Eksportet në rritje/ Në shkurt transportohen 20 miliardë lekë më shumë se vjet

17 Mars 2017, 15:30Ekonomia TEMA

20 miliardë lekë mallra janë transportuar nga Shqipëria në tregjet e huaja ose 14.2 për qind më shumë se sa shkurti i vitit të kaluar.

Ky është përfundimi që ka arritur Instituti i statistikave pas holumtimeve të bëra.

Përmes një raporti të bërë publik, INSTAT shkruan se eksportet  janë rritur për  të dytin muaj rresht në rend dyshifror.

Referuar shifrave, kjo gjendje e përmirësuar mund të jetë  sinjali se 2017-a do të jetë një vit më i mirë për kompanitë eksportuese.

Të marra si total për dymujorin, këtë vit eksportet janë rreth 50 milionë dollarë ose 15 për qind më të larta se sa ishin në periudhën janar-shkurt të vitit të kaluar.

Të dhënat e detajuara tregojnë se rritja e eksporteve po udhëhiqet nga ecuria pozitive e sektorit fason, por edhe rekuperimi i dy grupeve të rëndësishme ai i energjisë dhe materialeve të ndërtimit.

Rënia dramatike e çmimit të naftës si dhe kriza e ndërtimit ishin arsyeja kryesore e krizës dyvjeçare së eksporteve, të cilat ranë me 5 për qind në vitin 2015 dhe mbetën në stanjacion një vit më vonë.

Por të dy këto zëra e kanë nisur vitin 2017 me një tjetër ritëm duke i sjell ekonomisë në periudhën janar shkurt mbi 35 milionë dollarë më shumë se një vit më parë./ad

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje