“Akuzat dhe kërkesat për hetim për diplomacinë e SHBA në Maqedoni e Shqipëri, gjueti shtrigash”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Letra e dërguar nga gjashtë senatorë amerikanë për Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson me kërkesën për t’u hetuar ndërhyrja e administratës së mëparshme në punët  e brendshme të disa shteteve të tjera, si Maqedonia dhe Shqipëria, mund të nxisë një gjueti të vërtetë politike shtrigash.

Paralajmerimi vjen nga një ish-agjent i CIA-s, i cili ka shërbyer në Siri, John Kiriakou .

“Ky më shumë është shënjestrim i grupeve të caktuara, politika e të cilëve nuk u vjen për shtat senatorëve firmëtarëve”, thotë ai.

Të martën, 6 ligjvënësit e drejtuar nga Mike Lee i bënë thirrje kryediplomatit të hetojë organizmat politike financuese amerikane në vende të tjera, duke përfshirë këtu dhe organizatën e mbështetur nga George Soros, Shoqëria e Hapur.

Ata përmendin raporte për diplomatë që mbajnë krahun e favoritëve politikë, USAID-i që financon aktivistë politikë ekstremë e ndonjëherë edhe të dhunshëm dhe qeveria amerikane që punon për të margjinalizuar të moderuarit dhe konservatorët në rolet e lidershipit, thotë Lee, duke shtuar se kjo sjellje është e papranueshme dhe duhet të ndalojë menjëherë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në ““Akuzat dhe kërkesat për hetim për diplomacinë e SHBA në Maqedoni e Shqipëri, gjueti shtrigash””

  1. Meqense kam qe ne Qershor 1996 qe kam marre rruget e kurbetit drejt SHBA_ve, ika nga Tirana edhe pse pedagog Universiteti dhe i paangazhuar ne asnje parti politike (kam qene ne grupin e Studenteve ne greven e urise ne Qyteti-Studenti Feb. 1991), me duhet te shkruaj dy a me shume radhe per kete “Leter” te nje grupi Senatoresh Republikan qe jane jo pak te perfolur ne qarqet e vete Kongresit dhe Medias e Publikut Amerikan. Ky grup i vogel Senatoresh dihet qe jane “lekiste” (besoj nuk e harron shqipetari fjalen -Lekiste-, qe do te thone; bejne gjithcka per para…) nga donatore lobist te ndryshem, por me se shumti kohet e fundit dhe ne rastin konkret duket qarte qe eshte dora e lobeve Ruse dhe Serbe, qe nuk jane pa “mercenare” ne Tirane. Mercenaret e Tiranes se ketyre lovingjeve Ruso-Serbe vijne jo ralle ne SHBA, kryesisht neper koridoret e Capitol-Hill e ne ndonje zyre-paradhome Sekretaresh me canta plot Dollare, qe shefat e ketyre Sekretareve (ku nje numer i madh i ketyre zonjushave apo zonjave “Sekretare” jane me origjine Sllave…???!!!). Sekseri me i madh i Tiranes “Demokratike” dhe mercenari me i madh i Sali Berishes eshte mafiozi -hajdut e vrastar- dhe imorali Fatmir Mediu, qe njihet shume mire ne ambjente te ndryshme Republikane per Show me Foto ke ti dali perpara neper koridoret e Capitol-Hill dhe ambjente te tjera SHOW_u Politik ne Washington e New York, per pagesa dhe shpifje. Por, ka dhe Ilir Meta dy persona ketu ne Amerike qe bejne si Fatmir Mediu te njejten pune; Pagesa te majme dhe shpifje kundra Edi Rames dhe Reformave te inicuara nga Ai dhe te mbeshtetura nga Qeverite e SHBA dhe BE. Reforma qe ME HIRE APO ME PAHIRE, do behen, sepse Amerikanet dhe Gjermanet (kryesoret e BE) nuk terhiqen nga Reformat e sidomos nga Reforma ne Drejtesi, Vettingu dhe BKH (BKH eshte simotra e vogel e FBI, e s’ka shanse qe do t’i shpetoje Berishizmi e Metizmi e Nanoizmi denimit Ligjor me burg e sekuestrim).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *