Europa League/ Kompletohen çerekfinalet, Italia pa asnjë ekip

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Europa League i ka tetë cerekfinalistet e saj, me Italinë që mbeti pa asnjë përfaqësuese në këtë kompeticion pas eliminimit të Romës nga Lyon në përfundim të një ndeshje shumë emocionuese në “Olimpico” ku verdhekuqtë fituan 2-1, por që nuk ishte mjaftueshëm, pasi goli i Diakaby në fillim i dha kualifikimin Lyonit, ndërkohë që finalizimet e Strottman dhe autogoli i Trousart rezultuan të kota.

Një kualifikim dramatik në cerekfinale mori Schalke 04 që përmbysi një disavantazh të dyfishtë përballë Gladbach në derbin gjerman. Vendasit u dukën të sigurtë për kualifikimin kur shënuan me Christensen dhe Dahoud në pjesën e parë, por fati i erdhi në ndihmë Schalkes në të dytën me Goretzkën që u ndihmua nga fusha për të gjetur golin e parë, ndërsa Bentaleb shndërroi një 11-metërsh të dyshimtë duke cuar në ndeshjen në 2-2, me Schalken që kaloi në cerekfinale falë golit në fushë kundërshtarë.

United në “Old Trafford” i mjaftoi një gol i Matës në pjesën e dytë për të eliminuar Rostovin, ndërsa Anderlecht fitoi 1-0 në shtëpi me Apoel duke kaluar gjithashtu më tej. Ajax njëkohësisht mundi të përmbysë ndeshjen e parë ndaj Kopenhagen duke fituar 2-0 në Amsterdam Arena, me Traore dhe Dolberg që ishin heronjtë e vendasve.

Nga derbi Ballkanas mes Beshiktashit dhe Olympiacosit, ishte skuadra turke që u kualifikua më tej. Në pjesën e parë, vendasit shënuan dy herë me Aboubakar dhe Babel, ndërsa Elyonussi shkurtoi diferencën për ekipin nga Pireu, përpara se Beshiktash me 10 vetë të shënonte dhe dy herë të tjera me Babel e Tosun për fitorën 4-1. Në barazim 1-1 u mbyll derbi belg mes Genk dhe Gent, me vendasit që kaluan më tej falë fitores 5-2 në ndeshjen e parë, ndërsa Celta Vigo mposhti dhe në ndeshjen e dytë Krasnodarin falë golave të Mallos dhe Aspasit duke qenë e vetmja përfaqësuese e Spanjës në këtë kompeticion në fazën cerekfinale./SS/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *