Tillerson thirrje Koresë së Veriut: Braktise programin bërthamor

16 Mars 2017, 15:17Bota TEMA

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i bëri thirrje Koresë së Veriut që të braktisë programin bërthamor.

Tillerson takoi sot ministrin e Jashtëm të Japonisë, Fumio Kishida, në Tokio dhe shtoi se vendi komunist nuk duhet që të ketë frikë nga SHBA-ja.

Tillerson tha se duhet një “qasje e re” pas dy dekadave të, siç u shpreh, përpjekjeve të dështuara “për ta sjellë Korenë e Veriut në pikën e denuklearizimit”.

Në udhëtimin e parë në Azi si kryediplomat i SHBA-së, ai nuk dha detaje për mënyrën se si administrata e presidentit Donald Trump do ta trajtojë çështjen.

“Koreja e Veriut dhe njerëzit e saj nuk duhet t’iu frikësohen Shteteve të Bashkuara apo fqinjëve në rajon, që duan vetëm të jetojnë në paqe më Korenë e Veriut.

Duke pasur këtë parasysh, SHBA i bën thirrje Koresë së Veriut të braktisë programet me raketa bërthamore dhe balistike dhe të përmbahet nga çdo provokim tjetër”, tha Tillerson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje