Reagon organizatori i koncerteve: Irma Libohova i mori lekët por pretendonte gjëra të tjera

15 Mars 2017, 13:39Kulturë TEMA

Pas denoncimit publik të këngëtares së mirënjohur Irma Libëhova ku thoshte se një organizator koncertesh nuk e kishte paguar, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.

Ari Kasapi thotë se e ka paguar këngëtaren por ajo pretendon gjëra të tjera.  Kasapi nuk e ka specifikuar se çfarë i ka kërkuar artistia.

“Unë jam këtu dhe nuk jam fshehur ajo lekët  i mori por pretendonte  gjëra të tjera. Megjithatë këtë do ta zgjidhë Gjykata e Lartë.”– është shprehur organizatori i koncerteve.

Duket se çështja do të përfundojë në Gjykatë nisur dhe nga reagimi i Kasapit edhe pse këngëtarja e njohur Irma Libohova ka treguar se deri tani jo vetëm që nuk ka marrë lekët por nuk ka marrë asnjë një përgjigje pas njoftimeve të njëpasnjëshme.
Komentin Kasapi e bëri i pyetur nga Express.

Këngëtarja ka dhënë koncert në Greqi në fillim të muajit mars por sipas saj nuk ështv paguar për punën e saj.

2 komente në “Reagon organizatori i koncerteve: Irma Libohova i mori lekët por pretendonte gjëra të tjera”

  1. Xha Temja says:

    Duket se cfare robi eshte ky Ari Kaapi kur thote se kete gje do e zgjidhi Gjykata e Larte.
    Ky i pa shkolle,mendon se ne dy nivelet e para te gjykatave nuk do fitoje dhe te drejten do e marri ne Gjykaten e Larte!
    Po mire o Irma,kur ja pe surratin,si vajte dhe e besove.
    Ai e ka te shkruar ne balle fjalen MASHTRUES!

  2. pronari says:

    Lopcari edhe kasap edhe Ari nuk i dihet vendi se nga vjen.Shikojini fytyren dhe vleresoheni 2 thundrakun qe ka koken me mish se trute ja ka ngrene laraska.Artistet tane duhet te ishin sic jane te gjithe artistet e botes por cti besh kur i vjen radha ketij lopcari te organizoj koncerte per bashkeatdhetaret. Irma mos u merr te tille plehra.Lerja zotit se do ta gjej ndonje dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje