Një falje në emër të gazetares “më të suksesshme” sot në vend

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mira Kazhani

 

Është për të qeshur dhe për të qarë që gazetaria për shumë arsye vitet e fundit po degradon në amatorizëm. Por jo vetëm kaq. Për shkak të hapjes së shumë mediave, televizione, gazeta, së fundmi edhe portale, filtri profesional pothuajse nuk ekziston dhe amatorizmi po zëvendësohet me injorancën.

Rasti i gazetares së A1 News për të cilën do refuzoja t’ia botoja një foto, ta kurseja, sepse nuk është faji vetëm i saj. Është shembull tragji-komik me atë çfarë po përjeton gazetaria e ditëve të sotme ajo vajzë që po punon si gazetare.

Sot, (pas gafës me Kastriot Tushën, tenorin më të njohur sa s’ka) në media sociale është bërë virale një video ku gazetarja tenton të intervistojë Matilda Makoçin, për të cilën nuk ishim në dijeni por dikush e ka nxjerrë nga arkivat.

Duket nga video se gazetarja ka shkuar me vetëbesim të intervistojë aktoren e filmave të periudhës socialiste Matilda Makoçi. Gjatë intervistës e thërret atë “Zonja Natasha”.

Dakort, është brez i ri, nuk i njohin aktorët e sistemit të kaluar. Nuk di asgjë për Matilda Makoçin, pse ka ikur nga Shqipëria, nëse e ka djalë daje Edi Ramën apo ish-bashkëshort. Por fakti që ka një mikrofon në dorë dhe ia drejton atë njerëzve me statusin e gazetares është vërtetë serioze. Pa dyshim nuk është faji i gazetares. Përgjegjës janë shumë pronarë që kanë të njëjtin metër njohurish me gazetaren, të cilën e kanë punësuar. Por meqë jetojmë në botën e klikimeve, për disa ajo është gazetarja më e suksesshme në Shqipëri.

Prirem dhe lutem që kjo të jetë një lojë, edhe pse të gjitha faktet janë në favor të ekzistencës së saj. Ajo do të bëhet e famshme, në mos është bërë. Do të vija dorën në zjarr që sonte do të futet te lajmet më të klikuara. Këto janë ditë të vështira për gazetarët profesionistë, të cilët kanë përgjegjësinë e tyre në këtë llum ku po e zhysim të gjithë me babëzinë e klikimeve, ankthin e mbijetesës aq sa druajmë se sot më shumë oferta do t’i shkojnë kësaj gazetareje se sa një kolegu që punon prej një jete apo edhe gazetarëve të rinj të cilët shtypin çdo ditë lajme, punojnë fort për të bërë diferencën dhe për t’u quajtur një ditë profesionistë.

Heminguej thoshte se gazetaria është letërsi e nxituar. (Sqarim: nuk ka qenë futbollist është shkrimtar.) Por sot te gazetaria gjejmë vetëm nxitimin dhe aspak letërsi. Gjejmë një treg kaotik ku pa dyshim në një redaksi ku nuk shpërndahen rroga, të gjithë e meritoni një gazetare që nuk e njeh Kastriot Tushën, Erion Braçen, pa shkuar fare tek Nishani. Lexuesit që klikojnë gjithë ditën e ditës mbi porno, që i japin jetëgjatësi portaleve me “fake news”, që shijojnë thashethemin dhe jo faktin dhe që pa dyshim klikojnë vetëm mbi këtë format lajmesh, për ta ka vend në këtë “gazetari”. Disa njerëz e meritojnë t’i furnizosh me lajme m… Kujt i shkonte mendja se shpejtësia teknologjike do të nxiste dhe promovonte kaq shumë injorancë.

Të kesh një telefon Android ose iPhone nuk të bën të realizuar. Janë thjesht mjete të kapitalizmit që sa të kenë jetë nuk do ta eklipsojnë rëndësinë e dijes. Për këtë të fundit profesioni i gazetarit duhet të jetë një rojtar, është një detyrë si ajo e mjekut mbi pacientin. Do të doja shumë që me kolegë të mi të solidarizojmë për një kauzë të tillë. Pa vënë në shënjestër, pa kryqëzuar dhe pa u tallur me një vajzë e cila në nevojë për punën ka marrë një mikrofon. Çështja nuk është si të shkatërrojmë ose diskreditojmë individë, sepse injorancë ka në të gjithë botën, analfabetizëm dhe amatorizëm. Çështja është të mos ulemi para kompjuterit dhe të përqeshim një gjë për të cilën kemi edhe vetë po aq përgjegjësi. (Tiranapost.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “Një falje në emër të gazetares “më të suksesshme” sot në vend”

  1. Hasani says:

    po mi goce po…po sikur nga nevoja kjo gazetarja te marre ne dore bazuken??? prandaj lereni injorantet te merren me punet e tyre…kjo ndonje gojore e ben..me shume…snuk

    1. shqiptari says:

      Mira mos na bej edhe ti si profesioniste, se ti je nga ato qe na ke hapur barkun te emisioni i mengjezit. Ty te kane hequr nga TopChannel pikerisht per gafat qe beje. Pak dite me pare Eno Popi bere nje gafe kur foli per “Uverturat e Bach-ut”. Alban Dudushi ka studiuar per aktrim dhe drejton nje super emision pa aftesi dhe pa njohuri. Rudina Xhunga, nje cop trape dhe injorante pati fatin te punonte ne nje emision te rendesishem. Blendi Fejvziu, Ardi Krasta, Arjan Çani, Sokol Balla jene me te rendesishmit sot per sot, por qe te gjithe e pozojne mediokritetin si profesionizem. E keqja nuk jane vetem gazetaret e rinje, por gjithe sistemi.

      1. LORA says:

        E K Z A K T,shqiptari.
        Respekt.

  2. ela says:

    Moj Mira cjane keto qe thua?qeke idiote.po si mi le te jete e re goca dhe nuk i njef po qe te jesh gazetare duhet te kesh njohuri te gjithanshme dhe sidomos jeten sociale kulturore te vendit tend duhet ta kesh dhen perovim.cna derdellis keto?apo e ke punesu ti ik leri brockullat me mbrojt kot
    ja gazetaret e Sales ,tend te dashur,qe maron ti per te,keto qe kan maru fakultet gazetarie

  3. buj says:

    ti je me e mire se ajo ne fakt, ben leksion gazetarie ti qe emri te ka dale vetem fale suportit politik… fycke je edhe ti

  4. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Jemi shume rende, vertet. Te shkretet femije qe do rriten ne kete mut shqiperi.

  5. Asus says:

    Mire e ke, kjo eshte e vertet, po injoranca eshte ulur kembekryq gjitheandej. E ke ne kuvend, ne mjeksi, ne arsim dhe ne gjithe institucionet tona. Eshte efekti I diplomave te blera apo universiteteve qe mbin si kerpudha. Eshte pasoje e disa gjerave, po dhe dominimi I lekut ndaj dijes. Gazetaret per te cilet ju flisni, por jo vetem, jane kosto e marrise sone kolektive. Keta injorante do ti kemi neper kembe per shume kohe.

  6. Ollga Plumbi says:

    Ti shoqja Shkurte Pal Vata alias Mira Kazani,je lapidari katunarise dhe krimit ne media.Tjeraz jane pallavra.

  7. Vesa says:

    Te gjithe keta qe kundershtojne shkrimin, nuk dine ta shkruajne shqipen. Jane tamam si gazetarja e Intervistes.

    1. Gazeta says:

      Vetëm se ata që kundërshtojnë shkrimin, nuk marrin rrogë në funksionin e gazetarit. Debile.

  8. Peco says:

    Kjo duhet te jete gazetare e mrekullueshme. Sidomos me ate sqarimin qe na bene ne fatkeqeve lexues te saj, qe Heminguej nuk ka qene futbollist, tregon vertete aftesite dhe sidomos shpirtin e saj te gjere fisnik me te cilin e ka paisur zoti per t’na ndihmuar me bagazhin e njohurive te saj te krahasuara keto me Eruditin e famshem te mbreterise se Palmires. Une sinqerisht po vrisja mendjen, se ne cilen kombetare bente pjese Heminguej dhe po ashtu, ne cilin kampionat boteror ka marre pjese, per te mos folur per perpjekjet e mija per ti thirrur kujteses se sa gola ka shenuar, ne cilin repart loste, ne mbrojtje mesfushe apo sulm, kur desh perendia kjo vajze brilante na sqaron se Heminguej paskesh qene nje shkrimtar. Kot nuk thone , sa te rrosh do mesosh. Rrofsh moj gazetare brilante, per te mirat intelektuale qe shperndan, duke na hapur syte ne lexuesve te tu te paditur dhe injorant.

  9. Media KAZANI thuaj. Apo jo Mira KAZ(H)ANI ?

  10. DANIELA DVORANI says:

    Gazetarja mund te jete e suksesshme por kritika eshte e mjere. Qe dje, sot apo neser do zbulohen gafa te tilla “te njerezve” qe I nxjerrin ne rruge me mikrofon ne dore per te bere gazetarin kjo nuk eshte ndonje cudi e madhe. Sot cudi perben e kunderta, ajo qe perben normalen. Asgje anormale nuk te cudit. U ndala te komentoj pse me beri te hap syte nje fraze e gazetares se suksesshme ku nxjerr konkluzionin se IPhone dhe Android jane thjesht mjete te kapitalizmit qe sa te kene jete nuk do ta eklipsojne rendesine e dijes. Ndalem ketu per te theksuar se nga te suksesshmit priten artikuj ku ka nje mendim me te thelluar, ku reflektohet nje nivel me kompetent dhe professional, ku perpiqet te evidentohen te meta dhe sugjerohen rrugezgjidhje. Keta lloj artikujsh teper siperfaqesore, jo vetem qe nuk perbejne gazetari por e lodhin audiencen me retorike dhe komente qe as ne rrjet nuk mbijetojne gjate. Ajo qe doja te nenvizoja te dashur znj. e zoterinj eshte se ne ditet e sotme nuk eshte teknologjia qe na e ka fajin, nuk di pse znj. e konsideron mjet te kapitalizmit. Mendjet qe hulumtojne dhe kontribuojne ne ITC po I japin fryme informacionit, komunikimit, por duhet te mos harrojme se teknologjia eshte mjet dhe jo objektiv ne vetvete. Shoqeria, shkolla, pse jo dhe gazetaria ka per detyre te informoje publikun dhe te orientoje perdorimin e teknologjise si mjet ne sherbim te zhvillimit dhe shoqerise. Zoterinj te dashur teknologjia ofron te dhena me cilesi, shpejtesi, mundesi po asnjehere qofte kjo dhe ne eren e robotikes nuk ka per te ofruar ide, mendime, reflektime, kreativitet. Dijen nuk e ofron teknologjia por te mos harrojme se dija ka si baze shperndarjen dhe perpunimin e te dhenave dhe informacionit. Eshte detyre e studiuesve, analisteve (nuk e kam fjalen per ata qe behen brenda dites), shkencetareve te perdorin informacionin duke reflektuar mbi te dhe ofruar informacion te ri, me te analizuar dhe kontribues. Boll me komente te tilla teper siperfaqesore per njerez qe duan ta quajne veten gazetare. E kuptoj qe gazetat sot nuk kane censure, por nje lloj filtri nga nje bord gazetaresh mbi nivelin e artikujve qe botohen duhet te kete. Faleminderit.

  11. Mahmudeja says:

    pse habiteni o njerez?
    Gazataria eshte bere sot nje profesion ku mund te punojne edhe ata qe mbledhin kanoce!
    Jo sot,qe kane dale dhjetra gazeta ,radio e tv,por para 20 vjetesh u bera edhe une gazetar i dy prej gazetave me kryesore te vendit,pra ne moshen 50 vjec dhe me diplome veterineri!
    Qeshja me veten kur lexoja shkrimet e mija deri nje gjysem faqe ne gazete dhe thoja me vete:
    -Kur punoj une gazetar,mos ngelte njeri pa u bere i tille!
    Gazetat mbahen me shkrimet e 1 apo 2 gazetareve apo bashkepuntoreve te jashtem,ndersa faqet e tjera mbushen me surrogato !
    Haaaaaaaaaaaaaa!

  12. Guri i Kamjes says:

    Me ka çuditur nje reklame e perseritur shpesh ne TCH per internetin. Gjate interpretimit aktori perdorte fjalet “u folloova” dhe u “apdatova”, fjale qe kane te barasvlereshmen ne shqip, por nje prirje e pakuptimte i terheq shqiptaret drejt perdorimit te fjaleve te huaja qe do te thote zhdukje e gjuhes shqipe. Ka fituar te drejten e qytetarise edhe fjala “ankimim” ne vend te fjales ankim. Mund te vijoj me tej me shembuj te shumte, por e mendoj si te kote. Eshte e domosdoshme te miratohen e zbatohen lloje te ndryshme ndeshkimi me gjoba ndaj kujtdo qe perdor fjale te huaja ne vend te fjaleve shqip ne te gjitha llojet e mediave madje edhe ndaj te ftuarve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *