Prapaskenat në Sarajevë/ Zbardhet pse u ndërpre konferenca Rama-Vuçiç

Konferenca për shtyp e kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk ka shkuar si duhet.

Në fakt, ajo është ndërprerë, për shkak të disa mosmarrëveshjeve mes Aleksandar Vuçicit të Serbisë dhe Edi Ramës së Shqipërisë.

Klan Kosova ka mësuar prapaskenat e asaj që ndodhi në Sarajevë:

Sipas agjendës se publikuar nga qeveria e BH, në fund të takimit të sotëm gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor do të prononcoheshin me radhë në një konferencë për shtyp, së bashku me komisionerin Johaness Hahn.

Por për çudinë e të gjithë gazetarëve të shumtë, konferenca është ndërprerë kur pas kryeministrit të Bosnjës, si i zoti i shtëpise, dhe komisionerit Hahn, i ka ardhur radha kryeministri Vuçic.

Sapo është thirrur nga moderataroja për te marrë fjalën, serbi ka bërë me shenjë nga Edi Rama.

Ky gjest ka lënë të kuptohet se Vuçic i ka hapur rrugën Ramës për të folur.

Ky i fundit, siç merr vesh Klan Kosova, nuk ka reaguar dhe pas kësaj, kryeministri serb është kthyer nga salla dhe ka thënë se mjafton me kaq dhe se nuk ka kuptim te flasin të gjithë.

Pastaj ai ka lëvizur nga podiumi dhe kështu kanë bërë edhe mysafirët e tjerë, duke shkaktuar acarimin e gazetarëve që prisnin prej më shumë se një ore.

Më pas gazetarë të pranishëm që kanë arritur të kapin diçka nga  një shkembim fjalësh në anglisht mes kryeministrit serb e atij shqiptar, në korridorin që çonte për në sallën e konferencës së shtypit, kanë treguar se Vuçic ka thënë me zë të lartë, se ishte përgatitur të denonconte arrestimin e një militanti të partisë së tij në Kosovë.

Ky i fundit, sipas shefit të qeverisë serbe, ishte arrestuar sepse kishte në makinë posterët e kampanjës elektorale të partisë së kryministrit serb.

Kryeministri Rama mësohet t’i jetë kthyer Vuçicit me përgjigjen: “Duhet ta dish, se nëse ti e thua këtë në konferencë unë do të them: ‘Ta kam thënë qe po s’e njohe Kosovën, probleme do kesh’! Dhe do t’i sqaroj unë gazetarët qe nuk është e vërtetë që në Kosovë e kanë arrestuar njeriun tënd, por kane sekuestruar posterët e tu, domethënë kanë arrestuar fotografinë tënde”!

Muhabeti rreth “arrestimit të fotografisë” është pritur me të qeshura nga të pranishmit, ndërsa krejt në fund kryeministri Vuçic ka preferuar ta lërë me kaq dhe të evitojë replikën e radhes së kolegut të tij shqiptar.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Prapaskenat në Sarajevë/ Zbardhet pse u ndërpre konferenca Rama-Vuçiç”

  1. DETARI Atlantidhes @ says:

    Edi Rama !
    Ky gjigand Ballkanas !
    Vetem prestigj dhe krenari na jep ne shqiptareve te vertete qe jemi vetem shqiptare,kaq thjeshte !

  2. SKENDER-BEU says:

    JA LUMSHA KRYEMINISTRIT RAMA QE E KABERE TE DUKET SI ESHTE KAQOLI SERB.

  3. pedro i ri says:

    Rames nuk ja del dot gjithe Serbia dhe PD bashke ,,,, jo me nje spurdhjak si Vucic

  4. Aleksander says:

    Edi Rama je 1 !

  5. Xen deledashi says:

    Krahasoni tani Ramën më shpellarin Berisha…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *