Dhuna ndaj gazetarit Elvi Fundo/UGSH letër publike: Gjeni dhe ndëshkoni autorët!

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar sërish për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit investigativ, Elvi Fundo.

Përmes një letre publike, UGSH bën thirrje të zbulohen dhe ndëshkohen autorët e dhunës mbi gazetarin Fundo.

Unioni i drejtohet me këtë letër krerëve të shtetit, presidentit Bujar Nishani dhe kryeministrit Edi Rama, si dhe ambasadorëve Donald Lu e Romana Vlahutin.

Ja letra:

Te zbulohen dhe ndeshkohen autoret e dhunes mbi gazetarin Elvi Fundo
Leter publike ne emer te UGSH
Tirane me 16.03.2017
Drejtuar: z. Bujar Nishani President i Republikës
z. Edi Rama Kryeministër
z. Donald Lu Ambasador i SHBA-ve
znj. Romana Vlahutin Ambasadore e BE
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, nepërmjet këtij qëndrimi publik, kërkon të rikthejë në vëmendje të autoritetëve shtetërore dhe atyre diplomatike, ngjarjen e rëndë të ndodhur një javë më parë (datë 08.03.2017 ora 10.35 ), pranë ish-stacionit të trenit, ku kolegu Elvi Fundo u godit me mjete të forta nga dy persona ende të paidentifikuar.
Theksojmë se kjo ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur komunitertin e gazetarëve dhe opinionin publik. Mediat, shoqëria por edhe institucione të huaja në mbrojtje të gazetarëve kanë reaguar për këtë ngjarje dhe presin zbardhjen e saj sa më të shpejtë si edhe nxjerjen përpara drejtësisë të autorëve.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkon nga drejtuesit e institucioneve, përpjekje maksimale në zbardhjen e kësaj ngjarjeje, duke inkurajuar policinë dhe prokurorinë në hetimet e tyre. Sepse me gjithë angazhimin serioz ende nuk ka kapje autorësh.
UGSH, kërkon nga institucionet diplomatike të ushtrojnë presionin e tyre dhe të ndihmojnë në hetimet e plota të kësaj çëshjeje që ishte një atentat ndaj një gazetari kritik, aktiv dhe kolegu i cili nesër mund të jetë dikush tjetër nga ne.
Aleksander Çipa
Kryetar
Unioni i Gazetareve Shqiptare

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Dhuna ndaj gazetarit Elvi Fundo/UGSH letër publike: Gjeni dhe ndëshkoni autorët!”

  1. Hasan Kari says:

    Me pare kerkoni kush zhduku Remzi Hoxhen , Kosta Trebicken , dhe Sokol Olldashin , harrojeni Gerdecin dhe bulevardin se ato dihen , pastai te gjejme se kush rrahu gazetarucin per pune kurvash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *