Ambasada ruse “sqaron” takimin e Karpushin me Bashën…

16 Mars 2017, 11:31Politika TEMA

Ambasada ruse në Tiranë, ka reaguar tre ditë pas takimit që ambasadori rus Karpushin, ka zhvilluar me Lulzim Bashën.

Në deklaratën e lëshuar nga Ambasada ruse, sqarohet se për çfarë është diskutuar.

Ambasadori Karpushin zhvilloi një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Lulzim Basha.

Bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet e fundit në politikën shqiptare, si dhe për situatën aktuale në rajon, përfshirë këtu në Maqedoni dhe Kosovë. Një vëmendje e veçantë iu kushtua marrëdhënieve dypalëshe Rusi-Shqipëri. Në këtë kontekst Ambasadori rus nënvizoi se parimi bazë i politikës së jashtme të Rusisë është ai i mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera.

z.Karpushin theksoi gjithashtu se Federata Ruse vlerëson se ekzistojnë mundësi të pashfrytëzuara për të rritur bashkëpunimin ekonomik pragmatik mes dy vendeve tona dhe shpreson se në të ardhmen të punohet për të rritur nivelin e këtij bashkëpunimi. Ambasadori shprehu besimin se një impuls të fortë shkëmbimeve dypaleshe ekonomike do t’i japë takimi në muajin prill në Tiranë i bashkëkryetarëve të Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-Shkencor, si dhe sesioni i ardhshëm i këtij Komisioni qe pritet të mbahet ne vjeshtë, kur të formohet qeveria e re shqiptare.

Ambasadori Karpushin dhe z. Basha e vlerësuan si konstruktiv një komunikim të tillë dhe ndanë një bindje të përbashkët se pikëpamjet e ndryshme në disa çështje nuk duhet të pengojnë përpjekjet për të eksploruar fusha të bashkëpunimit reciprok, thuhet në deklaratë.

3 komente në “Ambasada ruse “sqaron” takimin e Karpushin me Bashën…”

  1. Brahoo says:

    Karpushi …dhe Karlushi.

  2. shpresa says:

    Po mire, Karpushin dhe Rusia keto problemin e marrdhenieve ekonomike dhe situatave ne rajon do ti zgjidhe me perfaqesuesin e opozites apo me qeverine legjitime te zgjedhur nga shumica e popullit shqiptar? Absurditet! Megjithate eshte puna e tyre, por ambasadat shpesh ate pune kane bere, spiunazhin. Problemi eshte se ne Fazlliçin e kemi futur brenda dhe ne qeveri , do tu a bie dhe ne parlament thoshte Saliu. E sot shikojme ata qe dime e njohim me mire se ata qe kemi ne shtepi duke na folur per Shqiperine dhe shqiptaret. Po detin shqiptar kush u a fali grekeve?!

  3. Vesi says:

    Me qe diskutuat per situaten ne Maqedoni e Kosove, a mund te na thoni se cfare thate konkretisht?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje