Ndihmësi i Vengerit: Ai nuk po e mendon largimin në fund të sezonit

17 Mars 2017, 22:18Sport TEMA

Arsene Venger nuk e ka ndërmend të largohet nga Arsenali.

Edhe pse ka 13 vite që nuk fiton një titull të Premierligës, e shtatë vite që nuk kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Arsene Venger do të vazhdojë të mbesë trajner i Arsenalit, skuadrës nga Londra.

Lajmin e ka bërë të ditur një nga ndihmësit e tij, Boro Primorac.

“Arsenali i Vengerit është Arsenali më i fortë i gjithë historisë, si në aspektin e sukseseve, ashtu edhe në gjërat tjera. Ai nuk po e konsideron largimin në fund të sezonit”, ka deklaruar Primorac.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje