Basha: Xhafaj ministër, po kaloi mbi trupat tanë (Nishani po "mendohet" apo po bën lojën e PD?)

17 Mars 2017, 12:56Politika TEMA

Që kur kryeministri Edi Rama deklaroi se Fatmir Xhafaj do të jetë ministri i ri i Brendshëm, opozita ka nisur një sulm frontal ndaj tij duke e targetuar si një “hetues të komunizmit” që nuk meriton të jetë në krye të këtij dikasteri.

Në media, sidomos në ato pranë opozitës, kanë nisur denoncime publike ndaj Xhafajt, duke e akuzuar atë se i ka torturuar.

Në këtë linjë, sot kreu i PD-së ka sulmuar Xhafajn nga çadra duke bërë edhe një deklaratë tipike ekstremiste.

“Fatmir Xhafaj do bëhet ministër vetëm po kaloi mbi trupat tanë. Por, ai nuk do të jetë asnjë minutë ministër”, tha sot Basha duke folur tek çadra e PD-së.

Një njeri që pasi hoqi kostumin e sigurimit të shtetit veshi me vëllain e tij kostumin e trafikantit të kokainës. Ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron. ndokush që se njeh mirë historinë e Shqipërisë mund ta pandehë për qengj por ata që e njohin e dinë se është ujk i vjetër. Por sot të zotohemi bashkë se Fatmir Xhafa nuk kalon pragun e ministrisë së brendshme përveçse mbi trupat tanë”, tha Basha.

Në profilizimin e Xhafajt si hetues diktature, duket se shkon edhe protesta e sotme e ish-të përndjekurve politikë. Ata bënë një marshim në rrugën “Murat Toptani” tek Pedonalja kundër emërimit të tij si ministër i Brendshëm.

Ndërkohë, në media kanë nisur spekulimet se presidenti Bujar Nishani mund të luajë lojën e PD-së duke mos e dekretuar këtë kandidaturën e Xhafajt. Pavaresisht se ai ka qene ne Azerbajxhan ne konferencen e Baku-se dhe po shfrytezon afatin kushtetues per dekretimet.

2 komente në “Basha: Xhafaj ministër, po kaloi mbi trupat tanë (Nishani po “mendohet” apo po bën lojën e PD?)”

  1. valentina says:

    cFARE PRISJE TI O BASHE TRADHETARI DHE VRASESI SE DO TE EMERONTE EDI FLAMUR NOKEN?NUK KE FAJ I GJORI TI PRANGAT PO TRINGELLOJNE DHE ESHTE AI XHAFA QE DO TJUA VERE ME DOREN E VET. DHE NJE KESHILLE VARE VETEN NE CADER SEPSE NUK E IMAGJINON DOT SA KEQ ESHTE TE VARESH VETEN NE BIRUCE.

  2. Liu says:

    Ore Luluzim basha o kriminel ti qe vrave kater vete ne mes te bulevardit ,del dhe gllamit per FATMIR XHAFAJN ,Po keto pallavra nuk jane hunj ku ti mund te mbahesh ,edhe nqse Jane verteta prap nuk ka vdekur njeri ,Po te flasi ndonje tjeter edhe e ,Po jo ti o vrases ne mes te dites dhe ne mes te bulevardit ,o kriminel o hajdut nuk jemi me budallenj ,e kuptojme qe ti o hale do te ruash koken tende dhe te sali zgjebjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje