“Drithërima” në drejtësi, verifikim transfertave bankare jashtë vendit. Për Gjin Gjonin në Francë, ja lista e gjyqtarëve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shtohet ankthi në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Edhe pse politika dhe drejtësia po bëjnë të gjitha tentativat e mundshme për t’i shpëtuar vetingut, duket se askush nuk do ketë shpëtim. Të gjithë duket se u kujtuan vonë, pasi gjyqtarët e prokurorët i kanë dorëzuar formularët dhe tani askush nuk i ndal dot institucionet.

Edhe pse nuk janë ngritur ende organet e vetingut, ILDKP dhe DSIK po avancojnë sa i takon procesit. Interesant është fakti se kanë nisur kontrollet edhe jashtë vendit, ndërsa do intensifikohen ditët në vijim. Pak ditë më parë, përfaqësuesit e Drejtorisë së Pastrimit të Parave në Kuvend pranuan se janë gati të bashkëpunojnë dhe për shumë emra do dërgohen letërporositë te agjencitë e huaja për verifikim.

Sipas burimeve, ILDKP ka gjetur shumë gjyqtarë dhe prokurorë me llogari bankare jashtë vendit, apo transferta të kryera prej tyre dhe për këtë arsye Drejtoria e Pastrimit të Parave do bëjë një verifikim akoma dhe më të thelluar. Gazeta ka mundur të nxjerrë emrat e parë, të cilët do të kalojnë në sitë.

Interesant është fakti se bëhet fjalë për individë që janë të njohur edhe më parë, pasi janë kallëzuar penalisht nga ILDKP. Sipas burimeve, ILDKP po bën një ballafaqim edhe me deklaratat e mëparshme dhe nëse nuk ka përputhje, atëherë thellohen hetimet. Sipas burimeve, ka shumë gjyqtarë që në deklarimet që kanë bërë në vitin 2015, kanë deklaruar dhe llogari jashtë vendit, mirëpo në 2016 nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Në këtë mënyrë automatikisht nisin verifikimet edhe jashtë vendit nëse janëmbyllur apo jo këto llogari shkruan ‘sot’. Burime të gazetës bënë me dije se në fokus do jenë krerët e institucioneve, por dhe ata persona që janë kallëzuar më parë nga ILDKP.

Sipas burimeve, janë mbi 20 gjyqtarë dhe prokurorë që janë kallëzuar nga ILDKP dhe asnjëri prej tyre nuk është dënuar. Për këtë arsye, ata do kenë një fokus të veçantë, edhe pse disa kanë marrë pafajësi dhe në gjykatë, apo prokuroria ka mbyllur hetimet se nuk ka pasur prova.

Sipas burimeve, një ndër individët që do verifikohet edhe jashtë shtetit është Gjin Gjoni. Nga deklarimet që ai ka bërë tani, por dhe ndër vite, rezulton të ketë llogari bankare jashtë vendit dhe sidomos në Strasburg.

Llogaritë rezultojnë në emër të bashkëshortes së tij dhe për këtë arsye DPPPP do kontaktojë me autoritet franceze për një verifikim më të hollësishëm. Një tjetër emër, i cili është po i njohur, është gjyqtari Osman Aliu. Ai ka dalë i pafajshëm nga Gjykata, si në Shkallën e Parë ashtu dhe në Apel.

Por ILDKP nuk është e kënaqur me këtë vendim dhe për këtë arsye do kërkojë informacione shtesë për të. Një tjetër emër është Ardian Kalia. Edhe ai është kallëzuar më parë për fshehje pasurie dhe transferta të paligjshme. Tjetër emër është Enkelejda Doda, bashkëshortja e gjyqtarit Rasim Doda,  apo dhe Adelina Zarka, të cilës iu ndalua viza dhe nga SHBA, por më herët ka qenë e akuzuar për fshehje pasurie.

E njëjtë gjë ka ndodhur dhe me Adelina Zarkën, ku dhe për të do ketë verifikime jashtë vendit, bënë të ditura. Por kjo nuk do  të thotë se ata kanë shkelur ligjin, pasi transfertat mund të jenë të ligjshme. Burimet thanë se duke qenë se ligji e detyron institucionin që çdo transfertë apo llogari ta verifikojë, do ndiqen procedurat.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në ““Drithërima” në drejtësi, verifikim transfertave bankare jashtë vendit. Për Gjin Gjonin në Francë, ja lista e gjyqtarëve”

  1. pronari says:

    Ne nuk kemi organe drejtesie.Plepat e Saliut e kishin mendjen vetem per te vjedhur.Disa arriten deri aty sa te konkuronin ustain por genjenin veten ose me mire te themi hajdutet konkuronin dhe sot mbrojne njeri tjetrin. Sikur te realizohet regjistrimi i plote i te gjitha banesave do shikoni te paret prinderit e hajduteve ne pension qe kane blere shtepi apo ndonje truall me pensionin e tyre e pastaj jane vellezer e motra apo farefis per te mbuluar hajduterine.Ky popull i lodhur duhet te harroje partite por te perqendrohet tek vetingu qe te japi mundesi te huajve te kryejne reformen kunder hajduteve.Shikoni cfare bene Greku,Rumuni,Bullgari per padrejtesi e shume vende te tjera.

  2. belishova says:

    Mendoj se edhe hallka reformative ne drejtesi qe ka tebeje me verifikimin dhe kontrollin ne se jane te prekur nga korrupsioni gjyqtaret , prokuroret avokatet , noteret dhe drejtuesit e zyrave te permbarimit te cilet jane sote ne detyra fuksionale sigurishte qe ka rendesine e vete por do te thoja qe qe ajo qe eshte shume here me rendesishmjaeshte zgjedhja e njerzeve te rinje gjyqtareve, prokuroreve ,avokateve, notereve e drejtusve te zyrave te permbarimit te rinje te pa prekur nga semundja e korrupsionit ,ndertimi me themele te reja i pallatit te ri te drejtesise shqiptare qe ti japin me te vertet shqiperise dhe shqiptarve ate drejtesi qe deri me sote nuk e kane patur asnjehere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *