Revoltohet Irma Libohova, denoncon publikisht personin që nuk e pagoi...

15 Mars 2017, 10:12Lifestyle TEMA

Personazhi shumë i dashur i muzikës shqiptare Irma Libohova, duket se ka rënë preh e mashtrimit gjatë një koncerti të saj.

Sipas marrëveshjes që kishte me një organizator, ajo në përfundim të aktivitetit nuk ka marrë shumën e parave për të cilën ishte rënë dakord.

Përmes një postimi në Facebook, këngëtaria Libohova shkruan se personi i quajtur Ari Kasapi tashmë nuk i hap as telefonin.

Statusi i këngëtares

“Miq të dashur!

Unë kam vendosur të bëj publik një fenomen që jo rralle i ka ndodhur artistëve.

Pasi organizatorët e koncerteve propozojne artistët për festa të ndryshme, lidhen me ca fjalë të cilave duhet tu qendrosh korrekt.

Ata njerëz që më njohin dhe kanë pasur punë me mua, mund të dëshmojnë korrektesën time ekstreme. Mirepo jo gjithmone gjerat shkojnë kështu me palën tjetër.

Pasi udhetojmë me mijëra km e shkojmë në ditën që duhet, në orën që duhet, në vendin që duhet dhe pasi publiku argëtohet, e ne bashkë me ta, në fund kontraktuesi duhet të shlyejë detyrimet. Me personin që shihni në foto nuk ka ndodhur kështu.

Ky është Ari Kasapi, që në Facebook ka emrin “Koncerte ne ishujt greke”.
Pasi e kam njoftuar me disa mesazhe që të përmbushë detyrimin e mbetur nga puna e kryer, ky zotëri nuk më ka kthyer asnjë përgjigje.

Në 45 vite karrierë jam përpjekur të marr përgjegjësitë e duhura profesionale, shpesh dhe me sakrifica, prandaj dhe sjellje të ketij lloji nuk i duroj e as nuk i toleroj.

Ju bëj thirrje miq, artistë, kolegë e ju publiku im, që të shperndani këtë post, në mënyrë që askush në asnjë profesion të mos jetë viktimë e këtij fenomeni. Ju faleminderit!’

7 komente në “Revoltohet Irma Libohova, denoncon publikisht personin që nuk e pagoi…”

  1. Mirela says:

    Zonja Irma..nje pyetje kisha une..Ju beni kontrata me keta njerez..apo fjale tavoline??Paguani taksa??Vetem nje njeri i ndershem ka te drejte tu kerkoje llogari te tjereve
    Nese pazari ka qene muhabet tavoline ..mire ta kan bere..se ke dashur te marrersh lek ne te zeze

    1. Ari says:

      Falemnderit Mirela,Leket qe do ti jepja dikujt tjeter po ti dergoj ty po te duash .

  2. agim says:

    Bravo Mirela. Se po degjoja nje dite keta kengetaret qe ankoheshin per taksat. Nuk kuptoj si mund te shmangin taksat keta kur paguajne taksa edhe personat qe marin njeqind fish me pak se to. Respekt
    Agimi

  3. LORA says:

    Kam menduar perhere se Irma Libohova eshte mjeshtre ne menaxhimin dinjitoz te aftesive te saj,,,,,po aq sa edhe profesioniste e shkelqyer .
    Me vjen keq dhe me revolton fakti qe ky fytyr-berdunglla, e fotos me siper, e ka mashtruar.Ky eshte kapitalizmi,,,,,,mashtrim,mashtrim,mashtrim.
    Respektoj frymen pozitive dhe dashamirese te ketij apeli te Irmes.Per mua Irma Libohova eshte sot,bashke me Eranden,me te dashurat dhe virtuozet ,qofte per muziken e lehte ,qofte per ate popullore

  4. Aksi says:

    Cfare taksash moj moter, se ua ka fajin qeveria ketyre. Shtresa me e pasur ne Shqiperi perbehet nga politikanet e nga kengetaret e tallavase, qe s’e njohin fjalen takse. Eshte kohe e maskarenjve… dhe ahengxhinjve.

  5. demo says:

    Moj ti kengetare!Pse nuk ben padi ne prokurori ti dhe ta zgjidhesh kete padrejtesi me gjykate ligjerisht,por do te trondisesh publikun emocionalisht?Mos je dhe ti e zhyer ne llum,qe po te hapet kapaku pusetes denohesh edhe ti edhe ajo ftyra qe po gajaset me Ty?Pse e beni publikun pjese te lojes tuaj?

  6. agnostic says:

    Pa dyshim se Irma eshte nje artiste e madhe,mirepo si kjo ashtu edhe shume kengetare te tjere(a) shkojne neper koncerte ose mbremje te organizuare vetem me nje keyboard eventualisht me nje klarinetist qe paguhen shume pak kurse per veti marrin shuma maramendese.Si nuk kane pak respekt per koleget? Koncertet me dy instrumentiste duhet te bojkotohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje