Albian Ajeti shpallet lojtari i muajit në kampionatin zvicerian

16 Mars 2017, 17:58Sport TEMA

Albian Ajeti është shpallur futbollisiti më i mirë i muajit shkurt në kampionatin zvicerian.

Sulmuesi me orgjinë shqiptare që luan në rradhët e skuadrës së St Gallen është duke kaluar një moment të artë tek kjo skuadër pasi gjatë muajit shkurt, në katër ndeshje ka arritur që të shënojë tre gola.

Vëllai i qëndërmbrojtësit të kombëtares shqiptare, Arlind Ajetit, u transferua në kampionatin zvicerian tek St Gallen nga skuadra gjermane e Augsburgut.

Me paraqitjet e tij ai ka marrë 10 mijë e 255 vota në sondazhin e realizuar nga e përditshmja zviceriane “Blick”.

Ajeti mori dhe çekun prej 2 mijë frangash zvicerane “Blick” i dhuron lojtarit fitues për cmimin e lojtarit të muajit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje