BATUTAT/ Rama, humor me banorët në Shkodër: Të fala bëji burrit. Ti tjetri me Versaçe e me xhel, dhe pret Juventusin. E provokon qytetari

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Shkodër, ku ka shpërndarë disa leje legalizimi.

Këtë process, Rama e ka shoqëruar me batutat të shumta me qytetarët.

Batutat:

Qytetarja shkon të marrë lejen e legalizim dhe Rama e ironizon.

Rama: Do të flasësh?

Qytetarja: Jo nuk…

Rama: Paska cuar gruan. Të fala bëj shumë burrit. E pret nga tjetër kush e ia dhe tjetër kush. Të vjen nga se pret dhe të vjen kur se pret.

Një tjetër emër i thirrua nga Rama për ti dhënë lejen, por qytetari ka çuar djalin për ta tërhequr.

Rama: Ti e paske gjet gati shtëpinë. Do thuash ndonjë gjë apo jo?

Djali: Shumë faleminderit zoti kryeministër

Rama: Po pse erdhe ti një herë pse erdhe ti me e marrë?

Djali: Për lejen.

Rama: E di për lejen, po pse ta lanë ty këtë punë?

Djali: Babi nuk kishte mundësi se është në punë.

Rama: Po pra babi në punë ti në shtëpi. Ti t’ia dish për nderë babit.

Por ndër emrat që u paraqit për të marrë lejen ishte një  banor tjetër, që Rama e thirri Lulash.

Rama: Hajde Lulash hajde, hajde se kemi pune bashkë. Sa vjet ke që e ke bërë shtëpinë?

Qytetari: Kam 16 vjet. Dhe akoma se kam marrë.

Rama: Ja pra mere, merre. Pse erdhe ti me e marrë?

Qytetari: Të thashë pra që …

Rama: Për ata puno baba. Gjyzlykët  Versaçe, flokët me xhel. Dhe pret ndeshjen Juventus – Barça.

Njeri nga qytetaret ndërsa po afrohej e ka pyetur kreun e qeverise se pse djersin kur shikon Saliun?

Qytetari: Ti, pse djersitesh kur sheh Salën?

Rama: Kush, unë?

Qytetari: Po, ti atje në parlament..

Rama: Se jam burrë i mirë prandaj

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...