Bonucci: Dua Barcelonën në çerekfinale

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Zonja e Vjetër nuk e ka kapërdirë dot lehtë atë humbje ndaj katalanasve në finalen e vitit 2015.

Qëndërmbrojtësi Italian, Leonardo Bonucci i pyetur se cili do të ishte kundërshtari ideal i Juves në raundin tjetër, në një intervistë për Sky Sport, ka deklaruar se do të preferonte Barcelonën në fazën e 1/8-ave.

“Mendoj se është e drejtë të thuhet se kjo që bëmë (kualifikimi në çerekfinale) është një objektiv i mesëm për një klub si Juve.

Kemi arritur në tetë skuadrat më të mira europiane dhe tashmë duhet të ngrihemi edhe më shumë. Më së shumti do të doja Barcelonën, ata bënë një përmbysje të shkëlqyer dhe do të ishte një motivim i madh që të luanim ndaj skuadrës që na mposhti në finale para dy vitesh.

Pas ndeshjes ndaj PSG, është skuadra më në formë. Nëse më duhet të zgjedh një skuadër për të shmangur, do të thoja Bayerni. Ata janë një ekip i kompletuar, me Ancelottin kanë gjetur një mënyrë të re loje, por janë gjithmonë fitues.

Është një skuadër e forte dhe gjithçka mund të ndodhë në një ndeshje, por në dy takime është më e komplikuar”- ka deklaruar Bonucci për Sky.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *