Ngërçi me Vetting-un, ONM: S’na informuan, por do vazhdojmë të kontribuojmë në proces

16 Mars 2017, 22:50Politika TEMA

Ndërsa beteja burokratike mes Kuvendit dhe Avokatit të Popullit për Vettingun vazhdoi për më shumë se 10 ditë, askush nga institucionet nuk u kujtua të njoftojë ONM-në.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i është përgjigjur interesit të Report Tv mbi fatin e përzgjedhjes së njerëzve që do të bëjnë Vettingun.

“ONM vazhdon të ndjekë nga afër të gjitha zhvillimet që kanë lidhje me nominimet e institucionit të vettingut. ONM, përsërit se puna e komitetit të vlerësimit për zyrën e Avokatit të Popullit ishte tërësisht e kujdeshme dhe profesionale. ONM është e vetëdijshme se, edhe pse e panjoftuar në rrugë zyrtare, se Parlamenti Shqiptar i lidhur me Avokatin e Popullit, po shohin mundësitë për kontrolle të detajuara për dosjet e paplotësuara. Kushtetuta e Shqipërisë dhe ligji për Vettingun i besojnë ONM qartësisht për të monitoruar procesin e vettingut në vëmijësi. ONM është e gatshme të vendosë ekspertizën e saj, të përshtatshme me linjën e kuadrit përkatës ligjor”, thuhet në përgjigjen e ONM-së.

Pa dashur të komentojë nëse bojkoti i opozitës e shtyn zgjedhjen e komisioneve të Vettingut pas zgjedhjeve, operacioni i drejtuar nga Genovena Kalavera thekson se vonesat sjellin vetëm dëm.

Mbi të gjitha, OMN, kujton se përpjekjet e saj të monitorimit janë teknike, ashtu sinkundër nuk është detyre e OMN të marrë qëndrime mbi zhvillimet politike specifike të momentit. Omn fillimisht është kujdesur në kohë dhe me ezhvillimet e nevojshme të ekspertizes. Kjo gatishmëri dhe angazhim duhet të merret si një mesazh i qartë nga të gjitha instituicionet kompetente shqiptare, por më kryesorja, nga të gjithë qytetarët e këtij vendi.

Komuniteti ndërkombëtar është i gatshëm të ndajë dhe garantojë se procesi i Vettingut është në interesin e të gjithë qytetarëve shqiptarë në të gjitha nivelet. Zbatimi i procesit të vettingut është vendimtar në suksesin e reformës në drejtësi dhe për të forcuar në mënyrë të pakthyeshme profesionalizmin e gjyqësorit.

Është vendimtare të arrihet llogorja e e rregullave e ligjir në vend, por jo vetëm. Pritshmërite e impaktit pozitiv të reformës në drejtësi ka gjithashtu impakt në fushën e stabilitetit socio – ekonomik që po kalon vendi. Vonesat do të jenë të dëmshme për këto procese, veçse vonojnë rrugën e Shqipërisë në Europë”.

Pas skanimit të kandidaturave të para, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kualifikoi vetëm 21 kandidatë si të rregullt nga kriteret shkresore për t’u bërë pjesë e 2 komsioneve që do të bëjnë Vetingun por që në fakt kërkojnë persona.

Ndërkohë, 79 kandidatura të tjera përmbushin kriteret ligjore, por kanë mungesë dokumentacioni, të cilin sipas vendimit të ri të Kuvendit do ta plotësojnë për një javë në zyrat e Avokatit të Popullit.

3 komente në “Ngërçi me Vetting-un, ONM: S’na informuan, por do vazhdojmë të kontribuojmë në proces”

  1. AZOTIKU says:

    Si mund te behet Vetting nga Avokati i Popullit qe i ka mbaruar mandati kushtetues qe ne 20 dhjetor 2016! Cdo tentative eshte antikushtetuese!

  2. "horri i bulevardit" says:

    Gabimi i pare eshte se per te forcuar Diktaturen e ligjit ehte zgjedhur nje fjale e huaj VETING, qe ste thote asgje, jo duhej zgjedhur nje fjale shqip, qe kuptohet nga shqiptaret, , si perhembull, shkerdheja nonen qe te te thote babe, ose diktatura e proletaritit, ose meeleja e capunit.
    Se sot del nje bythqi qe o fut ne burg , si hajdut xhepash dhe i con salehut mesazh se ky mka shi ne dru, se sa here ka hongur hajdarin sja ma bitha ta thote, ja co salehut mesazh dhe cadra e bytjhqirave, ekzaltohet , fitore fitore.
    po dakort a beni ndonje investigim ju gazetare pederaste, qe rrini gjith diten tek cadra, APO skeni sfare lajmi te jepni dhe o burra instaloni kameran ne cader dhe keshtu, na tregoni se jeni ne gjenj´dje te beni 24 ore program, pyteni nejhere ate cunin qe paska shku ne Suedi, pse paska ra mren stehere, kur e paska shem ne dru Fatmir Xhafaj, sic thote ai, se mua me rezulton, qe ndoshta mund te shkruaj edhe Torre bytha, ndonje mesazh te salehu, se e kann persekutu, se kur e hypshin ke vagoni, per ta cu ke brigada tjeter, ne shume raste o zhgenjy, se sja rraste njeri, deri sa e cun ke burgu i grave. A nuk esht edhe ky nje persekuim byhte, kete mund ta kuptoj luljaa.

  3. miu says:

    Nga kush prisni te informoheni…?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje