Shenasi Rama: Interesat e errëta që fshihen pas çadrës së PD. Kjo parti do zhduket me vdekjen e Berishës...

16 Mars 2017, 09:22Politika TEMA

Shenasi Rama, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, mendon se protesta maratonë e opozitës shqiptare para Kryeministrisë është një përpjekje për t’u afruar me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Gjatë një interviste për Shqiptarja.com, Rama ka renditur interesat e kamufluara, të cilat sipas tij shpjegojnë radikalizimin e Partisë Demokratike, duke listuar si një ndër kryesoret tentativën për t’u afruar me Ilir Metën.

Po ashtu, Rama e sheh çadrën e opozitës edhe si një shprehje e përplasjes së brendshme midis grupeve të PD. Sipas tij, ndonëse Berisha vijon të sundojë, grupe dhe individë të caktuar janë përfshirë një luftë për mbijetesë në Partinë Demokratike. Rama tha se vendi është në prag të destabilizimit, edhe pse sipas tij, palët politike e gjejnë gjuhën e përbashkët ku u intereson.

-Z. Rama, opozita shqiptare, prej katër javësh vijon një protestë maratonë para Kryeministrisë, si formë presioni ndaj shumicës për krijimin e një qeverie të përbashkët, e cila sipas saj do të garantonte zgjedhje të lira. Në këndvështrimin tuaj, çfarë fshihet realisht pas radikalizimit të PD, pikërisht në prag të zgjedhjeve parlamentare?

Nga një anë veprimi i protestimit është për t’u përgëzuar. Qeverisja ka qenë e korruptuar, e kriminalizuar, e kanabizuar dhe moralisht e qelbëzuar. Nga ana tjetër, fatkeqësia është që nuk proteston populli, por protestojnë pikërisht ata që e kanë sjellë vendin në këtë gjendje së bashku me qeveritarët e tanishëm. Por, radikalizimi i PD nuk bëhet për të mirën e shqiptarëve, për vendosjen e shtetit të duhur, por për interesa të tjera.

Tashmë PD është një parti elektorale dhe mobilizimi i saj ndodh pikërisht për arsye të zgjedhjeve që po afrohen shpejt. Këtu janë shtatë arsye kryesore pse PD sillet në këtë mënyrë. Së pari, PD kërkon të mobilizojë bazën e mbështetjes së vet dhe t’i tensionojë, por jo aq sa të këtë përplasje sepse kjo i intereson as PD-së vetë.

Së dyti, PD kërkon të paraqesë ekipin e vet drejtues si të aftë dhe si kundërshtar të PS dhe të Edi Ramës. Mirëpo këta si Lulzim Basha e të tjerët jo vetëm nuk janë Sali Berisha, por nën rrogoz janë pjella të të njëjtit mekanizëm dhe punojnë së bashku me Edi Ramën.

Së treti, PD kërkon të ruajë monopolin e opozitës. Mirëpo edhe në këtë pikë opozita e vërtetë po bëhet jashtë asaj çadre. Mund të them se aksioni mbarëkombëtar i Bleta Shqiptare që shpërndau dhjetëra mijëra fletëpalosje ndërgjegjësuese në shumicën e qyteteve kryesore shqiptare nga Tirana, Elbasani, Shkodra Vlora, Gjirokastra e të tjera, ishte më shumë se sa opozita e fjalimeve që mbahen në çadër.

Së katërti, PD kërkon të bindë Ilir Metën se duhet të qeverisë me të. I gjithë synimi ishte dhe është të mbahet një flakë ndezur që të ofrohen arsyet për Ilir Metën, i cili në dy javët e ardhshme duhet të vendosë se me kë do të qeverisë, sepse ky është edhe fakti i pashmangshëm i mbas zgjedhjeve.

Ilir Meta e din se vetëm po të jetë kryeministër i ka garancitë që të mos kalojë në ato mekanizma që ai i njeh mirë dhe që ia kanë përgatitur aleatët. Së pesti, PD kërkon të bëjë atë që iu intereson të gjithë palëve, që të shmangë vëmendjen nga problematika e ngarkuar, por edhe nga interesat e të huajve dhe të fitojë kohë që të mos merret njeri me gjërat e tjera.

Së gjashti, kjo është edhe një shprehje e përplasjes së brendshme midis fraksioneve të PD-së ku megjithëse sundon Saliu, tani nga grupe dhe individë të caktuar po bëhet një luftë e ashpër për mbijetesë. Së shtati, me që nuk dihet në se do të ketë zgjedhje në qershor, e ndoshta edhe nuk duhet të ketë në këto kushte, kjo protestë krijon gjithnjë mundësinë që të plasë sherri që iu shërben edhe këtyre.

-Në kushtet kur, ngujimi i opozitës duket sikur i ka bashkuar me tej Ramën dhe Metën, a shihni ndonjë rrugë për daljen e PD nga ky tunel politik?

Nuk ka bashkim midis Edi Ramës dhe Ilir Metës, ose të paktën unë mendoj kështu. Edi Rama e prishi paktin me Ilir Metën dhe Ilir Meta ka dy vite që nuk gjen paqe. Mirëpo Edi Rama dhe Ilir Meta do të rrinë bashkë deri në pikën e fundit, sepse këta i kanë bërë partitë për të mjelë shtetin dhe e kanë të vështirë të ndahen nga mjelja e shtetit dhe e shqiptarëve.

Por, këta do të rrinë bashkë vetëm nëse në zgjedhjet e ardhshme Ilir Meta bëhet kryeministër dhe merr përqindjen më të lartë të mjeljes së shtetit. Mund të rrinë edhe në koalicion, por mbas koalicionit, Meta, po nuk u bë kryeministër e bën një mocion votëbesimi dhe e ndërton qeverinë me PD, në varësi të numrave. Tuneli duket pa dalje, por ka shumë dalje dhe është vetëm çështje kohe dhe llogarie.

-Pasoja e parë e këtij pështjellimi politik është shtyrja e Vetingut dhe për rrjedhojë bllokimi i të gjitha institucioneve të drejtësisë së re. A po e saboton politika e Tiranës reformën në drejtësi duke provokuar hedhjen në erë të investimit më të madh amerikan dhe evropian për ta kthyer Shqipërinë në një vend normal?

Verifikimi i figurave është një proces normal gjithkund. Investimi ka qenë vërtetë i madh, por nuk ka qenë investimi i duhur për parinë që e ka luftuar dhe deformuar në çdo hap. Në këtë shtet, si e kam thënë gjithë kohën, paria kriminale e Tiranës do të bëjë çdo gjë për të penguar drejtësinë dhe me ose pa këtë protestë, ia ka arritur.

Nuk ka verifikim figure e sistem që funksionon dhe që e bën këtë vend normal pa ndërruar parimet në bazë të të cilave funksionon ky shtet dhe kjo shoqëri. Shtetin shqiptar do ta bëjnë normal vetëm shqiptarët që do të duan të punojnë për shtet-kombin e tyre. Protesta nuk ka lidhje me hedhjen në erë të këtij procesi që ka lindur i dështuar.

-Z. Rama, ka disa përbetime të Lulzim Bashës, se nuk do të lejoje zhvillimin e zgjedhjeve të 18 qershorit. A mund të kthehet në një realitet politik ky kërcenim?

Po. Mund të kthehet. Por përbetimet nuk janë bindëse sepse e shkuara tregon që këta e gjejnë gjuhën kur iu intereson.

-Në rast bojkoti të zgjedhjeve, a rrezikon PD të shpërbehet apo mund të destabilizohet vendi?

PD nuk shpërbëhet, sepse ajo mbahet me Sali Berishën e me askënd tjetër dhe sa të jetë gjallë Sali Berisha, do të jetë edhe PD. Si edhe e kam thënë me kohë, PD do të vijë duke u tkurrur, por jo duke u zhdukur. Të gjithë këta po bëjnë çdo gjë që të mbajnë gjallë ndasitë që iu shërbejnë për të mbajtur shqiptarët nën kontroll. Shteti shqiptar është thellësisht një shtet policor, por është edhe shumë i destabilizuar dhe në prag të destabilizimit real.

Arsyeja është se deri vonë politika kontrollonte krimin. Tani krimi dhe familjet mafioze iu kanë dalë nga duart politikanëve. Dhe përplasja është për interesa reale dhe jetike.

-A po kërkon Sali Berisha një garanci nga Perëndimi që të mos preket nga drejtësia e re?

Këta i kanë kërkuar garancitë dhe i kanë marrë në forma të ndryshme. Sepse nuk është vetëm Saliu, por janë të gjithë. Nuk është problem i drejtësisë së re apo të vjetër, sepse nuk ka drejtësi të re me njerëz të vjetër, ashtu si ka drejtësi e politikë të vjetër me njerëz të rinj.

-Në një këndvështrim më të gjerë, grindjet politike në Tirane, Prishtine dhe Shkup, apo e zbehin fuqinë dhe rolin e shqiptarëve në Ballkan?

Po tashmë duhet ta pranojmë se ne jemi thjesht shtete protektorate e mandate ndërkombëtare, herë të shpallura e herë të pashpallura dhe fuqia e vërtetë, vjen kur ke shtet real. Ajo që mungon është një platformë kombëtariste që iu shërben të gjithë shqiptarëve dhe që i ndjek me koherencë e kontekstalisht interesat shqiptare dhe zhvillimet në rajon.

Por bashkësitë shqiptare ose sundohen nga pakicat, siç ndodh realisht në shtetin shqiptar, ose janë të paralizuara nga pakicat si është rasti i Kosovës, ose janë shtojca të kombeve më të mirëorganizuara si në Maqedoni, ose thjesht të përdorura nga shumica sunduese si në Mal të Zi e në Luginën e Preshevës.

11 komente në “Shenasi Rama: Interesat e errëta që fshihen pas çadrës së PD. Kjo parti do zhduket me vdekjen e Berishës…”

  1. "H says:

    Te dija me te mencur o Shinasi, ke bere nje rezyme mediokre, qe as vete se kupton se cfare do te thuash.
    Edi Rama seshte nga ata qe kerkon te mjele pushtetin dhe mos e barazo me Ilir Meten, po Edi Rama ka rene ngushte me Ilir Meten, se si nje i pabese qe eshte, e dredh sa here i preket interesi.
    Ilir Meta, Ben Blushi jane percaktuar nga Katovica si pasaardhes, te issh bllokmeneve dhe ne cdo rast, do te tentojne percarje.

    1. me thene te drejten says:

      Amin kur do shpetojme nga Sali Derrisha dhe PeDe-ja!!!!
      Ate dite do jete feste kombetare ?

      1. zaho says:

        Hajde te na e rruash o kelysh i bushtres komuniste ! “Me thene te drejten”

  2. dash says:

    Pergjigjet me duken diplomatike dhe elektorale,pak te pergjithshme,…nuk jam kunder Sh.Rames por s’me duket se E.Rama po perpiqet te pengoje Vetingun, ne se ka gjera qe si dime do merren vesh me vone…gjykojme ne baze te fakteve jo te llafeve te shqupit…

  3. Enea says:

    PD eshte nje parti fashiste, e eger e dhunshme,dhe pa asnje vizion e destinuar te tkurret e te zhduket gradualisht.

  4. dash says:

    Me nje gje s’jam dakort ,nuk jane te gjithe njesoj, E.Rama nuk eshte Jesu Krishti po s’eshte kriminel dhe eshte me atdhetari i politikaneve qe kemi sot…gabime jane bere sa te duash po kjo eshte qeverisja me e mire pas ’90 es…

  5. iDude says:

    Ky ka qene dhe eshte i pjerdhur nga trute… Vuan nga sindroma e emigrantit te parealizuar as ne vendin e tij as ne ate ku ka emigruar. Rast tipik i hibriditetit identitar, thene ndryshe hermafrodite, as mish as peshk, as mashkull as femer, as shqiptar as amerikan…

    Gjynah thoshte turku.

  6. Donela says:

    Po krahasove Berishen me Ramen nuk ke thene asgje,eshte poshteruese per kedo me dy pare mend ne koke.

  7. Bushi says:

    Zoti Shinasi! I kame ndjekur vazhdimisht shkrimet e tua dhe i kame vleresuar maksimalisht. Por sot me kete shkrim nuk jame shume daskord me ty,kur ti bene bashpunetor Edi Ramen per mos miratimin e vetingut apo te reformes ne dsrejtesi,me Berishen apo Bashen. Ne jetojme ne shqiperi,dhe po i degjojme e po i shikojme kushe e do dhe kush nuk e do reformen ne drejtesi.Asnje tjeter nuk e do me shume reformen ne derjtesi sa Edi Rama.Ai eshte bashkuar faktorit nderkombetar (Amerike dhe BE-n) qe kjo reforme te behet sa me pare, pasi eshte dhe vullneti i popullit shqipetare.Edi Rama,e do reformen dhe vetingun,se ai vete nuk eshte i inkriminuar si Sali Berisha dhe Basha qe kane vrare njerez,shqiptare te pafajshem.Prandaj Berisha dhe Basha nuk e duan reformen,dhe nxierin pengesa nga me te ndyshmet.Ne po e shikojme me syt tan sa mira po punon Edi Rama,dhe populli do ta votoi perseri.

  8. Alban Dega says:

    From: [email protected]
    Date: April 2, 2012 at 11:31:
    From: Alban Dega [email protected]

    Opinione

    VRASESI SERIAL ….

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sot mbushen plot 21 vjet nga vrasjet makaber te 2 prillit 1991 ne Shkoder.
    Nder e lavdi heronjve te 2 prillit! U qofte i lehte dheu i Shkoderloces!
    Drite u paste shpirti heronjve te 2 prillit !
    U vrane me arme serbe!
    U vrane me plumba serbe!
    Vrasja e tyre u urdherua e u pagua nga mercenare shqipfoles te Beogradit qe synonin ta fusnin Shqiperine e raskapitur e drobitur nga katrahura komuniste ne nje kasaphane e gjakderdhje.
    Pse…. Vetem qe te ngrinin karriken e tyre, poltronat e tyre neokomuniste mbi shkulmet e gjakut te paster e te dlire shqiptar te Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekes e dhjetra te tjereve.
    A nuk jane po ata mercenare te Beogradit qe e deklaruan ashiqare para shqiptareve ne janar te vitit te kaluar se jo kater e katerdhjete por edhe mijera do te vriteshin prej tyre per te mbrojtur karriken e poltronat e tyre te ngritura mbi gjak.
    A nuk e pat thene vete babai i tyre Lenini se pushteti eshte me veshtire te mbrohet se te ftohet!
    E kush eshte vrasesi!?
    … Jo dorasi! Urdheruesi!
    … Jo Ekzekutori ! Kryekzekutori!?
    Vrasesi i 4 heronjve te Shkodres eshte vrasesi i Remzi Hoxhes, qe i zhduken edhe kufomen…
    Eshte vrasesi i mbi 4000 shqiptareve ne 1997-en…
    Eshte vrasesi i Otrantos…
    Eshte vrasesi i Azem Hajdarit …
    Eshte vrasesi i Gerdecit!
    Eshte vrasesi i 4 protestuesve te 21 janarit 2011…!
    …. Eshte vrases serial…
    Drejtesia vonon… Drejtesia nuk harron as vrasesin serial dhe as bashkepunetoret e tij !
    Vrasesi serial eshte vrases i Shqiperise!
    Jo vetem i saj, por edhe i enderrave te shqiptareve, i aspiratave te tyre ” e Duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” ” E duam Shqiperine si Amerika demokratike!”
    Eshte ai qe ne vend te Evropes dhe Amerikes po i con shqiptaret e Shqiperine drejt Azerbajxhanit e drejt Butanit!
    Vrasesi serial eshte ai qe mos qofte !

  9. Rigoni says:

    Po ti ke krijuar edhe Parti me koshere bletesh more Shinasi,me keto mend do besh kariere ti ?Nuk paske mesuar gje ne imigrim,pale por edhe ne Amerike!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje