Njohja 17-vjeçare Rama-Manastirlliu: Si u katandis një lajm showbiz-i në lajm politik

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nuk janë të pakët ata që e mbajnë mend gjestin e asaj gjimnazistes që u jep një dhuratë Ramës, sapo ai fiton zgjedhjet në Tiranë si kryebashkiak, këtu e 17 vjet më parë.

Por mundet dhe t’u ketë dalë nga mendja pasi nuk përbënte dhe ndonjë risi kushedi se çfarë.

Ofrim dhurate ishte tek e fundit dhe jo ndonjë puthje e befasishme apo fjala vjen ftesë për t’ja marrë valles aty në skenë. Ndërsa emri i gjimnazistes nuk u mësua kurrë.

Normal kjo, pasi ishte krejt i parëndësishëm ky detaj brenda kontekstit të dhuratës së ofruar. As Rama vetë nuk e pyeti: po si të quajnë ty moj vajzë?

Dhe ja, ajo na paska qenë Ogerta Manastirlliu, tashmë sapo emëruar ministre e Shëndetësisë, pas një karriere të gjatë në administratë nën hyqmin e Ramës, dje në bashki e sot në qeveri.

Dje, disa media online e kanë ofruar këtë fakt, më saktë afërsinë e të qënit të Manastirlliut afër Ramës, fillimisht në rrethana jo pastërtisht politike e më pas gjysëm politike, duke mos qenë për asnjë çast pjesë e strukturave të PS-së, por e gjithhershme në ekipin teknokratik të tij.

Dhe lajmi i servirur luhatej mes atij politik dhe atij të një kurioziteti, e denjë vetëm për rubrikën showbiz. Por një sërë mediash kishin zgjedhur të parën, për të penalizuar hem Ramën e hem Manastirlliun, sipas logjikës që kjo e dyta po shpërblehej për besnikërinë ndaj të parit, që kur shfaqej si ithtare e tij në dhënien e dhuratës.

Edhe në qoftë vërtët kështu, pra kur besnikëria është kriter për një raport politik, në dukje nuk ka asgjë të keqe. Ajo nis e futet në mekanizmin e gjykimit vetëm nga efektet e saj për dobinë ose dëmin publik të shkaktuar. Kështu funksionon kudo, në çdo vend e në çdo kohë.

Nëse me detyrat e saj, Manstirlliu e ka bërë baltë punën – dhe një gazetari serioze me këtë duhet të merret, pasi 5 ditë pas emërimit të saj nuk është bërë e mundur t’i jepet një notë vlerësuese, por i është gjetur vetëm videoja pra si gjimnaziste afër Ramës – kjo po që do ishte denoncuese njohjes së tyre që datonka 17 vjet më parë.

Nëse nuk është kështu, videoja më shumë se një lëndë showbizi, nuk është asgjë dhe po ashtu nuk thotë asgjë. (Tesheshi.com)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Njohja 17-vjeçare Rama-Manastirlliu: Si u katandis një lajm showbiz-i në lajm politik”

  1. Spartaku says:

    Alla na ruaj! Nuk dine ç’fare te shkruajne e ç’fare te shpifin.Manasterliu e meriton per ministre e shendetesise,pasi eshte dhe profesioniste.Sa ishte Ilir Beqja,nuk lane gje pathen e pa hedhur akuza e balte me qerre,i cili punoi shume mire,tani do fillojne te hedhin balte mbi kete ministre te re.Urime Mnasterliut ne detyren e ministres.

  2. genti says:

    po ajo vazhdon dhe qihet me ramen dhe ket gjo e din gjith Tirona, tashi ti po don me na thon na i gjo qe ne nuk e dim apo ca!!!

    spo te mor vesh mer gazetar,

    Pik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *