoje votuesit e tij e te jape dorheqjen. Te dalin dy kriminelet me te medhenj pastaj (2B), e te thone triumphuam. Jo vetem kaq, por do kene kushte te tjera, qe smund te plotesohen, dhe ku ishem gjekundi. Kjo eshte totalisht e papranueshme!

  7. Agimi says:

    Uroj te jesh deputet ne parlamentin qe do te zgjidhet ne 18 qershor avokat.
    Do te votoj une dhe gjithe njerezit e mi.
    Vetem se je me I palekunduri, me vendosuri per reformen ne drejtesi dhe per aleancen me USA. Ngjela as e ka demtuar kete vend e as ka vjedhur e vrar per pushtet e para . Pa reformen ne drejtesi Shqiperia nuk do mund te behet asnjehere.

  8. Aksi says:

    Sa debil o zot me keto teorite e tij konspirative. E ka fajin Rama pse Berisha edhe Basha kane pjerdhur e kerkojne qiqra ne hell… Hej zot i madh, ca s’degjoka njeriu. E ktheu shume mire pergjigjen Rama, nuk funksionon shteti me teorine “hapi rruge budallait”, o an-halist.

  9. Qytetar says:

    Ik ore bajgë.
    Sipas mëndjes tënde të ndritur ça të bëjë Rama tu dorzojë pushtetin vrasësve e pastaj ta bëjnë prap Shqipërinë cop cop?
    Yyyyyyýyyyyyyyt

  10. Sonja says:

    PASKE SHKUAR PËR LESH,mi Lora?!?

    BRAVO AVOKAT!!! Si gjithmon BRILANT!!??

    1. Aleksander says:

      Lora eshte me brilantja nga te gjithe ketu. Eshte KOHERENTE ne gjithe ç’shkruan tek tema por edhe tjeterkund. Avokati eshte gjithmone i mirepritur ketu por sot ka rene ne raki te mire .

  11. Klen says:

    Po qenke tuhaf i madh o avukat. Kujton ti se po dha doreheqjen Rama, Basha do votoje Vetingun?! JO. Do te njerre pretekse te tjera.

  12. Timi says:

    Nëse është ashtu është e drejtë e Rames të kalkuloje rrethanat politike. Pse të rrezikojë 4 vite pushtet për dy muaj. Nëse fiton zgjedhjet me shumicë të cilësuar vetingu prap kalon. Ndoshta eliminon edhe Meten. Kështu me një gur vret dy apo tre zogj.

    1. shqipe says:

      O Tim! Po Pd. e salehit nuk futet ne zgjedhje thone,at’here,s’ka votime. Edhe une jam i bindur qe ps.fiton edhe i vetem . por lufta do bere qe sallhanet te futen…

  13. aaa says:

    Avokati po flet per vitin 2021 ? !

  14. shpresa says:

    Spartak, sot ja ke futur si Lubonja se fundja nje kategori keni qene. Pse nuk e lexuan shqipot se ambasada amerikane paska mbuluar Gerdecin? keto peshperiteshin, por qendrimi ambasadoreve amerikane ne Shqiperine paska qene shume i poshter. Dhe shteti amerikan nuk paska dashur qe te çoj me tej kete çeshtje. Te theme te drejten nuk i besoja syve kur lexova shkrimin e asaj gazetares ne rubriken e Xhunges per çeshtjen e Gerdecit. Dhe me duket se keshtu eshte dhe per reformen ne drejtesi; ambasada ben sikur ben gjemen po kushedi se çfare fshihet mbrapa. Prandaj Sali Berisha ulerin nga vrima e miut dhe ka besim tek vetja e tij se do ja dale, se ja ka dale deri tani dhe shqiptaret e ndershem moren pordhet e ambasadoreve qe kur Saliu vriste shqiptare ne bulevard ai e quante burre shteti. Te shkretet shqiptare qe besojne kaq shume tek amerikanet! Nuk e di ç’do bejne shqiptaret, por te isha ne vend te tyre do votoja per Edi Ramen e partine e tij qe te kishte nje mazhorance absolute per te ndryshuar dhe kushtetuten po te ishte nevoja. Ndryshe le te hane ate qe kane ngrene deri tani dhe tu a fuse Saliu dhe ambasadoret aq te dashur kudo qe u gjendet ndonje vrime.

  15. kleptofagos says:

    Deri tani, sipas avokatit, Rama e donte Vetting-n. Sot na thote se nuk e do as Rama.. A eshte i besueshem ky lloj avokati?
    Gjithsesi, doreheqja, per nje shoqeri te emancipuar dhe transparente nuk eshte gogol. Renci ne Itali dha menjehere doreheqjen kur nuk fitoi nje referendum per ekonomine. Po ashtu ne Britani dha doreheqjen k/ministri kur fitoi Brexit. Pra, pa pasur akuza korrupsioni dhe vjedhjeje masive qe i behet pasurive kombetare dhe popullit. Vetem mosplotesim i nje pike te programit. Ndersa tek ne korrupsioni, vjedhja dhe kanabizimi i vendit eshte bere problem nderkombetar. Si ne kohen e Berishes edhe tani ne pushtetin e Rames. Pikerisht korrupsioni dhe frika nga ndeshkimi popullor, ne Shqiperi e bejne te pamundur doreheqjen e ndershme. Paaftesia e Rames per te ndeshkuar banden e Berishes do te mjaftonte qe ne vitin e pare te qeverisjes per te dhene doreheqje. Madje Rama nuk duhet ta fillonte fare qeverisjen ne ortakeri me Meten. Populli do te dinte nje dite te ndante te korruptuarit nga pushteti. Elektorati eshte i mashtruar nga Rama dhe vetem kjo do te ishte nje aresye madhore per te dhene doreheqje. Me mire ne opozite dhe i ndershem, se sa ne qeveri dhe i korruptuar. Edhe tani, ketu bashkohem me avokatin, eshte momenti per tu dhene shansin shqiptareve qe nderkombetaret te ecin perpara me Vetting-un..

  16. Valter says:

    Vetem nje presion nga populli me greva e demastrata te pergjithshme,
    per gjyqesor e instuticione te pa koruptuara e te pa varura,
    do te impononte partite dhe politikanet per tu ndergjegjesuar,dhe pershpejtuar reformat,
    presioni nderkombetar nuk mjafton.
    Fatkeqesisht jemi nje popull i pa cilivizuar pa kulture demokratike dhe te gjitha i presim nga te tjeret.
    Kurajo.

  17. shqipe says:

    o Taku!
    Vertete e thua qe,Rama ka frike se po iku saleh gomarica me gjithe kerriç,mund te fitoj PD.ja?!
    Ore taku,i ke trut ne vend? Ky popull,majtas-djathtas e di dhe eshte i bindur qe ata qe vijne pas salehit jane mut stermuti te gjithe,madje edhe elektorati, nese mund t’a quajm keshtu. Taku,sot me bere te dyshoj shume tek ty. mendimi yt eshte i frikshem…

    “… Ne çader behet kuvendi
    Mbledhur llum i Shqipris.
    Quaj llum te këij vendi
    cilindo prapa salis…
    ……………………………………
    Qoft’ puntor,a shkencetar!
    Me imiri,me asllani…
    More qoft zemer behar
    More qoft’, dhe vet Anjshtanji (!)
    …………………………………………..
    Paraziter,morra jane..
    Jane hiena qe vin rrotull
    Na vodhen, na dogjen,na vrane…
    Kurre s’i harron ky popull.
    ………………………………………..

  18. Tema says:

    Qeveria teknike s’eshte e dobishme dhe e nevojshme per vendin. Demton PS-ne dhe krijon destabilizim ne qeverit e arrdhshme.

  19. Fatmiri says:

    Analiza qe boni Taku eshte per tu vleresuar.Nese duhet te pranojm qe politika duhet ti prije dhe sherbeje interesave kombetare e shteterore,atehere plotesisht dakort.Problemi eshte se neve nuk e kemi kete lluks.Reformen ne drejtesi dhe vetingun neve na e kerkuan dhe afruan partneret nderkombtare.Politikanet tane bertasin e ulurasin ne emer te reformave,por bejn te pa munduren qe ti bllokojn ata.Ju drejtuan Komisionit te Venecias dhe deshtuan,ju drejtuan Gjykates Kushtetuese dhe Presidentit e prap deshtuan.Tani kan lidhur aleance me Rusine qe jo vetem te bllokojn intergrimin e vendit,por po kerkojn te destabilizojne te githe rajonin.Ortegu i reformes ne drejtesi dhe vetingu do te merte perpara gjykates e prokurore,nenpunes shteteror e vendore,do te merte perpara kokat kryesore te politikes.Edi Rama duhet te sakrifikoje mandatin qe i ka dienen sovrani,duhet te prishe koalicionin handicap me prostituten Ilir Meta.Taku e thote shume mire se Berisha dhe Basha jan ne grahmat e fundit,eshte krijuar nje urrejtje kaq e madhe sa qe ja kane bere shume te thjeshte votuesve shqiptare per te percaktuar lidershipin e ardhshem.Ne kete rast Edi do te fitoje edhe si politikan patriot qe i hap rrugen proceseve te shume kerkuara nga partneret americane dhe europiane,fiton mbeshtetje me te madhe mbare popullore,shkeputet nga vartesia e prostitutes Meta.

  20. Bushi says:

    Jo dhe jo! Kurre,nuk duhet te jap dorheqje Edi Rama per qejf te Saliut dhe Bashes, ketyre koke trashe,e kriminel.Edi Rama do jete kryeminister se, e do populli.Vetingu do vonohet por do behet patjeter.Ashtu siç thot edhe avukati,Ata jane ne grahmat e fundit dhe do shkojne te shtepia paqera,te pjellin veze.

  21. Edheune says:

    Mendimet mund te jene relative por “1000 000 000 shuplakat” jane fakt konkret. Rama ose nuk diti ti respektoje ose u tregua hilenjos me to, duke e zbuluar edhe ai veten se eshte si gjithe te tjeret. Ju qe jeni kunder keti shkrimi e mbani mend cfare i kerkonit Rames e cfare premtonte ai ne lidhje me MOSNDESHKUESHMERINE , e haruat? Ja pra keta jemi ne, ndaj dhe rime atje ku ishim para 20 vjetesh. Mos mendoj kush se jam nje fanse e Metes a e Blushit. Qofte larg. Te parin a abandonoj krejtesisht eshte nje gjenerues krimi, i dyti me duket shume kondravers e antipatik ne politike.

  22. Mersin says:

    Avokat ja ke fut kot. Deri tani me ke pelqyer me besimin qe ke se vetingu do te behet dhe drejtesia do te vendoset, por kete shkrim e ke…..

  23. Peco says:

    Perse gjithe ky padurim avokat? Vetingu do kryhet edhe pse mund te vonohet disa muaj. Zotit Lu duhet tja kishin bere te qarte bashkepuntoret se me Berishen nuk mund te behet kurre marveshje xhentellmenesh, pasi ai si rregull kurre nuk u qendron marrveshjeve. Vetem nje naiv mund ti linte Berishes tre vota ne komision per vetingun. Berishes po i dhe gishtin nuk te merr vetem krahun, por te rremben te gjithin. Kete e dine sot dhe femijet. E vetmja gje qe njeh Berisha eshte forca. Tek e fundit si cdo lloj komunisti edhe Berisha nuk nje gjuhe tjeter perpos asaj te forces. Mire apo keq, kjo eshte e vetmja rruge qe situata te gjeje zgjidhje. Ata qe kane ne dore edhe gurin edhe arren le ti vene ne zbatim per te shkuar tek zgjidhja. Rama, zoti avokat nuk ka se c’bene me. Sepse edhe po te largohej dhe ti hapte rruge vetingut, sic porpozoni ju, Berisha do nxirrte nje shkak tjeter. Ndaj mendoj se gjykimi juaj ne kete rast, i nderuar avokat, eshte njelloj sikur ti jepje Berishes, pervec atyre qe ka, edhe tre votat e tjera ne komisionin e vetingut.

  24. Arber I says:

    Ky Taku eshte organizator i Pranveres Arabe ne Shqiperi. Marrezira!

  25. Pupapela says:

    Ngjela e ka nuhatjen e stervitur per te kapur thelbin e ngjarjeve. Por sa per te shkruar, me mire mos te shkruaje fare se nuk di.

  26. Agimi says:

    Rama duhet te bej çdo gje per reformen nese e do kete vend. Nuk e di nese doreheqja i sherben apo jo reformes!
    Por duhet te flas hapur me shqiptaret per te gjithe ata qe e bllokojne dhe kane bllokuar.
    Te flas me emra dhe plehrat e LSI.
    Se sa per Saleh serbin dhe gjithe shpuren e tij ata do bejne çdo gje per ta sabotuar reformen.

  27. Shkodra123 says:

    Situata politike ku ndodhet opozita eshte e pashprese per te.
    Si do qe te jete:
    Me apo Pa doreheqjen e Rames 2-B do te shkojne per lesh.
    Ne literaturen shahistike ,fjalorin e shahut gjendja (situata) e opzites quhet : ZUG-ZWANG
    qe do te thote :cfaredo levizje qe te besh eshte shume e keqe si dhe cfaredo qe te besh situata ,pozicioni yt do te behet edhe me i keq.
    Dhe kjo te con ne disfate te sigurte.
    BIle duke iu referuar te te njejtes literature opozita shqiptare eshte ne gjendjen e : ZEIT-NOT
    qe do te thote : MUNGESE KOHE per te levizur .
    Shpesh here ZUG-ZWANG dhe ZEIT-NOT ndodhin ne fundin e lojes si dhe humbja e lojes eshte e sigurte.
    E njejta situate eshte edhe per opoziten e sotme,
    SI DO QE TE LUAJE (VEPROJE ) opozita ,levizja do ta coje ne nje situate edhe me te pafavorshme ,si dhe AJO, tashme, nuk ka me KOHE qe te kryeje levizjet e detyrueshme ,Fundi i saj ( i 2B do te jete i sigurte).

  28. saliu says:

    Avokat, kesaj here ja ke fut po… fare kot.

  29. Termal says:

    Domethene ti Spartak je duke thene se po e dha doreheqjen Rama atehere Saliu do te shkoje vullnetarisht si cjapi tek kasapi.Domethene qe i vetmi qellim i tij dhe e tere lufta qe po ben me dhembe e me thonj paskesh qene qe mjafton te heqe Ramen per nje cope here nga posti i kryeministrit pa me deshire shkon prapa hekurave. Naivitet i madh dhe i cuditshem prej teje ky more Spartak. Po mire si mendon ti se kur nderkombetaret e menduan kete format per realizimin e vetingut nuk e kishin parashikuar se Saliu do ta perdorte per bllokim sikurse po ben? Jo mor Taku e dinin dhe shume mire madje.Ata e bene te tille se pari qe kjo kushtetute te jetoje gjate e askush te mos mund ta kape me sitemin e drejtesise si tani,se dyti sa per veshtiresite e tanishme sigurisht qe ka edhe nje plan B dhe ai do te zbatohet tani.Por ti duhet ta kuptosh se Saliu e kerkon heqjen e Rames fillimisht si heqjen e pikembeshteteses me te forte te brendshme e ndoshta te vetme per reformen ne fjale pastaj ata ustallaret qe e mesojne e dijne mire se cfare do te kerkohet ,si do te vazhdohet e si do te pengohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje