Malota: Me Korabin të bëjmë detyrën, ky do të jetë viti Partizanit

17 Mars 2017, 15:03Sport TEMA

Qëndërmbrojtësi i Partizanit, Renato Malota, ka folur në konferencën për shtyp për përballjen e nesërme kundër Korabit.

Malota tha se synimi i të kuqve në këtë përballje do të jetë vetëm fitorja, ndërsa theksoi se rezultati në sfidën Skëndërbeu-Kukësi do të jetë në favor të të kuqve.

“Për ne të gjitha ndeshjet duhen vlerësuar , pak rëndësi ka se kë kemi përballë Korabin apo kundërshtarë të tjerë, ne të shtunën duhet të hyjmë në fushë për të bërë detyrën dhe të marrim maksimumin e pikëve .Do të kemi mungesa për këtë takim, por e them me bindje se Partizani ka luksin pasi disponon një organikë mjaft cilësore dhe mendoj se edhe mungesat nuk do të ndihen në fushë. Përsa i përket ndeshjes Skënderbeu – Kukësi mendoj se çdo rezultat do të jetë në favorin tonë.

Për ne e rëndësishme është fitorja në këtë 90 minutësh pak rëndësi ka kush do të shënoj , jo vetëm unë por të gjithë lojtarët që hyjnë në fushë synojnë të japin më të mirën për ekipin. Eshtë ende herët për të folur për përballjen tone me Skënderbeun , ne i përgatitim ndeshjet një nga një , nesër luajm ndaj Korabit, pas këtij takimi do të fillojmë të mendojmë për ballafaqimin e radhës me Skënderbeun”

Më tej Malota u shpreh se shpreson që në fund të kësaj faze, Partizani të jetë në vëndin e parë.

Ai tha se në fund të kampionatit Partizani do të jetë kampion.

“Shpresojmë që në përfundim të fazës së tretë të jemi në krye të klasifikimit , por e theksova edhe më parë që ndeshjet i vlerësojmë një e nga një dhe në fund të jemi ne fituesit e titullit . Nuk jam penduar aspak që kam zgjedhur Partizanin pasi jam pjesë e ekipit më të madh në Shqipëri dhe besoj shumë që në fund të kampionatit do të jemi ne kampionët e vendit”, përfundoi Malota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje