Takimi i Bashës me të dërguarin e Putinit: Tre pyetjet që mbeten pa përgjigjur

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dita e Verës solli një takim të papritur dhe “të çuditshëm” për Lulzim Bashën, atë me ambasadorin rus në Tiranë, Alexander Karpushin.

Sipas deklaratës së selisë blu, që përpiqet të ilustrojë këtë si një takim rutinë pune, biseda u fokusua tek mundësitë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh, ndërsa ambasadori Karpushin theksoi se vendi i tij është i vendosur në ruajtjen e parimit të mosndërhyrjes në punët e brendshme të një shteti tjetër, në këtë rast Shqipërisë.

E megjithatë, momenti dhe përmbajtja e këtij takimi mbeten mister, mister të cilin 5 radhë të një deklarate për shtyp të PD-së nuk mund ta shuajnë.

Së pari, nuk është Basha ai që ka në dorë të intensifikojë shkëmbimet tregtare midis dy vendeve dhe ambasadori rus e di mirë këtë. Prandaj, nëse nuk kanë folur për çështjet tregtare, për çfarë ka folur Basha me emisarin e Putinit?

Së dyti, ligjshëm lind pyetja se çfarë kupton ambasadori Karpushin me parimin e “mosndërhyrjes”. A bëhet fjalë për të njëjtën “politikë asnjëanësie” që Rusia ndoqi duke ndihmuar me “hakera” fushatën e Presidentit Trump, duke pushtuar një pjesë të Ukrainës, duke dislokuar trupa ushtarakë në Siri apo duke inkurajuar një atentat për eliminimin fizik të kryeministrit të Malit të Zi?

Përtej ngjarjeve me interes global, përse Basha nuk i kërkoi Moskës që në emër të mosndërhyrjes në punët e palëve të treta të mos ndërhyjë në interesat jetike të shqiptarëve, duke u tërhequr nga mbështetja aktive që po i jep Gruevskit për sabotimin e platformës së partive shqiptare në Maqedoni dhe nga lobimi i vendosur i Kremlinit për mosnjohjen e Kosovës?

Pyetja e tretë është edhe ajo më e rëndësishmja që Basha duhet t’i përgjigjet: Çfarë interesash të përbashkëta përligjën këtë takim?

Kjo është një pyetje me rëndësi kritike, duke ditur që Rusia është e interesuara numër një që në Shqipëri të dështojë kalimi i vetingut, çka efektivisht do të mbyllte dyert e integrimit europian, duke vendosur Shqipërinë në orbitën e sferave të interesave ruse.

Në pritje të përgjigjeve që me shumë gjasë nuk do të vijnë kurrë, mbetet domethënës fakti që në ditën kur ambasadori amerikan dhe përfaqësuesit e BE-së në Tiranë, i shprehën të gjithë mbështetjen e tyre ministrit të ri të brendshëm, Fatmir Xhafaj, Basha “drekoi” me të dërguarin e Putinit në Tiranë. Një sinjal i qartë, se dielli i Partisë Demokratike po lind gjithmonë e më nga Lindja.

Deklarata e Ambasadës ruse në Tiranë

Ambasadori Karpushin zhvilloi një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Lulzim Basha.

Bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet e fundit në politikën shqiptare, si dhe për situatën aktuale në rajon, përfshirë këtu në Maqedoni dhe Kosovë. Një vëmendje e veçantë iu kushtua marrëdhënieve dypalëshe Rusi-Shqipëri. Në këtë kontekst Ambasadori rus nënvizoi se parimi bazë i politikës së jashtme të Rusisë është ai i mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera.

Z. Karpushin theksoi gjithashtu se Federata Ruse vlerëson se ekzistojnë mundësi të pashfrytëzuara për të rritur bashkëpunimin ekonomik pragmatik mes dy vendeve tona dhe shpreson se në të ardhmen të punohet për të rritur nivelin e këtij bashkëpunimi. Ambasadori shprehu besimin se një impuls të fortë shkëmbimeve dypaleshe ekonomike do t’i japë takimi në muajin prill në Tiranë i bashkëkryetarëve të Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-Shkencor, si dhe sesioni i ardhshëm i këtij Komisioni qe pritet të mbahet ne vjeshtë, kur të formohet qeveria e re shqiptare.

Ambasadori Karpushin dhe z. Basha e vlerësuan si konstruktiv një komunikim të tillë dhe ndanë një bindje të përbashkët se pikëpamjet e ndryshme në disa çështje nuk duhet të pengojnë përpjekjet për të eksploruar fusha të bashkëpunimit reciprok.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

17 komente në “Takimi i Bashës me të dërguarin e Putinit: Tre pyetjet që mbeten pa përgjigjur”

  1. Luli kush ta nguli ? says:

    Ketij idiotit, Bashes. Edhe zoti ti coje te derguar nuk i ben pune. 7 deputete maksimumi do marin ne 18 qershor.

    1. Lyli says:

      He, e shikoni se nderkombetaret jane me ne!

    2. Tim says:

      Lere cfar thote Lulushi por keta meqe nuk ju a var Amerika dhe Europa po ju kthehen atyre qe i kane krijuar sllavo-ruseve. Duke filluar qe nga shpikja e shtepise se verdhe e deri tek shitja e detit dhe tradhetia ndaj UCK-se dhe Kosoves keta nuk bejne gje tjeter vecse detyrat serbo-ruse. Vazhdoni Sali Pashe Toptani dhe Luzim Xhaferr Deva.

  2. Angjelini says:

    PD, Basha, Berisha dhe banda e tyre kane qene dhe jane filo Serb-Rus. Kjo eshte partia me antishqiptare si kemi patur ndonjehere. Ndaj qendroni larg ketyre hajduteve te cilet kane vrare, shtypur dhe shitur pasurine dhe interesin e vendit.

  3. Lani says:

    Po. Rastesi nuk eshte ai takim. Ndoshta Basha ka menduar edhe ne ate rast per te miren tone, shqiptareve ndaj te na e thone fundja ata qe e mbeshtesin dhe e kuptojne me mire se ne. Eshte lutje per Prof Fugen, Markun, Gjekmarkun, Precin etj. Ai i 55 fundja te mos thote gje se i meret me mend pergjigja qe do jape.

  4. buj says:

    kur flet se : Europa dhe USA duhet te nderhyjne sa me pare se Ballkanin e rrezikon Rusia, KM shqiptar thote te verteten edhe shume qarte per cilindo (pervec atyre qe hane qofte ke cadra)

  5. Tralala says:

    Ky rusi i ka shpjegu Bashes, meqe jemi me greve, si mund te behen zgjedhje te lira ne Shqiperi.

  6. american2016al says:

    Shqiperia duhet te eci perpara duke shkuar ne zgjedhje me apo jo pjesmarrjen e ndonje partie politike,nuk duhet te mbahet peng nga rrugace e mercenare politike qe jane dhe do te jene te humbur.
    Me aktivitete te tilla politike tregon se PD eshte kthyer ne funderrine politike dhe morale.

  7. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: February 25, 2017 at 07:20:53 EST

    MODELI MAQEDONI APO PROJEKTI
    PUTINIST I BANDES SE BERISHES

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    A nuk e pohuan me gojen e vet lideri de jure Lulezim Basha, UDB-shet Sali Berisha, Flamur Noka, Aldo Bumci e shume telalle te Mafias se kjo proteste organizohet sipas modelit Maqedon!
    Jo vetem Maqedon por edhe Serb, Malazez !?
    Cfare eshte ky model dhe kush fshihet pas tij edhe ne rastin e kesaj cadre!
    Eshte modeli i Ruskaja Intelixhensia Axhensia, Agjencise Ruse te Zbulimit, RIA, ish KGB-ja sovjetike e Vladimir Putinit qe ka filluar mesymjen ne mbare Balkanin perfshi edhe Shqiperine, edhe Kosoven…
    Kush i organizoi pergjimet e niveleve me te larta shteterore ne Maqedoni!?
    Kush kurdisi komplotin per vrasjen e ish- kryeministrit te Malit te Zi diten e zgjedhjeve!?
    Kush sajoi gjoja atentantin ne pergatitje dhe municionet kunder Vucicit ne Serbi!?
    Kush organizoi qendren kryesore te sajimit te lajmeve te rreme per zgjedhjet e fundit ne SHBA kunder Klintonit dhe stafit te saj !?
    Kush!? Disa cunake te Veleshit !? Me vjen per te qeshur e per te qare njekohesisht !!!
    Jo vellezer e motra ishin ujqer te vjeter te ish- KGB-se sovjeto- ruse, RIA-s se Putinit, specialiste te mbaruar te kibernitikes dhe te gjuhes angleze, qe kane arritur te futen deri ne makinat e numerimit te votave ne shtetet vendimtare te votave amerikane, per cka jo rastesisht kembengulin si mushka Berisha , Noka, Basha, Mediu, Pollo… te lidhur me njmije e nje fije te fshehta qysh ne mosha gjimnazi me KGB-ne, UDB-ne, Asfaline… me dreqin e te birin e tyre antishqiptar!
    Ndaj largohuni nga ajo cader! Sot! Neser mund te jete teper vone.
    Ajo eshte cadra e modelit Maqedon de jure e RIA ruse de facto modeli i Sali Berishes dhe Mafias se tij jo e juaja!
    Vigjilence vellezer e motra qe na bashkon shqiptaria, gjuha, gjaku kombi !
    Syceltesi!
    Pse ?! Sepse lufta e tyre per dekriminalizim ashtu si ajo per mbrojtjen nga vjedhja e votave … 4 muaj para se ato te zhvillohen e tre muaj para se te filloje fushata elektorale eshte maska, sebepi, preteksti!
    Rimarrja me komplote, pazarlleqe te pista, me Kale Troje ala Vangjel Dule, ala Agron Duka, ala Ylli Manjani, Blendi Koran Toptani e Artur Zheji, ala Fatos Lubonja e Artan Fuga, ala Sazan Guri, ala Genc Pollo. ….ne tavoline e nen rrogoz ala RIA, edhe te pushtetit politik per te ruajtur e mbrojtur me cdo kusht Dinastine e pushtetin ekonomik nga shteti ligjor e Vetingu nga kryereforma e te gjitha reformave te kesaj qeverie reformatore!
    Cfare nuk mund te beje Sali Berisha per pushtet!?
    Per pushtet Sali Berisha nxorri ne prite e vrau Azem Hajdarin! Sali berisha per karrike e pushtet vrau Azemin por sic e kame shkruar ketu e 18 vjet me pare eshte gati te vrase edhe Shkelzenin!
    Cfare jeni ju per Sali Berishen realisht ! Nje mashe, nje vegel per pushtet! Ushtare, numerore, mercenare pa asnje vlere sapo te arrije qellimin e tij!
    Cfare nuk mund te beje ai dhe modelistet e tij ala Maqedon domethene ala RIA per te rifituar e ruajtur sundimin e tyre politik, ekonomik, financiar !?
    Ne bashkepunim edhe me RIA-an , edhe me DIA-an, ish- UDB-ne serbe, me Asfaline greke… Sali Berisha mund te urdheroje hedhjen e nje shashke apo granate, apo qelloje kunder cadres suaj!
    Kur vrau krahun e tij te djathte Azemin per pushtet cfare jeni secili e te gjithe ju per ate!?
    Kjo do te nxirrte situaten nga kontrolli e mund te krijonte tragjedi te reja per familjet tuaja dhe per kryefamiljen tone mbare Shqiperine .
    A nuk veproi keshtu po ky Sali Berishe me vrasjen e Azem Hajdarit duke organizuar nje grusht shteti klasik qe vetem bythelepirja e Fatos Nanos, qe e shkerdheu per 4 vjet ne birucat e Bences, e shpetoi nga burgu i perjetshem qe do te merrte ne cdo shtet me te vertete demokratik te Botes… Te mos harrojme dhe tragjedine masive te 1997-es ! Eshte teper heret per ti harruar ! As Gerdecit! As Otranton… as… as …
    Shen Petersburgu e Moska, Nena e Serbise , Rusia eshte nena e te gjitha te keqijave per shqiparet si popull e si komb, per Shqiperine si shtet historikisht.
    Cdo sakatim e copetim i trojeve shqiptare, cdo masaker serbi- malazezo- maqedono- greke ne to, sic e ka pohuar edhe vete Trocki, kane intrigat, komplotet dhe bekimin e Rusise!
    Jo vetem agjentet e UDB-es Sali Berisha e Lulezim Basha, Flamur Noke Stanishici e Fatmir Medihoxha, Genc Pollo e krejt Korporata e tyre e krimit te organizuar dhe atdheshitjes, por edhe vete Moska hoqi sot maskat e doli hapur kunder qeverise me te suksesshme, me reformatore dhe me ala amerikane e properendimore ne historine e Shqiperise.
    Si Putini edhe zagaret e tyre te Tiranes do korrin disfate te turpshme perballe 97 per qind te shqiptareve qe perkrahin Reformen jetike ne Drejtesi, Vetingun, SHBA-ne e BE-ne.
    Kur Enver Hoxha me ca pushke me gjalme e topa te ndryshkur gjermane trofe lufte i perzuri me bisht ne shale kete shtrige te vjeter dhe krejt Traktatin e Varshaves, Shqiperia ne NATO dhe aleate e Amerikes u kall daten si Putinit edhe kelysheve te tij te Tiranes!
    Shqiperia eshte e shqiptareve jo e tradhetareve dhe e zagareve !

    1. Sali Karaberisha says:

      Bravo! Respekte

  8. valentina says:

    E ku mund te gjej rusia tjeter njeri si lulzim basha qe i shiti grekut detin qe shiti ushtaret e UCK tek serbet pa llogaritur vjedhjet vrasjet qe ka bere kudo qe ka qene minister?Pra lulzim basha eshte me antishqipetari vec shefit te tij sali karaxhicit qe eshte koka e grupit te antishqiptareve.

  9. taqo says:

    Atrikull i dobet ,pa autor ,perifrazon , rezonon ide te vjetra asgje te re …….duket se ruset anashkalojne Ramen , dhe deshirojne te dijne me shume reth opozites ,motivet e sa j dhe perspektivat e reja politike ne shqiperi dhe rajon ………..

  10. NATALI says:

    KETA GARIPAT E CADRES JANE NE METRO APO KANE LAJTHITTUR KUSH NDAHET NGA TUFA E HA UJKU, KY LULUSHI I VETE ZGJEDHUR KM QE I ESHTE BERE NJE FAQE SA BY ,, SMENDON AI DEBIL QE KA DY HOLLANDEZE TE VOGLA DHE AURELIN NE QOFTE SE ESHTE E VERTETE SE KETA DY BB JANE LIDHUR ME RUSO SERBET MENDOJ QE PASOJAT DO JENE TE MEDHA, PER VEC VRASIEVE VJEDHJEVE TURPI ME I MADH ESHTE TE JESH TE JESH ARMIK TRADHETAR I VENDIT TEND,KETU MBAN ERA TRADHETI,MUND TE BEHET PUC PER TE HEQUR,ELIMINUAR QEVERINE DHE VETE Z RAMA , SIRENAT PO BIHEN NUK DUHET TE LIEHEN ZVARE NGA BE USA QEVERIA KA NEVOJE PER NDIHME,ZOTERIJTE E CADRES KERCEJNE E KENDOJNE PINE BIRE HAN BERZOLLA KJO LE TE KUPTOHET DIKUSH JU KA PREMTUAR NDIME

  11. Zgalem says:

    Kot jeni shqetesuar . Nuk ka c’i duhet Luli , Putinit . Luli kurre nuk ka per te perfaqesuar ndonje gje . Ai perfaqeson , Gjonmarken , Markun , Precin etj . te kesaj kategorie . C’i do Putini keta ? Ti ushqei duke fjalosur ? keta vetem kete dine te bejne : Te fjalosin dite nate . Zgalem

  12. pronari says:

    Nga historia ne dime shume mire se per te ardhur ne pushtet apo per te ruajtur pushtetin jane falur territore te huajve kryesisht fqinjeve. Ne rastin konkret sa me shume dite kalojne aq me shume i shtrengohet laku te birit te Sheqeres Salih hajduti po ashtu dhe derdimenit ose manikinit Luli. Rusi per ata mund te jete nje strehez per ti shpetuar burgut dhe asgje me shume. PD si parti eshte shoshur mire ne site dhe tani kane mbetur krundet ose ajka e hajduteve.Njerezit e ndershem bejne sehir.

  13. vetingu says:

    Po ky idioti Basha se mos ka tru te takohet me ambasadoret, Dhe ato tru te trashe qe i ka duhet te ju kete premtuar ndonje cope nga Shqiperia ketyre ambasadoreve, ashtu siç beri me Greqine kur ishte Minister i Jashtem ne qeverine e Berishes, qe ju shiti detin grekeve. Ky eshte debil se duket edhe nga fytyra, nese ju kujtohet filmi me ate idiotin Njeriu qe qesh., debili,

  14. Berti says:

    Shkrim i dobet, fiks fake news … eshte normale qe luli te takohet me rusin dhe per kete nuk i merr doren edit.. boll me gogolin rus .. armiku real eshte turku ..
    sigurisht qe nukbme pelqen politika e lulit, politike feminore .. por shkrime te tilla jane shpifje dhe goditje nen brez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *