mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

Qeveria akordon 2 milionë euro për “TV Klan” dhe “Top Channel”

Një projektligj i dorëzuar në Kuvend parashikon vënien e një fondi më të madh se 5 milionë euro në dispozicion të mediave audiovizive me qëllimin e kompensimit të kostove të tyre për kalimin në transmetimet numerike.

Nga Aleksandra Bogdani

Qeveria synon të paguajë faturën e dixhitalizimit të mediave në Shqipëri, duke vënë në dispozicion të operatorëve audiovizivë privatë një fond që i tejkalon 5 milionë euro.  Një projektligj i propozuar nga ministria e Financave dhe ministria e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, i depozituar në Kuvend më 13 mars 2017 parashikon kompensimin e pjesshëm të kostove shtesë për investimet në teknologji që shoqëruan kalimin nga transmetimet analoge në ato numerike.

Sipas projektligjit, 1/5 e fondit do t’u vihet në dispozicion operatorëve ekzistues lokalë/rajonalë, të cilët duhet të paguajnë një tarifë për të transmetuar në rrjetin numerik të RTSH-së apo në rrjetet e tjera të licensuara numerike.

2/5 e fondit parashikohet të mbulojë investimet e shkuara dëm të operatorëve me eksperiencë në transmetimet numerike dhe po kaq pritet të përfitohet nga operatorët privatë historikë kombëtarë-Top Channel dhe TV Klan.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Autoritetit të Mediave Audiovizive, 70 operatorë lokalë dhe rajonalë pritet të përfitojnë nga fondi i vënë në dispozicion për të mbuluar një pjesë të kostove të tyre për transmetimin në rrjetet numerike.

Ndërkohë, operatorët me eksperiencë në platformat numerike, të cilat pritet të kenë akses në kompensim, sipas të dhënave të AMA janë Vizion +, Digitalb, Tring, Supersport dhe Alsat.

Në projektligjin e dorëzuar në Kuvend dhe relacionin shoqërues thuhet se ky vendim nuk do të shkaktojë kosto për buxhetin e vitit 2017, pasi do të mbulohet nga dhënia e të drejtave të përdorimit të frekuencave të Dividentit Numerik 1 për kompanitë celulare. Aktualisht, Dividenti Numerik 1 vazhdon të jetë i zaptuar nga operatorët që transmetojnë në analog.

Qeveria parashikon që AKEP të sigurojë rreth 80 milionë euro të ardhura nga dhënia e frekuencave të Dividentit Numerik 1 dhe 10 për qind e këtij fondi do t’u kthehet mbrapsht operatorëve televizivë.

“Ky ligj ka për qëllim të krijojë kushtet për lirimin e Dividentit Numerik 1, që përdoret aktualisht për transmetime audiovizive, dhe vënien e frekuencave të tij në përdorim të rrjeteve të komunikimeve të lëvizshme, sipas legjislacionit në fuqi për komunikimet elektronike dhe mediat audiovizive,” thuhet në projektligjin e dorëzuar në Kuvend.

Projektligji i jep të drejtën Autoritetit të Medias Audiovizive, AMA të administrojë fondet e kompensimit financiar për mediat audiovizive. Ai përcakton gjithashtu se subjektet që kanë ndërprerë aktivitetin, ato që nuk afektohen nga kalimi i transmetimeve nga analoge në numerike dhe subjektet që kanë detyrime ndaj AMA-s të përjashtohen nga e drejta e kompensimit financiar.

I nisur prej qershorit 2012 si një kusht i Bashkimit Europian, procesi i dixhitalizimit në Shqipëri është shoqëruar me zvarritje të shumta, akuza për favorizime dhe procese të vazhdueshme gjyqësore.Përgjatë kësaj kohe, AMA çeli dy herë procedurën për shpërndarjen e pesë licensave numerike kombëtare, por dështoi t’i përmbyllte ato.

Në mars 2016, Gjykata Administrative e Tiranës vendosi t’u japë tre prej licensave subjekteve “Top Channel”, “TV Klan” dhe “Digit-Alb”. Më pas, AMA i dha licensën e katërt operatorit Vizion Plus dhe më 27 janar 2017 shpërndau edhe licensën e fundit për kompaninë ADTN, e cila  zotërohet gjithashtu 100 % nga Digit-Alb.

6 komente në “Qeveria akordon 2 milionë euro për “TV Klan” dhe “Top Channel””

  1. enter dobici janulles says:

    Edi Rama per varfanjaket Alexander Frangaj dhe Vjollca Hoxha ka miliona euro kurse per pensionistet milioner, jep sa per 3 kafe ne muaj.Gjithmon si familje kemi votuar per Ps kete radhe diten e votimit kemi vendosur te rrim ne shtepi, prandaj Rama 1 milion shuplakat te pakten ti llogaris – 7 shuplaka nga familja ime.Sa per hajdutet dhe vrasesit Pd Lsi dhe opozites as na shkon ne mendje te votojme ndonjeher.BOJKOT.BOJKOT BOJKOT.

  2. saliu says:

    dmth me leket tona more plehra ju ndihmoni biznese private qe per nje sekonde reklame ta rrjepin skalpin. hajde qeveri hajdute dhe media te kapura hajde po ketu tek ne nuk ka popull se ne asnje vend te botes nuk keqmenaxhohen dhe shpenzohen ne menyre kaq kriminale parate e taksapaguesve shqiptare. PLEHRA.

  3. sokol says:

    Kjo eshte e turpshme! Permendet vetem Top-Channel dhe TV Klan, por nuk permendet Digitalb, i cili prej me shume se nje dhjetevjecar ka okupuar 4 frekuenca per transmetimet e tij te palicensuara. E kuptoni, nje TV i jashtligjshem do kompensohet per investimet e tij!
    Sigurisht po paguhen per sherbimet ndaj qeverise se sotme, gje qe nuk e ka bere kaq hapur asnje qeveri.
    Nderkohe, RTSH, jo vetem do paguaje mbi 23 milione euro per projektin e digitalizimit, por do paguaje edhe TVSH mbi keto para. Kete ben qeveria e sotme per RTSH, te cilen do qe ta falimentoje plotesisht.
    Eshte detyrim ligjor i qeverise qe te financoje projektet madhore te RTSH. Kurre nuk e ka bere!

  4. Kritizeri says:

    Po keto media PRIVATE sikur jane pararoje e teknologjise digjitale e tani na u japin parate e shqiptareve per te kompensuar shpenzimet?????

  5. PANDO says:

    bo bo cpo behet , me leket e taxave qe paguajm ne , do te skojne per klan, top chan… etj .
    Ne vend qe 5mil. euro te investohen….. te paktan nja 10 shkolla do te ndertoheshin me keto euro…
    bo bo ky eshte korupsion nen hunden e ketij populli , korupsion ne mese te dites .
    po cpo flas une po ku ka populle te terre jane sevila …………………………………………………………………………………………………………………………………………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X