Kryeministri i vendit Edi Rama, në një takim me banorët e Shkodrës për ndarjen e lejeve të legalizimit, ka thumbuar bashkinë e këtij qyteti.
Rama është shprehur se ky institucion është shëmbullor për të fjetur gjumë.
Më tej, shefi i qeverisë ka thënë se kjo përgjumje ka ardhur për shkak se është transferuar nga Bashkia Tiranë e drejtuar dikur nga Lulzim Basha.
“Bashkia e Shkodrës është bashkia më shembullore për gjumë, dhe nuk e çan kokën për familjet. Më vjen keq që atë që e hëngri Tirana deri në 2015n, tani po e ha Shkodra. Më vjen keq që gjumin e Tiranës e kanë çuar në Shkodër, dhe që krevatin e gjumit të Bashës në Tiranë ia kanë dhënë Voltanës,” tha Rama.
Ai nuk la pa përmendur edhe protestën e opozitës. Kreu i qeverisë pohoi se ata që janë pjesë e çadrës duanë ta bëjnë edhe shtetin çadër.
“Në çadër janë ata që në mars të vitit 1997 e patë vetë se çfarë i bënë shtetit. Ata, kur nuk e kanë pushtetin, i vënë flakën vendit që ta marrin atë, ndërsa kur e kanë, e çmontojnë shtetin”, deklaroi kryeministri.
Në këtë takim, Rama nuk i kurseu as batutat.
Teksa ndau disa prej lejeve për qytetarët., ai folit për një mesazh që kishte marrë drejtori i ALKUIZN-it Artan Lame.
“Vendosa flamurin e PD sipër shtëpisë dhe çova foton e banesës për legalizim, por ata prapë nuk e legalizuan, donin lekë”, nënvizoi Rama.
Kryeministri bëri me dije se tashmë 116 mijë familje kanë marrë titullin e tyre të pronësisë. /ad