Mashtrimet online; Hacker-at nga Nigeria vodhën 2.5 milionë euro

Me përdorimin e teknologjisë në masë, mashtrimet kompjuterike gjatë trasfertave të parave, gjithashtu po përjetojnë rritje.

Vetëm nga policia e Tiranës, gjatë 2 viteve të fundit janë konstatuar më shumë se 50 raste ndërsa dëmi financiar për individët apo bizneset shkon deri në 2.5 mln euro. Mekanizmi i vjedhjes sipas specialistëve të krimit kibernetikë, kryhet nga hakerat që qarkullojnë online.

“Hakerat nuk janë shqiptarë. Ne nuk kemi konstatuar grupe por kemi arritur të zbulojnë një server online çek, ’emkei.cz’, për të cilin po bashkëpunojmë me Interpolin për ta izoluar”, u shpreh Artan Dashi nga Krimi kompjuterik në Policine e Tiranës per Top Channel.

Shumë qytetarë kanë rënë pre e hakerave edhe gjatë blerjes së automjeteve në faqet online gjermane që mund të cilësohen të sigurta.

Gjatë 2 viteve të fundit janë konstatuar mbi 20 raste të mashtrimit me blerjen e makinave, por si ta dalloni në rast se po komunikoni me një haker.

“Nëse blen një makinë në gjermani nuk mund t’i dërgosh paratë në një shtet tjetër Angli apo Itali. Nëse dikush prezantohet me emrin Artan dhe te kërkon që paratë t’i transferosh në një emër tjetër apo nëse vlera e makinës në tregun shqiptar shkon 30-40 mijë euro dhe ai thotë se do ta japë për gjysmën e çmimit”, thotë Artan Dashi.

Hakerat më të rrezikshëm online janë evidentuar në Nigeri, kinë dhe europën lindore.

Gjatë fushatës presidenciale amerikane u vu re një numër i madh adresash false qe ishin krijuar për të përhapur lajme të rreme, me origjinë nga Maqedonia, por edhe nga Shqipëria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X