Ben Blushi: Qeveria si kinkaleri. Ata që nuk i do Meta, largohen nga detyra. Reagon Meta: Më mirë që s’u bërë ministër se Shqipëria ka projekte më të mira

Deputeti Ben Blushi në fjalën e sotme në Kuvend u ndal në ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar.

Kreu i LIBRA-s tha se kryeministri do të duhej të ishte sot në Parlament, për të shpjeguar arsyet e shkarkimit të katër ministrave të qeverisë së tij.

Blushi tha se arsyetimi i Ramës për angazhimin e ministrave në fushatë nuk qëndron, por edhe nëse do të ishte kjo arsyeja, ajo veçse do të provonte dështimin e qeverisë.

Qeveria është bërë si kinkaleri.

Heq një rimel, merr një buzëkuq.

Ju ndoshta nuk keni përgjegjësinë të shpjegoni pse u ndryshua qeveria.

Qeveritë ndryshohen kur dështojnë, kur nuk ka vende pune, ku rriten çmimet, korrupsioni dhe mungojnë investimet, kur vendi kanabizohet.

Edi Rama nuk e tha këtë.

Ai tha po i shkarkoj ministrat se kanë punuar shumë mirë.

Pra kush punon shumë mirë, nuk ka pse të jetë në qeverinë time.

Nuk e kuptoj si mund të vini këtu si shumicë e shpartalluar dhe nuk keni mundësi të mbroni punën tuaj.

Ju shiti Edi Rama në tregun e koalicionit.

Ai nuk mban asnjë përgjegjësi pse e ndryshoi qeverinë.

E vërteta është që qeveria ka falimentuar, rendi është shpartalluar, vendi është kanabizuar. 200 mijë shqiptarë kanë lënë vendin, 100 mijë kanë humbur punën.

Mijëra studentë nuk hynë në universitet për shkak të reformës së dështuar në arsim.

Rama tha se po i çon ministrat të marrin vota.

N.q.s. ka një të vërtetë kjo është: si ministra i humbnin votat.

Kjo tregon se e kanë interesin e partisë mbi interesin e Shqipërisë.

Asnjë skeç i realizmit socialist nuk i afrohet skeçit që u luajt këtë javë”, tha Blushi.

Meta-Blushit: Më mirë që s’u bërë ministër se Shqipëria ka projekte më të mira

Pas këtyre akuzave, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta iu përgjigj  deputetit duke i thënë se e vetmja ndërhyrje që  ka pasur tek Rama, ka qenë ajo që Blushi të bëhej ministër.

“Falemidnerit për këtë fjalim historik dhe meqë dëgjuam një fjalim historik, unë u përmenda më shumë se politikanët e vjetër nga një politikan i ri i sapo ardhur nga ndonjë planet tjetër. Dua tu them të gjithë ministrave dhe kandidatëve që e vetmja ndërhyrje që kam tentuar të bëj pranë zotit Rama është që parafolësi të bëhej ministër, por ndoshta mirë është që nuk u bë, pasi Shqipëria ka një alternativë të re një shpresë të madhe. Një njeri i paprovuar asnjëherë ka të drejtë që të kërkojë të provohet dhe votohet”  iu përgjigj Meta Ben Blushit.

 

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Ben Blushi: Qeveria si kinkaleri. Ata që nuk i do Meta, largohen nga detyra. Reagon Meta: Më mirë që s’u bërë ministër se Shqipëria ka projekte më të mira”

  1. mafia says:

    Bibilushi ben sikur sulmon Liken kur e dime te gjithe se jeni zagare te njejtit padron.

  2. taqo says:

    Pavaresisht nga motivet (te njejta jane motivet e te gjithe politikaneve sot) ………BLUSHI TINGELLON SI E VETMJA ALTERNATIVE OPOZITARE E SOTME NE GJENDJEN E AMULLT NE TE CILEN NDODHET VENDI, veten fjala e tij tingellon reale ,fakti qe reagimi nervoz edhe I. Metes tregon se Blushi eshte real dhe i vertete, por edhe i pa fuqishem sa duhet per te shkundur mendjet e zgjedhesve mesjetarte shqiptare ,partite si socialiste dhe demokratike e kane humbur individualitetin dhe shkelqimin ,jane kthyer ne hijen e vetvetes, jeta e brendshme nuk ka me ashnje interes pwer ta ,pamundesia per te konkuruar dhe inflyencuar ne vendimmarjet rajonale kone sjelle kete stanjacion politik ,kete deformim qeveritar dhe opozitar ( amund te konceptohet S.Berisha duke qendruar ne cader ?) ,kriza e pa aftesise dhe e vullnetshme ka krijuar nje remuje politike te pa lexueshme dhe te pa perspektive ,duket sikur te gjitha alternativat jane djegur dhe ne vec presim dike te vije te ne ndihmoje te ne cbllokoje dhe mbas kesaj te brohorasim …..fitore …….Jemi bere si ai pijaniku kokeforte qe vazhdon te rekelleje gotat e mbushure plot per ti treguar botes se sa te vendosur jemi per te vazhduar politiken vetem simbas interesit dhe deshirave tona subjektive .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *