Prapaskena, Rakitic: Modric u përpoq të më transferojë te Reali

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ylli i Barcelonës, Ivan Rakitic ka zbuluar se shoku i tij kroat, Luka Modric, u përpoq të bindë atë për t’u bashkuar me Real Madridin para transferimit në “Camp Nou”.

29-vjeçari kroat u bashkua me katalanasit nga Sevilla në verën e vitit 2014, por ai ka deklaruar se shoku i tij i ngushtë më parë ishte përpjekur për të joshur atë që të kaloj në Bernabeu.

“Përpara, sa unë isha me Sevillan, ai e bëri këtë. Por, do të jetë më e vështirë tani!”, ka thënë fillimisht Rakitic për “Cadena Ser, kur pyet nëse Luka Modric ishte përpjekur për ta bindur atë për t’u bashkuar me Real Madridin.

“Ai është një person që e respektoj shumë. Natyrisht është i aftë për të luajtur për Barcelonën, sepse për mua ai është një nga tre lojtarët më të mëdhenj në botë në pozitën e tij”.

“Unë gëzohem shumë duke luajtur me të, dhe me respekt të plotë për të gjithë të tjerët, ne shohim një tjetër Madrid, kur ai është duke luajtur dhe kur ai nuk është”.

Rakitic ka folur edhe për bashkëlojtarët e tij, Andres Iniesta dhe Lionel Messni, për të cilët tha se janë truri i skuadrës katalunase.

“Iniesta? Është e vështirë të imagjinohet Barça pa atë, është si Barça pa Xavin. Është me të vërtetë e vështirë, pothuajse e pamundur”.

“Sa për Messin, atë që ai ka këtu te Barcelona është diçka që paratë nuk mund të blejnë. Unë jam i sigurt se ai është me të vërtetë i etur për të qëndruar”, përfundoi kroati.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *