Planet e së ardhmes, Chelsea largon Diego Costan!

16 Mars 2017, 15:49Sport TEMA

Chelsea po mendon të largojë Diego Costan për të sjellë emra të tjerë në skuadër.

Sipas asaj që publikohet te tabloidi britanik “The Sun”, klubi londinez kërkon që të arkëtojë sa më shumë të ardhura nga shitja e sulmuesit të përfaqësueses spanjolle në mënyrë që të mundësojë blerjen e 2 sulmuesve të tjerë dhe bëhet fjalë për Alvaro Moratan dhe Romelu Lukakun.

Futbollisti i Realit të Madridit po mendon seriozisht të braktisë kryeqytetin spanjoll dhe Chelsea duket si opsioni më i mirë për të.

Përsa i përket Romelu Lukakut, londinezët do të kërkojnë të përfitojnë nga situata e krijuar tek Everton me futbollistin që ka refuzuar të rinovojë kontratën me skuadrën nga Liverpuli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje