Shpëtim Nazarko: Meta s’ka më fuqi mbi Ramën. Opozita dhe Basha po vetëvriten në shesh

“Sa i takon deklaratave të Blushit sot në Kuvend, do të thoja se i komenton situatat sipas interesit të vet.

Blushi i bën llogaritë sipas dëshirës së vet. Edhe LSI nuk e ka marrë shumë të fortë manovrën.

Dhe ky marzh manovrimi nuk është aq i fortë sa të prishë balancën.

Mendoj se Blushi nuk ka të drejtë kur thotë se Meta ka fuqi të ndikojë mbi Ramën.”

Kështu i komenton analisti Shpëtim Nazarko, replikat e shkëmbyera sot gjatë seancën parlamentare mes deputetit Ben Blushi dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta.

Nazarko shtoi se deklaratat e Blushit nuk janë realiste, por të ndikuara nga interesat personale të tij.

Më tej, duke komentuar deklaratat e kryedemokratit Basha, ai tha se përsa i takon kërkesave të përsëritura tashmë në 28 ditët e protestës, opozita po vetëvritet në shesh.

Analisti i mirënjohur i sheh takimet e Bashës me ambasadorët,  si të thirrura nga kryedemokrati.

“Basha sot tha se kauza e opozitës po shkon drejt realizimit.

Por thirrja e Bashës për ambasadorët, me të cilët është takuar disa herë ditët e fundit, duket më shumë si sinjal i tij për të qetësuar aleatët.

Nuk e thërrasin ambasadorët Bashën, por Basha ata.

Duket edhe se diplomacia është pezull në këtë pikë”, nënvizoi  Nazarko.

Këto komente ai i bëri në rubrikën Opinion  në News 24,  ku ishte i ftuar për të komentuar situatën politike në vend./ad

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Shpëtim Nazarko: Meta s’ka më fuqi mbi Ramën. Opozita dhe Basha po vetëvriten në shesh”

  1. mario says:

    Ky Nazarko dhe avokat Ngjela nga trute dhe fytyra jane njesoj. Po te behen bashke besoj dhe derrin e eger e terbojne se jane shume inteligjent cdo gje qe nxjerrin nga goja dhe fallxhoret do ti kishin zili u dalin. Per mandatin e dyte ky nazarko kryetarin e koperatives do ta qante se eshte i prere fiks

  2. I the more I the po kujt ja the, gomarit Sali e kerricit Lulushe…..qe pellasin nga cerrdhja e hajduteve…eshte mbledh Sala me 200 Hajdute

  3. Rama-pimp says:

    Nazarko, u ka blere 2 per cmimin e nje Rama, ty dhe tet vella

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *