Deklarata e Çanit se do largohet nga Shqipëria, ironizon zëdhënësja e Ramës: Një kanal televiziv më shumë për fëmijët tanë

16 Mars 2017, 10:30Sociale TEMA

Të shumta ishin reagimet pas deklaratës së bujshme që bëri në një emision televiziv gazetari Arian Çani, se do të largohet nga Shqipëria për shkak se këtu sipas tij nuk rriten më fëmijët.

Këtij reagimi i është bashkangjitur edhe drejtoresha e marrëdhënieve me median e kryeministrit Edi Rama, Armela Krasniqi.

Nuk e kuptova se pse dhe si e ka thënë “do iki nga ky vend”.

Por kur e dëgjova vetja më foli “shyqyr që do kesh një kanal TV më shumë për të parë bashkë me fëmijët”.

Si i thonë çdo e keqe e ka një të mirë”, shkruan Armela në një status në profilin e saj në “FB”.

6 komente në “Deklarata e Çanit se do largohet nga Shqipëria, ironizon zëdhënësja e Ramës: Një kanal televiziv më shumë për fëmijët tanë”

  1. Tani says:

    Me duket se shoqja e kruajt me “miellin e gjermanit”

  2. Aksi says:

    Kot e ke Armela… Per sa kohe Frangaj me shoke do investojne vetem ne programe shalesh si Dance with me, ne Show humori si Xingu, Al Pazari apo Portokallia, ne sherre televizive si ato te Eni Cobanit, apo telenovela turke a indiane qe u fshijne cdo dite e me shume rrudhat e trurit shqiptareve, eshte e kote te shpresosh se TV shqiptar mund ta shohesh me te gjithe familjen. Rrofte YouTube e Netflix, qe e zgjedh vete se c’dua te shoh, jo cfare me japin per te ngrene mafiozat e Shqiperise.

  3. buj says:

    per kete drejtoreshen qe shtremberon leva partie nuk ma merrte mendja se do fliste nje gje kaq reale edhe te drejte… fiks!

  4. albaniafirst says:

    Cani, nje gazetar rrugac, njesoj si Nikoll Lesi. E ka thene ashtu kot se do largohet se “parajsen” e Shqiperise nuk e gjen dot ne vende te tjera. Edhe po iku, mire do te beje.

  5. fori says:

    Po ik njehere po ta mbajti torrovellja o Qani, te ka pjell gjeli ketu dhe kujton se do te te pjelle edhe andej.

  6. enter"" says:

    Po ku do shkoje ky aman, cmerreni me deklarata qe as per FB nuk pijne uje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje