Projekt për treg të përbashkët ballkanik, Hahn: Gjenerohen 80 mijë vende të reja pune

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Liderët e Ballkanit  Perëndimor kanë diskutuar  mbi krijimin e një tregu të përbashkët që pritet të sjellë  rritjen e shkëmbimeve tregtare.

Në Samitin e Sarajevës liderët kanë dialoguar për disa plane që mund të ndërmeren me qëllim  forcimin e ekonomive rajonale.

Në konferencën e mbajtur për mediat, Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, deklaroi se nëse do të ketë vullnet të fortë për zbatimin e këtij projekti, në rajon mund të gjenerohen 80 mijë vende të reja pune.

Eurokomisioneri beri thirrje për bashkëpunim mes vendeve te rajonit.

“Ne po takohemi në këtë Samit ndërsa disa nga vendet tuaja po përballen me kriza të brendshme politike, disa prej të cilave po përballen edhe me tensione etnike.

Nga ana tjetër po përballemi me ndërhyrjet e Lindjes teksa ende nuk është e qartë politika e SHBA në këtë rajon,” tha Hahn.

Tregun e përbashkët për Ballkanin perëndimor, ai e cilësoi si bazën kryesore për anëtarësimin e këtyre shteteve në BE.

Hahn gjithashtu propozoi heqjen e pengesave të qarkullimit të mallrave dhe kapitalit.

BE e kupton situatën jo të qetë në rajon. Shefja e politikës së jashtme vizitoi shtetet e Ballkanit Perëndimor një javë më parë për të dhënë mesazhin e qartë se ne jemi me ju, për më tepër edhe mbledhja e Këshillit të Europës konfirmoi të ardhmen tuaj europiane.

Mesazhi im sot është i qartë, përdoreni këtë dritare mundësie jo vetëm si shtete më vete por si një rajon i vetëm. Tensionet nuk kane sjellin asgjë pozitive”, u shpreh në samit Hahn.

Në takimin e kryeministrave në Sarajevë me mikpritësin Denis Zvizdiç, marrin pjesë kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç, i Shqipërisë Edi Rama, i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i Kosovës Isa Mustafa, ndërkohë që Maqedoninë e përfaqëson kryeministri teknik Emil Dimitriev./ad

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *