PD s’ndalet për bllokimin e “Drejtësisë”, një tjetër ligj i reformës në drejtësi ankimohet në Kushtetuese

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në një kohë kur ka nisur zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe ngritja e organeve të reja të këtij sistemi, një tjetër ligj i Reformës përfundon në Gjykatë Kushtetuese.

Pas padisë së 1/5 së deputetëve të opozitës Gjykata Kushtetuese ka vendosur të marrë në shqyrtim më dt.28 Mars padinë për shfuziqimin e 11 neneve të ligjit gjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Kushtetuesja do të shqyrtojë nëse ligji për organet e qeverisjes së drejtësisë përfshi Këshillin e Lartë Gjyqësorë (KLGJ) dhe atë të Prokurorisë janë apo jo në kundërshtim me kushtetutën.

Padinë e ka depozituar Partia Demokratike ndërsa ndër nenet që kundërshtohen është dhe mënyra e përzgjedhjes dhe votimit për anëtarët e KLGJ e KLP.

Pak ditë më parë Kushtetuesja pranoi padinë e Unionit të Gjyqtarëve duke shfuqizuar si antikushtetues nga ligji për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit duke kërkuar që ky ligj të bëhet nga e para.

Por cfarë përmbajnë këto nene, referuar përmbajtjes së ligjit këto lidhen me mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për këshillin e lartë gjyqësorë dhe atë të prokurorisë, me mënyrën e votimit të tyre si dhe me verifikimin e pasurisë.

Një tjetër pikë që kundërshton opozita është dhe mënyra e përzgjedhjes së anëtarëve për KLP e KLGJ nga radhët e Shoqërisë Civile.

Përfshirë dhe padinë e ligjit më të rëndësishëm të reformës sic është Vettingu kjo është hera e 4 kur Kushtetuesja do të investohet për të vlerësuar nëse një ligj i paketës së reformës për drejtësi është apo jo antikushtetues.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “PD s’ndalet për bllokimin e “Drejtësisë”, një tjetër ligj i reformës në drejtësi ankimohet në Kushtetuese”

  1. ALBAN DEGA says:

    AKOMA NUK E KANE MARRE VESH SE SALIQI
    I 14 KA VDEKUR PERGJITHMONE NE SHQIPERI

    Do ishte me mire per te dhe banden e tij te gangstereve ti dorezohen vet ligjit dhe drejtesise sepse petfitojne uljen e nje te tretes se denimit!
    Shume me mire se te perfundojne me ndonje tub te ndryshkur halesh ne prapanice si Muamar Kadafi.
    Kane vrare e masakruar , plackitur e granitur me shume shqiptare per 15 vjet sundim despo- korruptiv se sa Kadafi per 35 vjet!

  2. Fatosi-kosove says:

    Kurse lul basha nga qadra pa fije turpi deklaron se drejtesine e kontrollon Rama,andaj shtrohet pyetja se si ka mundesi qe Rama te kontrollon drejtesine dhe luli si vrases eshte ne liri.

  3. Gregor Lato says:

    Keta, me gjithe drejtesine e korruptuar, nga Kushtetusja tek KLD e Gjykata e Larte, jane armiqte me te medhenj te kombit shqiptar, nuk ka qene as alias mbreti, as bashkepuntoret e fashizmit, por keta, armiqte e Shqiperise.
    Perfundimisht, ENVER HOXHA, njeriu me i madh i kombit shqiptar, rezulton se paska patur shume te drejte me kete rrace te keqe te kombit, biles eshte sjelle me butesi, mbasi i ka vene ne udut.
    Ja c’bejne pasardhesit e tyre dhe pjesa tjeter bythelepirse.
    Bashke me zgjedhjet, te rivotohet ne popull edhe njehere kushtetuta, me te gjithe derivatet e saj, ligjet e nenet perkatese, keto zgjedhje te jene nje referendum kushtetues, jo vetem parlamentare.
    I bej thirrje Mero Bazes e medias tjeter te shkruar te shkruar e vizive, qe kane nje fije serioziteti e sinqeriteti ne ato qe shkruajne e thone, ta bejne kete ide publike, ne cdo dite te javes e cdo analize televizive.

  4. Kanina e Ismailit says:

    Zote i madhe dhe i vertete,
    cdo pune e bere vete;
    ke bere plote te mira,
    por dhe plote qelbesira,

    Cdo pune e bere mire,
    por nje gje bere pa mend,
    edhe prishe punen tend!

    Kur bere derre ,dhe arine,
    perse na le peshqesh,
    SERBIN SALINE’?!

    TE mos ishte kjo fare,
    SHQIPERIA DO VINTE MBARE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *