Shqipëria, vendi që iu është përkulur gjithmonë horrave e të fortëve….

Nga Afrim Krasniqi

 

Ju kujtohet filmi “Kumbari”? Secili prej shefave të familjeve kriminale që vritej nderohej pafund dhe numri i qytetarëve që u puthnin dorën rrugëve drejtuesve të familjeve mafioze ishte pafundësisht i madh. Ju kujtohet “Eskobar”? Edhe atë e adhuronin, edhe atij i puthnin duart, edhe atë e shihnin si bamirës, madje në varrimin e tij në shenjë mirënjohjeje morën pjesë mijëra qytetarë nga zonat e varfra. Ju kujtohet gjenerali ynë Xhaferi? A nuk i këndonin këngë, e prisnin me brohoritje, zinin radhën për të bërë foto me të? Sa më shumë u merrte para qytetarëve aq më shumë e adhuronin…A nuk pritej e përcillej nga media, politikanë e qytetarë Zani në Vlorën e 1997 apo modelet e tij në rrethet e tjera? A nuk quheshin nga media e komuniteti lokal, “djali ynë”, “bamirës”, Robin Hudi modern”? Janë detaje në vende të ndryshme dhe në kohë të ndryshme, por një “melodi” të njëjtë: të nënshtruarit, të varfrit, turmat janë e mbeten adhuruesit e “të fortëve”, shohin tek ata heroin, bamirësin, shpëtimtarin e tyre! Herë sepse paguhen prej tyre, herë veprojnë ashtu sepse nuk janë në gjendje të kuptojnë dallimet midis të mirës dhe të keqes, midis dijes dhe padijes.

Shqipëria e sotme nuk ka as Kumbar, as Eskobar, as Robin Hud. Shqipëria ka ca të “fortë” që kanë pushtet e para, krijuar nga burime të paligjshme, që kanë krijuar parajsa fiskale në zonat ku drejtojnë, që janë marrë “me të gjitha” në “rininë” e tyre dhe që kanë lidhje politike, shpesh konsensuale, dhe që vitet e fundit, vendosën të bëjnë një hap më përpara, – kaluan vetë në politikë. Shikoni sesi reaguan ca turma në Kavajë kur dokumentet treguan se shefi i qytetit të tyre kishte CV me rekorde negative? Bënë protesta, peticione, e shihnin si hero, akuzat i konsideronin padrejtësi. Shikoni sesi reaguan disa banorë të tjerë në Delvinë, kur më i pasuri prej tyre doli se kishte aktivitet kriminal. Shikoni çfarë ndodhi këto ditë kur në prokuroria kërkoi shkarkimin e dy kryetarëve të bashkive. U gjetën ca të rinj, u nxorën përpara kamerave televizive në “miting” solidariteti me të “fortin” e zonës, duke e konsideruar atë hero, bamirës, reformator, viktimë të politikës dhe viktimë të padrejtësisë. E mbrojtën, e shihnin si bamirës, si njeriu model që u ishte ndodhur pranë në ditë të vështira! Shikoni si reaguan turmat partiake kur udhëheqësit e tyre u shfaqen në skandale korruptive apo u përballën me procese gjyqësore. Turmat partiake vunë kujën, i mbrojtën me fanatizëm, i shihnin si modele frymëzuese, heronj dhe bamirës, dhe modele të tilla të korruptuara i konsideronin viktima të padrejtësisë.

Shikoni si sillemi me politikanë që shkarkohen për skandale korruptive apo humbin zgjedhjet për shkak të skandaleve korruptive! U bëjmë surpriza mediatike, u thurim lavde, i përqafojmë, qajmë dhe besojmë se me ikjen e tyre po afron fundi i botës! Shikoni si sillemi ndaj atyre që abuzojnë me votat tona, me besimin tonë, me pasurinë tonë, me institucionet tona. Ngrihemi në këmbë t’i nderojmë sa herë ata futen në salla, lokale apo konferenca; mund të harrojmë të urojmë prindërit për ditëlindje por nuk harrojmë kurrë të urojë shefin e partisë për ditëlindje; u lutemi të bëjmë një foto me të, ua qajmë hallin sa vuajnë, lodhen dhe u kërkojmë 100 herë falje nëse arrijmë të shqiptojmë një kritikë të lehtë përpara tyre!

Ju kujtohen skena me studentë të ekselencës që priten e përdorën nga zyrtarë që kurrë në jetën e tyre nuk kanë përfunduar një libër së lexuari, përvec librit të shefit të tyre? Ju kujtohet koha kur patëm ministër një njeri që deshi 16 vjet të mbarojë 4 vjet shkollë të lartë, apo kur disa ministra/ish ministra, deputetë, ish deputetë, kryetarë bashkie, ish kryetarë bashkie…të mbytur në skandale korruptive dhe akte banaliteti na zënë ekranet televizive, na marrin peng festat kombëtare, na marrin peng administratën dhe interesin publik, na tregtojnë e betonizojnë vlerat historike dhe na kontrollojnë votën tonë elektorale? Ne nuk patëm një kryeministër që shkonte në bibliotekë, por patëm kryeministra që shkonin rregullisht në kazino, ne nuk patëm liderë politikë që jetojnë në banesat e tyre të fëmijërisë, por patëm e kemi liderë që po ngrenë vila luksoze në pjesët më turistike që na kanë mbetur, nga Dajti në Dardhë, nga Velipoja në Vlorë, nga Gjiri i Lalzit, deri në Tushemisht, Razmë dhe Farkë.

Imagjinoni gazetarë, biznesmenë jopolitikë, poetë, piktorë, mjekë, juristë, ekonomistë dhe kategori të tjera me njëfarë arritjeje në jetë, – që përkulen përpara këtyre horrave, që ndjehen të lumtur nëse arrijnë të marrin numrin e telefonit të tyre, që festojnë në familje nëse arrijnë të marrin ndonjë urim ditëlindjeje prej tyre, që pranojnë të keqpërdoren si vitrinë në mitingjet dhe mbledhjet e tyre luksoze & elektorale! Cili i refuzoi? Asnjë. Cili i denoncoi? Asnjë. Si është e mundur që një shoqëri që nxori Fishtën, Nënë Terezën, Poradecin, Çabejn, Kadarenë, – si është e mundur që një shoqëri e tillë të nënshtrohet kaq lehtë, të pranojë të keqen si model, ta adhurojë të gabuarën, të humbë shikimin e mendjen, të mbetet kaq e varfër në pretendimet për jetën dhe kaq e pafuqishme për të reaguar???

Janë detaje? Jo, 1-2-3 mund të jenë detaje. Kur ka shumë nuk janë më detaje, – janë kulturë, janë mentalitet, janë sjellje, janë sistem mendimi dhe veprimi. Dhe në Shqipërinë e sotme kjo ka ndodhur e po ndodh. Është trishtim kur e sheh, është fyerje kur na paraqitet si vlerë, është zhgënjim për aspiratat që kemi pasur, është krim ndaj të sotmes dhe të ardhmes së fëmijëve tanë. Brezat pas nesh, nëse nuk do ndryshojnë e të na kapin me shkelma për fajet që kemi bërë e po bëjmë, – me siguri, do kenë rast të lexojmë shtypin e sotëm, kronikat e sotme, bëmat e sotme, – dhe do arrijnë të kuptojnë së paku se modelin e Kumbarëve apo Eskobarëve nuk e sollëm nga larg, – i kishim dhe i kemi brenda nesh!

Pallate ka pasur e do ketë, beton ka pasur e do ketë, makina ka pasur e do ketë, parti ka pasur e do ketë, shtet burokratik ka pasur e do ketë, por dija dhe sistemi i dijes ka munguar dhe duket se do të mungojë gjatë, aftësia jonë për të zgjedhur të mirën dhe jo midis të keqes më të vogël, do vijojë të jetë e njëjtë për një kohë të gjatë. Dhe kjo është trashëgimia më negative që po u lemë fëmijëve tanë!

REMOTE_ADDR:[]

23 komente në “Shqipëria, vendi që iu është përkulur gjithmonë horrave e të fortëve….”

  1. F/KRASNIQ ! says:

    SALI BISHA juaj mendermethane O KRASNIQ..për shumë arsye nuk duhet të lihet i lirë, jo vetëm se përbën një rrezik eventual për destabilizimin e vendit por së pari ai ka llogari për të larë me drejtësinë.

    SALI BERISHA I AFERIM KARSNIQIT ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi. Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut.
    .
    SALI BERISHA I AFERIM KARSNIQIT duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër.

    Me këtë rast SALI BERISHA I AFERIM KARSNIQIT duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës. Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim. Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë
    .
    Për këtë krim të përbindshëm, SALI BERISHA I AFERIM KARSNIQIT duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij.

    Akoma më tej SALI BERISHA I AFERIM KARSNIQIT duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare. Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin.

    Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi
    dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë
    askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë
    edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës
    e bashkëpunëtorëve të tij KU DHE TI JE NJE NGA ATO FELLIQSIRA
    QE ME LEKET E QEVERISE KRIMINALE TE BERISHAJVE SHKOVE NE GJERMANI.
    .PER TU PERDORUR ME VONE SI KAMIKAZ MEDITIK
    ME KETO ARTIKUJ QE I VJEN ERA I PARAVE TE KRIMIT TE SALISERBIT

    1. Liko says:

      Sali Berisha mundet te kete bere shume krime dhe pergjigjet para ligjit. Une do te bej vetem nje veretje. Rremzi Hoxha nuk ka qene hetues i ish Presidentit te Republikes kushdo qofte ai Sali apo X. Rremzi Hoxha ka qene pronar i nje punishtje duroalumini ne Tirane dhe njeri pa aresim . Po te kete kaluar nga duralumini tek hetimi i ketyre permasave, cfar i bjen te jete ? Une mendoj se ne fillim budalla e pastaj ndofta agjent i nje sherbimi te huaj se kete detyre ai nuk e kishte, ose eshte shpifje me partizane e balliste…. Ne komente duhet te flitet me baza jo me deshira e shpifje. Shteti shqiptar per Rremzi Hoxhen ka dhene vendim ne tre shkallet e gjykimit te tij. Eshte denuar Ilir Kumbaro me 15 vjet burg. Ky Iliri nuk eshte nga eshte Afrimi dhe Saliu.
      Sali Berisha nuk eshte i Afrimit , por per 26 vite eshte i te gjithe shqiptareve me te mirat dhe te keqijat e veta si cdo politikan. Hajde dhe tregoj te mirat dhe te keqijat. Po jo nga je e nga e ke tet eme, jo nga eshte gjyshja e nena e dajes e tj… pallavra.

  2. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Eshte shume e vertet ajo qe shkruan. Por duke qene ne minorance njerezit e mire, ketu rriten gjithmone llum, hipokrite, injorante,

  3. paradoxal says:

    Shume artikull i bukur e i goditur qe i therret ndergjegjes se kombit, me shprese se te pakten ca mendje te zgjohen, ca zera te ngrihen…
    Here pas here gjen shkrime te mira ketu tek Tema. Respekte.

  4. saliu says:

    O AFRIM kto 25 vjet demokraci esht e vertet kjo qe thua , por para 25 vjetesh kishte shtet ku nuk kishte byth as minister dhe as antar i byros politike te bente si i donte bytha ne at koh me kushtetuten dhe ligjet qe kishte shteti ne at koh , ,e at koh kishte çeçua biçak , sot ngrihen kriminel kondrabandist femrash dhe droge dhe bejn si i do bytha me kushtetuten e kti vendi qe esht ber paçavure , kontrolloje gojen dhe mos ipergjiso e i fut me nje thes gjerat ,se o naj beni historin mut ose sterr te zez , ose bor te bardh , ka ngjyrat e veta historia SHQIPTARE mor mik.

  5. saliu says:

    O AFRIM kto 25 vjet demokraci esht e vertet kjo qe thua , por para 25 vjetesh kishte shtet , ku nuk kishte byth as minister dhe as antar i byros politike te bente si i donte bytha ne at koh me kushtetuten dhe ligjet qe kishte shteti ,ne at koh kishte çeçua biçak , sot ngrihen kriminel kondrabandist femrash dhe droge dhe bejn si i do bytha me kushtetuten e kti vendi qe esht ber paçavure , kontrolloje gojen dhe mos ipergjiso e i fut me nje thes gjerat ,se po naj beni historin mut , ose sterr te zez , ose bor te bardh , ka ngjyrat e veta historia SHQIPTARE mor mik.

  6. Adrenalin says:

    O shoku Afrim, nuk është përkulur Shqipëria horrave, por ti dhe takëmi si puna jote keni 25 vjetë që u përkulët Salehëve dhe i mbajtët ata në këmbë për një kocke dhe Salehët mbajtën në këmbë bandit e kaçakë për të frikësuar popullin.
    Shqipëria rroftë e qoftë edhe mbas 1000 vjetësh.

  7. Andrea says:

    Nje nga shkrimet me te mira qe kam lexuar ne shtypin e verdhe shqiptar.

  8. Artan says:

    Krasniqi harron nje gje -qe vete ai ka sherbyer si puthadores, sherbyes, shkrues i porositur, nje fare dordoleci akademik qe leviz permes partive te djathta, kush ti ofroje me teper. Zoteri Krasniqit ja kane permendur me emer dhe date shkrimet e porositura nga pushtetaret e PD-se. Se fundi zoteria ka kapur universitetin dhe shoqerine civile dhe i perdor sipas interesave te tij. ne fakt dukuria e shpjeguar eshte e sakte, por ajo funksionon pikerisht sepse ekzistojne ‘analiste’ te angazhuar politike si Zoteria ne fjale

  9. Krasnij says:

    Nje shkrim djallezor qe perpiqet te barazoje te keqen midis gjithe politikaneve dmth te barazosh Ramen me Sali Berishen, Saimir Tahirin me Flamur Noken e keshtu me rradhe dhe konkluzioni: Fajin e ka populli qe respekton ” te fortet”. Afrim! Ndoshta ti dhe raca jote e keni ne gen servilosjen dhe bythelepirjen ndaj ” te forteve” dhe kjo jo per besnikeri apo ideale por thjesht per perfitime materiale apo “kocka”, ashtu si e keni ne gen ta shisni tek ” i forti” tjeter qe paguan me shume. Shqiptari i zakonshem i uren dhe i perbuz te ashtuqiajturit te fortet qofte ne rruge apo ne pushtet. Shembullin e ke ëara syve: Me 1 meleom vota qeruan me te keqin qe ka nxjere trualli Shqiptar: Te fortin tend S.B dhe sa te jete ai ne PD Shqiptaret do te votojne kumder tij dhe pasuesve te tij. Keto brockulla qe shkruan ti nuk e barazojne kure te keqen dhe mos i bej njerezit per budallenj
    Me fal por keto biseda me “te forrte” nuk besoj se behen as ne kullat e malesise

  10. altun says:

    Ky Afrimi sot punon Ne universitetin e Astrit Veliajt, i cili dihet eshte nje nga ata horrat qe permend, dhe ky i ben aferim astritit dhe i ul kapelen sa here i kalon perballe. Ata qe e njohin e dine qe eshte nje skuth pa bosht as moral e as intelektual.

  11. SKENDER-BEU says:

    ARTIKULL PA KOKE PA KEMBE PA BYTHE,KONSTATON GJOJA TE FORTE NJE KAVAJAS NJE TERMET ,POR LE PA PERMENDUR TE FORTIN E TE FORTEVE ,KRYEMAFIOZIN SHQIPTAR SALI BERISHA QE JA KANE NXJERE DOCIN DHE JA KANE LENE NE PIQI ATA QE PERDORTE PER TU DUKUR I FORTE DIKUR BODIGARDIN E TIJ.HELBETE JU TROPOJANET LEGENA KINI QENE NGA I PARI TEK I FUNDIT SEPSE MBRONI NJERI TJETRIN DHE KERKONI TE TURBULLONI .JENI PA VLERE MEGJITHSE DONI TE HIQENI SI KRYEPATRIOTE.JENI ZERO ME XHUFKE.

  12. Princi (Belgjikë) says:

    Përgëzime zoti Krasniqi! Ju lexoj gjithnjë me kënaqësi.E vërteta është ashtu sikurse e trajtoni edhe ju. Disa nga komentuesit kërkojnë ta parcelizojnë atë duke marrë në mbrojtje “parcelën” e tyre. Për mendimin tim, ata tregojnë kështu se janë pjesë e taborit puthadorës që nuk ka munguar kurrë midis shqiptarëve shumë trima, punëtorë e liridashës.

  13. Jimi says:

    Me demek degjomeni mua “analistin e pavarur”!

  14. 🔌 says:

    Shoqeria shqiptare🚽

  15. Arber Iliri says:

    Kur bie ligji, i forti behet ligj Krasniqi.Shqiptaret per fat te keq pas te Fortit vrases me pushtet Hoxha , ku fjala, veprimi, shenja e tij ishin permbi cdo ligj u shoqerua nga nje kaos qe s’mund te quhej tranzicion, por vetem vjedhje e pasurise publike, zaptim tokash qe ishte nje shenje e madhe se i forti bente ligjin, dhe shteti ti e din se per zaptime tokash paleje, ndertime pa leje, korrupsion, traffiqe etj u bente temmena te forteve , vazhdoi 23 vite e nuk eshte e thjeshte me e nderru.Berisha ne nje fare menyre prishi gjithe staturen kombetare te vlera duke lejuar mospagimin e dritave dhe ujit, eshte me e thelle se nje mosveprim: jo, shkaterroi ndergjegjen e shumices se qytetareve me kete sidomos ata te pashume shkolluar.Kush nuk don me mbajt ca para nga ato qe duhet me pagu.Lazarati kishte marre udhet e botes si lajm ne gazeta e televizione si shtet i droges brenda Shqiperise ai e qeveria e tij as donin t’ja dinin.Pra krimin e madh te Enverit si regjim ku ligjin e bente “i forti”, Enver, e vazhdoi qeverisja e shkerthyer majtas e djathtas, por sidomos djathtas e Salihut dhe tani qe te kthehet ‘THe rule of Law” do te duhen perpjekje shume te gjata e me te mundimshme si ne kohe si ne masa.Nje nga krimet me te medha te bera nga qeverite shqiptare ndaj vlera qe ndertohen e stabilizojne nje shoqeri moderne.

  16. kleptofagos says:

    Afrim i dashur,
    Gjithmone ke shkruar gjera me vlere intelektuale per publikun shqiptar, por edhe sikunder ti vete e ke theksuar ne kete artikull, ky publik, per fat te keq nuk eshte i prirur per te te degjuar sepse ti nuk je pjese e “horrave dhe te forteve” ne Shqiperi. Kjo nuk duhet te te dekurajoje per te vazhduar, sepse ka edhe njerez qe te ndjekin me respekt. Une te falenderoj!

  17. piro_p says:

    z.Krasniqi, nje prej te pakteve me gjykim te pagabueshem, te ftohte, objektiv dhe te paanshem. Perfaqeuses i denje i mendimit te vertete intelektual. E keqja eshte se niveli arsimor, kulturor, edukata dhe sidomos ndergjegja qytetare e ketij populli ka vdekur (nese ka pasur ndonjehere). Njerez si ju jane shume pak dhe akoma me pak ata qe kane kurajon te reagojne.Duhet nje bashkim i njerezve te tille si ju, Bojaxhi, Hasimja dhe shume “anonime” te tjere per te filluar nje levizje shpresedhenese per kete popull qofte edhe si opozite e vogel konstruktive tek e cila qeveria te shihet ne pasqyre.
    Faleminderit edhe njehere per shkrimet e mrekullueshme!

  18. klara says:

    Me nje titull eshte permbledhur gjithe filozofia e sjelljes shqiptare!! I ke rene ne shenje 100% ….
    Kjo saktesi shoqeron gjithmone shkrimet tuaja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *