Një tjetër deputet i PS-së thumbon LSI-në: Të vegjëlve u duket vetja të mëdhenj

17 Mars 2017, 20:44Politika TEMA

Pas Saimir Tahirit, një tjetër deputet socialist ka thumbuar LSI-në.

Ai është Piro Lutaj.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’ Lutaj ka mbështetur Tahirin me qëndrimin e tij.

Ai thekson se 18 qershori do të jetë prova më e mirë për të “vegjlit e ‘e mëdhenj’, por edhe për të mëdhenjtë ‘e vegjël’”.

Nga ana tjetër, ai paralajmëroi një fushatë zgjedhore të ashpër.

Të dashur miq e kolegë! Na duhet shumë punë e përkushtim për 18 Qershorin, të tjerat venë dhe vijnë! Fushata do të ketë shumë e ashpër!

 Kjo do të jetë prova më e mirë, për të vegjlit ‘e mëdhenj’, por edhe për të mëdhenjtë ‘e vegjël’.

Kështu e kuptoj unë këtë postim të Saimirit!”, thotë Luaj.

Tahiri i ka quajtur hiena aleatët e Ramës në qeveri dhe të gjithë ata që kanë dalë nga oborri i PS dhe ju kujton se përgjigjen e kanë marrë në 3 vjet e gjysmë punë, por edhe në 18 qershor.

Ai tha se LSI duhet të jetë krenare, që është në koalicion me PS-në.

2 komente në “Një tjetër deputet i PS-së thumbon LSI-në: Të vegjëlve u duket vetja të mëdhenj”

  1. damian says:

    Dakord or ti shoku, po nese beni aleance me LSI.ne atehere to te merrni koqet e dashit dhe celsat e kashtes. Beni nje sondazh dhe do te shikoni qe populli nuk e do aleancen me hajdutet e LSI. Vini mend dhe korregjoni programin sa nuk eshte vone. Ne se beni aleance me LSI.ne jeni te mundur. PS e vetme merr te pakten 75 deputete dhe nuk ka fare arsye pse te beje aleat nje te damkosur qe strehohet sa tek njeri jaran tek tjetri.

  2. xheJ eN Bi says:

    Ka filluar lufta e ftohte ,lufte nervash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje