Ministri i Jashtëm i Maqedonisë akuzon Ramën: Mban hartën e “Shqipërisë së Madhe”

17 Mars 2017, 11:17Rajoni TEMA

Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikola Popovski akuzon kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se provokon duke mbajtur hartën e Shqipërisë së Madhe. Duke folur për Der Standard, Popovskiku shprehet se “pas tij ndodhet një hartë, “sipas gjitha gjasave me idenë e Shqipërisë së madhe. Ndonjëherë fotografitë flasin me shumë sesa njëmijë fjalë”.

“Presidenti ka bërë një propozim që kush ka shumicën mund të thirrë parlamentin dhe të zgjedhë kryeparlamentarin. Kjo është një bazë për të fituar mandatin. Kjo mund të kishte ndodhur bile prej para një jave, nëse vërtet do kishte vullnet për atë,” tha Popovski, duke hedhur dyshime se LSDM me qëllim eviton thirrjen e parlamentit për të mos u mbajtur zgjedhjet lokale të parashikuara në maj.

Në pyetjen për Platformën shqiptare të nënshkruar në Tiranë, Popovski ka shtuar se kjo është mjaft negative për raportin mes dy vendeve fqinje. Ai bile ka akuzuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama në mes të liderëve të partive shqiptare në Maqedoni, ku pas tij ndodhet një hartë, “sipas gjitha gjasave me idenë e Shqipërisë së madhe. Ndonjëherë fotografitë flasin me shumë sesa njëmijë fjalë.” Më tej ai ka shtuar se mbase Edi Rama shqetëson maqedonasit, por për të fituar vetë politikisht në zgjedhjet e qershorit.

Kosova mosmirënjohëse

Përveç kryeministrit Edi Rama, Popovski ka kritikuar edhe presidentit Hashim Thaçi, i cili theksoi se shqiptarët duhet të marrin fatin në duart e veta. “Kjo është bazë për koncept etnocentrik të shqiptarëve. Është shumë e padrejtë që presidenti i Kosovës sillet në këtë formë, edhepse ne kemi mbështetur pavarësinë dhe anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, në dëm të interesave tona. Poashtu gjatë krizës së Kosovës ne kemi strehuar 400.000 banorë nga dhuna dhe jo-stabiliteti në shtetin fqinj.” Më pas Popovski ka shtuar se shqetësimi i tij është se gjërat mund të eskalojnë.

Maqedonia vendin e ka në BE, kundër përzierjes ruse

Në lidhje me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni ministri i jashtëm ka theksuar se Maqedonia për respektimin e gjuhës dhe minoriteteve është shembull në rajon. Megjithatë gazetarja e Der Standard e pyet se pse në Kushtetutë përmendet se Maqedonia është shtet vetëm i maqedonasve, që nuk ka lidhje me konceptin qytetar?, –  ku 39 vjeçari përgjigjet:

“Ne duhet të shqetësohemi më shumë te rritja ekonomike dhe integrimi në BE, sesa te Kushtetuta.”

Në fund Popovski ka theksuar se ashtu siç është kundër ndërhyrjes në politikat e brendshme të shteteve fqinje, ai është kundër edhe ndërhyrjes së Fuqive të Mëdha, duke aluduar kryesisht te Rusia. “Vendi ynë e ka të ardhmen në BE dhe pavarësisht se disa politikanë maqedonas këtë nuk e duan, ky është konsensus gjithpërfshirës te popullata.”

Nëse shtetet fqinje përqendrohen më shumë te bashkëjetesa, bashkëpunimi rajonal, investimet ndërshtetërore sesa te përzierja në punët e brendshme, ne mund t’ia dalim të krijojmë një rajon të suksesshëm, pavarësisht dobësimit të BE, e përfundoi Popovski.(Bota sot)

4 komente në “Ministri i Jashtëm i Maqedonisë akuzon Ramën: Mban hartën e “Shqipërisë së Madhe””

  1. albaniafirst says:

    Ky qenka palle gomari. FYROM-i na qenka shembull I bashkejeteses ne rrajon. E dime shume mire se cfare shembulli jane keta bullgaret e FYROM-it. Keta paskan pranuar anetaresimin e Kosoves ne UNESCO. Po Shqiperia qe ju hapi portet ne nje kohe kur Greqia dhe Bullgaria ju mbylli kufijte? Ju u bete shtet, fale Shqiperise, so po te ishte per fqinjet e tjere, do ju kishin ndare me kohe e me vakt.
    Rama, paska harte te “Shqiperise se madhe”… Keta shohin enderra me sy hapur. Si sllave qe jane, pabesine e kane ne gjak. Shikojne enderra naten dhe u besojne vete ne mengjes.

  2. KORÇARI says:

    Ju nxorrën një komb të pa qënë në trojet mijëravjeçare Shqiptarë të cilat i keni rrëmbyer me dhunë , keni vjedhur heronjtë dhe historinë duke e quajtur Aleksandri e Madh, Sllav kur në të vërtetë ishte Gjysmë Shqiptar dhe gjysmë Maqedon dhe jo sllav siç jeni ju. Është Barcoletë të mendosh dhe të këmbëngulësh se Leka i Madh FLISTE SLLAVISHT SI JU është për të qeshur.

  3. A_B says:

    Ky qënka më injorant nga Mul Noia e Nard Ndoka”Duhet të shqetesohemi më shumë tek rritja ekonomike dhe integrimi në BE sesa tek KUSHTETUTA” hajde injorant hajde.

  4. Trimi says:

    Pa shqiptaret ne qeverisje te plot ne bende ska demokraci

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje