Fatet e aleancës, socialistët të bindur. LSI bën ende të “vështirën”: Nuk kemi vendosur

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kur do ta shuajnë ankthin shqiptarët, nëse LSI dhe Partia Socialiste do të rinovojnë “martesën” e lidhur më 1 prill të vitit 2013? Përveç kryeministrit Rama, askush nuk shfaq siguri maksimale.

Sokol Balla: Nga një deri në 10, sa besoni se kjo kontratë do të rinovohet?

Kryeministri Edi Rama: Meqë ma bëre kështu pyetjen (tregon me gishta) 10.

Ministrat Gjosha e Panariti flasin për Metën kryeministër dhe LSI-në parti e parë më 18 qershor, ndërsa deputetët Spahiu, Braho dhe Tavo ia lënë vendimin për rinovimin e koalicionit aktual me zotin Rama, forumeve të LSI-së.

Partia e Metës duhet të vendosë për fatin e koalicionit, ose daljen të vetëm para shqiptarëve, deri më 18 prill, kur mbaron edhe afati ligjor për regjistrimin zyrtar të koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Ne presim përmbushjen e kontratës së 1 prillit të 2013-s, e më pas do të vendosin strukturat nëse do të vijojë i njëjti koalicion”, thotë deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.

“Ende nuk ka një vendim të forumeve për koalicionin e ri të LSI-së me PS-në. Nuk e di as nëse LSI-ja do të kërkojë presidentin në kuadër të marrëveshjes. Megjithatë, vendimi i forumeve do të merret së shpejti”, thotë anëtari tjetër i LSI-së i dalë deputet nga listat e PS-së, Spartak Braho.

“Kur të vijë momenti i duhur do ta merrni vesh”, mjaftohet të thotë Vangjel Tavo.

Pavarësisht se aleatët aktualë strategjikë të qeverisë “Rama” nga radhët e LSI-së nuk e kanë ndarë mendjen ende sesi do të paraqiten përpara kutive të votimit më 18 qershor, është nënkryetari i deputetëve socialistë, Taulant Balla, i cili përsërit ftesën.

“Oferta e bërë publike nga Partia Socialiste në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare tonën, drejtuar Lëvizjes Socialiste për Integrim, por edhe anëtarëve të tjerë të Aleancës për Shqipërinë Europiane, është ende e vlefshme”, theksoi Balla. (TCH)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Fatet e aleancës, socialistët të bindur. LSI bën ende të “vështirën”: Nuk kemi vendosur”

  1. Treviso says:

    Partia Socialiste ka punuar me nje strategji te gabuar kundrejte LSI-se. LSI ka te drejte te tallet me PS poderisa forcoi pozitat me simpatizantet.
    30-40% e simpatizanteve te PS kan kaluar tek LSI pasi ajo i ka ofruar vende pune me kusht. Nuk eshte çudi qe LSI te dali force e pare politike.
    Komentuesit e kane kritikuar vazhdimisht qendrimin qe ka mbajtur PS-ja me simpatizantet e saje.PS te mos harroje se simpatizantet e PD to te votojne per hajdutin me bllok, se tek partia e tyre me kryetare Bashen nuk kan me shpresa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *