REPLIKAT/ LSI sulmon ashpër qeverinë dhe policinë për hashashin, Saimir Tahiri i përgjigjet flakë për flakë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

LSI ka sulmuar ashpër qeverinë dhe Policinë e Shtetit, pas raportit të DASH për drogën.

“Shqipëria nuk mund të jetë më vend i kanabisit, apo i vend i kanabizuar,” tha Luan Rama, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, në një konferencë për shtyp, një ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit  publikoi një raport mbi përhapjen e kanabisit në vend.

Nëse fola sot dhe apeloj për një reflektim të përgjegjshëm dhe të menjëhershëm për t’iu përgjigjur me veprim konkret shqetësimit të partnerëve tanë ndërkombëtar që ka të bëjë me atë çfarë është ngjarje e ditës sot dhe për të cilën unë jam në konferencë shtypi, pra luftën kundër trafikimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike, edhe kjo është një shenjë e përgjegjshmërisë tonë në qeverisje,” tha ai duke komentuar qëndrimet e LSI-së.

Sa i përket shqetësimit të madh të kanabizimit të vendit, qëndrimi i LSI ka qenë institucional. Ne e kemi bërë prezent këtë shqetësim në të gjitha nivelet.

Ka qenë politik, qytetar dhe inkurajues. Për këtë arsye jam këtu për të kërkuar atë gjë që e kemi detyrim kushtetues e ligjor.

Fakti që Shqipëria u identifikua si vend i kanabizuar, fakti që Departamenti i Shtetit e rikonfirmon këtë, do të thotë që më e pakta, ka munguar efiçenca e zbatimit të ligjit.

Ndaj insistoj që reagimi duhet të jetë i menjëhershëm, konkret, nga të gjitha organet e zbatimit të ligjit, me në krye qeverinë e Shqipërisë.

Problemi nuk është LSI-ja, por oligarkia. Oligarki në ekonomi, oligarki në koncesione, oligarki në krim,” tha Rama.

Por atij i është përgjigjur flakë për flakë ministri ende në detyrë, Saimir Tahiri.

Reagimi i Tahirit:  

Pershendes Levizjen Socialiste per Integrim per shprehjen e shqetesimit publik per vazhdimin e luftes kunder kanabisit. LSI e ka shprehur edhe me pare kete shqetesim prioritar tonin dhe te Ministrise se Brendshme e te Policise se Shtetit ne vecanti.

Perfitoj nga rasti te falenderoj perfaqesuesin e nderuar te LSI, kryetarin e Komisionit te Sigurise Spartak Braho, i cili se bashku me te gjithe anetaret e atij komisioni ka bashkepunuar ngushtesisht me mua ne cdo hap.

Po ashtu zoti Braho, ka dhene nje kontribut te posacem ne grupin nderinstitucional te punes, per hartimin e planit te ketij viti per pershkallezimin e kesaj lufte pa kompromis.

E shoh te udhes te saktesoj leximin e raportit te Departamentit Amerikan te Shtetit, sipas nje zedhenesi te LSI ne nje konference per shtyp sot.

Pa komentuar mbi kete lexim te pasakte, sipas te cilit fenomeni nuk qenka luftuar sa duhet, po ve ne dispozicion tekstin e 4 raporteve konsekutive te DASH ne 4 vite me radhe. Mjafton nje lexim krahasues per te kuptuar se sipas Departamentit te Shtetit, Shqiperia nuk u be burim i rendesishem i prodhimit te marihuanes as vjet e as parvjet, po njihej si i tille nga DASH qe para se te merrnim detyren.

Po ashtu, leximi krahasues mjafton per te kuptuar se e vetmja gje qe ka ndodhur, eshte fakti se ne kemi rritur me shifra e fakte, forcen goditese te Policise se Shtetit.

E di se qellimet politike te partive kundershtare apo konkurente me PS per te marre sa me shume vemendje e vota, justifikojne mjetet e propagandes partiake te secilit dhe vertetesia e atyre qe thone kalon rendom ne plan te dyte.

Por duke besuar se Levizja Socialiste per Integrim, si partner strategjik ne koalicionin qeverises i detyrohet vertetesise se fakteve te qeverisjes, nje vemendje te veçante, uroj qe leximi krahasues i raporteve te DASH per Shqiperine, ta beje edhe LSI te ndjehet krenare qe ka nderin e madh te jete aleate e PS ne kete faze historike reformash per vendin.

Nuk kam pritur dhe nuk pres nderkohe qe kete lexim krejt te qarte te kendveshtrimit te DASH mbi tre vite beteje kunder kultivimit te kanabisit, ta bejne kundershtaret e betuar te Policise se rilindur te shtetit.

Qofshin keta te fundit ne çadren e pashprese te bulevardit, qofshin ne cadrat e turpshme te emisioneve te porositura dhe komentatoreve te paguar apo qofshin ne rolin e hienave te dala nga oborri i PS, qe enderrojne deshtimin e Partise Socialiste, pergjigjen e merituar e kane marre tre vjet e gjysem nga puna jone e perbashket dhe do ta marrin nga populli i Tiranes dhe gjithe Shqiperise ne 18 qershor.

Edhe njehere faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen e pakursyer ndaj Policise se Shtetit dhe per shperfilljen e merituar ndaj atyre qe jane gati t’i rivene zjarrin Shqiperise, per te mos perfunduar prapa hekurave ku e kane vendin prej kohesh.

Drejtesia vonon po nuk harron!

Bashkengjitur raportet e DASH 2014, 2015, 2016.

Raporti DASH 2013

Për vitin 2012, Shqipëria ka qenë

– vend tranzit dhe destinacion për kanabis, heroinë dhe kokainë;

– vend prodhues i marijuanës së destinuar për vendet e BE;

Rritja drastike në konfiskimin e marihuanës (175% më shumë se në vitin 2011) gjithashtu nënkupton një rritje të prodhimit vendor. Provat tregojnë se rrjetet e trafikimit mund të jenë duke përfituar nga aktivitetet e reduktuara policore në vendet fqinje, duke anashkaluar Shqipërinë e cila ka shërbyer gjatë si një vend tranzit për në Evropën Perëndimore. Me përjashtim të kanabisit, Shqipëria nuk është një prodhues i rëndësishëm i drogave të paligjshme apo drogave sintetike. Qeveria e Shqipërisë nuk mban statistika të përdorimit të drogës, por konsumi i drogës përveç marijuanës nuk duket të jenë fenomen i përhapur.

Ndër arritjet e Policisë për 2012, statistikat shënojnë rritje të konfiskimeve dhe arrestimeve.:

– konfiskimet kanabis arritën gati 21.2 tonë metrikë (gati dyfishin e shumës konfiskuar në vitin 2011);

– zbulimet e heroinës dhe kokainës gjithashtu u dyfishuan përkatësisht në 87.7 kilogram (kg) dhe 4.6 kg. Megjithë rritjen e konfiskimeve, problematike mbetet burokracia e rëndë dhe rezultate e dobëta me pak dënime nga ana e institucioneve të zbatimit të drejtësisë e ligjit.

– 729 persona u arrestuan për vepra të lidhura me drogën, kryesisht trafikimin. Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi mbi 149 hetime, por vetëm 46 dosje çoi në gjykatë. Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda dha 56 dënime për trafikim gjatë vitit 2012.

Raporti DASH 2014

Për vitin 2013, Shqipëria ka qenë

– vend burimi i marijuanës së destinuar për tregjet evropiane dhe konsum lokal.

Volumi i drogës së prodhuar e të konfiskuar, dhe i arrestimeve ka vijuar në nivel të qëndrueshëm, kryesisht lidhur me Cannabis. Përmirësimi i trajnimit të policisë dhe teknikat (përfshirë analizën e zgjeruar të rrezikut në pikat e kalimit kufitar dhe përdorimin më të mirë të pajisjeve teknike të dhuruara) çuan në një rritje të drogës së sekuestruar dhe arrestimeve në 2013.

Bazuar në volumin e konfiskimeve, prodhimi vendas i marijuanës mbeti i lartë për të tretën vit radhazi, edhe pse nuk ka vlerësime zyrtare të totalit të kultivuar. Me përjashtim të marihuanës, përdorimi i drogës nuk duket fenomen i përhapur.

Pavarësisht nivelit të qëndrueshëm të lartë të kultivimit të kanabisit, Shqipëria ka vijuar rritjen e rezultateve në luftën kundër drogave të paligjshme në vitin 2013. Sipas statistikave shtetërore shqiptare, për vitin 2013 Policia e Shtetit tejkaloi volumin e arrestimeve dhe drogës së konfiskuar krahasuar me ato të 2012-ës.

Ndër rezultatet e saj, Policia e Shtetit shënoi:

– Konfiskime të kanabis deri në 33 tonë metrikë (MT), shumë më tepër se 21.2 MT konfiskuar në 2012.

– Sekuestrime të 47.3 kg heroinë dhe 16.1 kg kokainë;

– Arrestimin e 803 personave për trafik droge (çka tejkalon shifrën e 729 arrestimeve në 2012).

Raporti DASH 2015

Për vitin 2014, Shqipëria rezultoi:

– vend i rëndësishëm burimi për marijuanën, si dhe një pikë transferimi për kokainën dhe heroinën e destinuar për tregjet evropiane.

– rriti dukshëm numrin e konfiskimeve të drogës dhe arrestimeve. Kjo mund t’i atribuohet rritjes së bashkëpunimit mes partnerëve rajonalë (sidomos me njësitë e vëzhgimit të Policisë Italiane), kombinuar me një angazhim më të madh nga ana e liderëve politikë dhe autoriteteve ligjzbatuese për t’u përballur me prodhimin dhe trafikimin e drogës, çka çoi në një rritje të aksioneve në rang kombëtar.

Për vitin 2014, sipas statistikave të saj Policia e Shtetit shënoi:

– konfiskim të marijuanës deri në 101.7 tonë metrikë (MT) gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2014, dukshëm më shumë se totali prej 96 MT konfiskuar në periudhën 200-2013.

– Shkulje dhe shkatërrim të 530,177 bimë marihuanë në 2,214 parcela individuale, (shumica e të cilave e identifikuar nga fluturimet e mbikqyrjes italiane);

– Konfiskim i 63 kg heroinë dhe 23 kg kokainë;

– Arrestim (edhe falë Policisë Kufitare) i 1,058 persona për vepra të lidhura me trafikimin e drogës për 9 mujat e parë të vitit (duke tejkaluar 803 arrestimet në total të vitit 2013).

– Ndalim i një ngarkese prej 250 kg kokainë në portin malazez të Barit që ishte destinuar për Shqipërinë dhe transferim të mëtejshëm në Evropë (në bashkëpunim edhe me agjencitë e zbatimit të ligjit në Evropë dhe Amerikën e Jugut ).

Raporti DASH 2016

Gjatë vitit 2015, Shqipëria mbetet

– vendburim i madh i marijuanës, si dhe një rrugë tranziti për dërgimin e kokainës dhe heroinës së destinuar për tregjet evropiane.

Gjatë vitit 2015 autoritet shqiptare shënuan një seri mbresëlënëse arrestimesh dhe sekuestrimesh kundër prodhimit të drogës dhe rrjeteve të trafikimit që veprojnë në vend, duke vijuar kësisoj prirjen e nisur në vitin 2014. Ky sukses mund t’i atribuohet

– bashkëpunimit të vazhdueshëm rajonal me njësitë italiane të mbikëqyrjes

– dhe një impenjimi më të madh nga ana e drejtuesve qeveritarë dhe të Policisë për të përcaktuar përparësitë në luftën kundër drogës.

Me përjashtim të kanabisit, Shqipëria nuk është një prodhues i rëndësishëm i drogave të paligjshme, kimikateve pararendës, apo drogave sintetike. Qeveria e Shqipërisë nuk ka statistika matëse të përdorimit të drogës. Me përjashtim të marijuanës, përdorimi i paligjshëm i drogës nuk duket të jenë fenomen i përhapur.

Deri në Tetor 2015, sipas Policisë së Shtetit (ASP) shënohen këto arritje:

– konfiskimi i një totali prej 6.87 tonë metrikë marijuana;

– shkulje dhe shkatërrim I 689,815 bimë marijuane në 44 hektarë tokë sipas identifikimit të fluturimeve survejuese italiane;

– sekuestrim i 55.3 kg heroinë dhe 26.4 kg kokainë;

– arrestimi (edhe falë Policisë Kufitare) i 827 personave për vepra të lidhura me trafikimin e drogës.

Rapoti DASH 2017

Shqipëria mbetet një vend i rëndësishëm për prodhimin e marijuanës, e gjithashtu një rrugë tranziti për kokainën dhe heroinën e destinuar për tregjet europiane. Ndërsa autoritetet shqiptare raportonin një rritje të arrestimeve dhe shkatërrim të ngastrave me kanabis në 2016, nga ana tjetër kishte raportime të shtimit të kultivimit të kanabisit në vend. Autoritetet shqiptare vazhduan bashkëpunimin rajonal me njësitë vëzhguese të Policisë Italiane dhe pati një rritje të numrit të fluturimeve për vëzhgimin e drogës në krahasim me vitin pararendës. Me përjashtim të kanabisit, Shqipëria nuk është prodhuese e rëndësishme e drogave të paligjshme, kimikateve prej të cilave prodhohet drogë, apo drogave sintetike. Qeveria e Shqipërisë nuk mban statistika për shkallën e përdorimit të drogave. Me përjashtim të marijuanës përdorimi i drogës nuk duket të jetë i shpeshtë.

Sipas Policisë së Shtetit të Shqipërisë, në 2016 u kapën 30.14 metric tons (MT) marijuanë ndërkaq u shkulën në total 2.453.628 rrënjë kanabis. Gjatë fluturimeve kontrolluese (zbuluese) të Guardia di Finanza-s u identifikuan 2086 ngastra kanabisi dhe po kështu u konstatua një 5-fishim i nivelit të përgjithshëm të kultivimit. Policia e Shtetit kapi gjithashtu 57.33 kg heroinë dhe 7.16 kg kokainë.

Policia e Shtetit, duke përfshirë dhe policinë e kufirit, arrestoi 1.349 persona për krime që kanë të bëjnë me trafikun e drogës gjatë vitit 2016. Prokuroria e Krimeve të Rënda hetoi 273 procedime penale për trafik droge. Në këtë total përfshihen edhe 115 çështje të bartura nga vitet e mëparshme, ndërkaq 158 procedime u filluan gjatë vitit 2016. Gjatë 2016-ës Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi para gjykatës 55 dosje, në ngarkim të 81 të pandehurve. Gjykata e Krimeve të Rënda dha 65 vendimet fajësie, duke përfshirë edhe verdiktet e çështjeve që ishin bartur në këtë vit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

29 komente në “REPLIKAT/ LSI sulmon ashpër qeverinë dhe policinë për hashashin, Saimir Tahiri i përgjigjet flakë për flakë”

  1. Lennard says:

    Shume e sakte pergjigja e Z.Tahiri.Persa i perket nenkryetarit te LSI ,mos te na shese dokrra.Elemente bashkepuntore te LSI vazhdimisht jane marre me narkotiket,dhe torbat e parave te LSI ,bien ere DROGE DHE KORRUPSION.18 Qershori do te zbardhe gjithcka .Do te shohi LSI se sa vota do te marri.Inshallah u mbushet mendja te dalin vetem ne zgjedhje dhe do te marrin KUM KE BOVA.TUNG.

    1. Albani says:

      o palle lennard
      Lere politiken o loqe dhe komento realitetin.
      REALITETI thote qe hashashi eshte shtuar kudo dhe duhet te jesh qorr qe te mos ta shikosh.
      N.q.s e mbjellin LSI-stat apo PD-istat mua dhe popullit nuk na intereson.por me intereson se cben SHTETI kunder tyre.
      Dhe nuk ma merr mendja qe Socialistet ta dine qe kush e mbjell dhe vetem te bejne sehir,apo marrin dhe ata 20%.
      O derr me zile,mua nuk me plas as per PS,as per PD,dhe as per LSI,ua kam vene vizen,por po te kujtoj qe LSI-ja e vetme garoi dhe mori 16-17 deputete,PD -ja mori 50 dhe akoma me shume do te marrin,dhe e di perse?Sepse PS-ja eshte e ndotur si te dyja te parat,
      UNE E SHIKOJ POZITIVE QE SHIKOJ QE LSI-jA akuzon hashashizimin,dhe me ben te mendoj qe te tjere e vjelin.

      1. Aleksander says:

        Po mer derr pa zile po,ty s’te plas per asnji por pedja “do te marrin me shume se 50” simbas teje (qe s’te plas per peden).Dhe ti (qe qenke njI KOQE KANARI e RROT KATNARI) na shihke qe Lsi (kokrrat e hajdutenve me bllok) akuzon hashashizimin…ik mer kokrra katnarit…lsi-ja leshit po do me mledh votat e ju trapave si puna jote .

    2. xheJ eN Bi says:

      Albani..

      I thua palle Lennard-it ,po ne fakt ti je palle.
      Me duket se nuk i lexove fare raportet e DASH-it .
      Me e bukura eshte se identifikon veten tende me popullin.
      Nuk do ti hy mundimit per te sqaruar per kanabisin se te sqaron raporti i DASH-it
      nese di te lexosh .

      Nuk me thua o Alban ( emrin e ke shume te bukur ,po mendjen e ke bosh)
      ku i gjete ato shifra per LSI-ne qe thua ?

      LSI-ja po te dilte e vetme ne zgjedhjet e 2013-es do mirte 3-4 deputete,
      te tjeret i mori nga PS-ja.
      Prandaj nuk ja mban bytha I.Metes te dale e vetme ne zgjedhje ,se e di
      kapacitetin qe ka.

      Po te kishe mendje duhet ti dije keto pak gjera.

  2. genti says:

    O shoku Minister, ke bo levizje strategjike te gabuar,

    ng anje lazarat te esht perhap hashashi ne te gjithe shqiperine,

    ju si udheheqe duke i ngritur cmimin dhe duke e reduktuar oferten por gabimisht duke rritur kerkesen bete qe:

    1. te gjithe te kishin leverdi ekonomike ne mbjellje te hashashit (cmim per kile nga 200 euro shkoi ne 2000 euro)

    2. rritje te eksporteve te hashashit

    3. rritje te perdorimit ne treg

    pra nga ana e “long term view” pikpamja afatgjate ju e shkaterruat shqiperine dhe e bete hashish HUB i EU,

    bile keni coroditur dhe tregun european te hashashit aq shum po prodhohet ne shqiperi

    niveli juaj eshte MEDIOKERR si politikan piktore

    qe po beni karriere piktori duke perdorur rrolin e kryeministrit.

  3. DYPLLOMSHI says:

    koalicion i papam

  4. Ledio says:

    Faktikisht ne kohen e Serbit Sali Bisha Shqiperia kishte mirqenien me te larte ne Europe, nje papunesi edhe inflacion 2-3%, nje nivel kriminaliteti minimal , edhe niveli i korrupsionit ishte edhe me i vogel se ne vendet Nordike. Pleherat e LSI hapeni gojen kur edhe aty ku eshte per te hapur lapanjoza, jo kur i bien kalit patkonjte. Vodhet e grite ne kohen e Sales, vidhni edhe grini edhe ne kohen e palloshit qe ju perkedhel koken.

  5. Soj says:

    Ja dhe qeni metes antishqiptar te korruptuar kta vemie qe nuk e lene ate popuull te qete, nje dite te vije drejtesia per vuajtet qe i keni shkaktuar ketij vendi. Ku i ke marr te ardhurat qe bredh me makin super te shtrenjte skorre.

  6. Endri says:

    LSI = KANCERI SHOQERIS SHQIPTARE.
    VDEKJE LSI-se, Posht duçja dhe lir Metà Hajduti mafiozi.
    Mik i Hasaneve te durresit e i kokeve e i gjith mafies shqiptare.

    1. Albani says:

      VF-LP
      “rrofte,prenga,Arben ndoka,Gramoz Ruci e Erjon Brace”
      Vd.te gjithe politikisht ishalla,sepse ty te paska vdekur truri I vogel.

      1. ardi says:

        O alban o handikapat.Remzi Hoxha, Azem hajdari, 97, shitja detit, shitja naftes milloshevit, 21janari, gerdeci , lazarati etj.Tu kan pre rruget e hashashit o analfabet brekdhjere.

  7. haha says:

    LSI ISHTE ORTAK ME SALEN PARA 4-VITESH ??????LAZARAT ISHTE GJITHE SHQIPERIA…POR NUK KISHTE POLICI,,,,,,TANI POLICIA KAP DHE DENANCON,KY ESHTE NDRYSHIMI……LSI LART-SUMEN-ILIR!

  8. Albanian says:

    Nje gje nuk kuptoj une si qytetare i republikes se shqiperise, kemi dy qeveri apo nje ne?! Fakti qe keta i pergjigjen flak per flak njeri tjetrit tregon qe qeveria ka kohe qe ka rene de facto , de jura vazhdon sepse mbajne karriket e njeri tjetrit. Popull budalla qe i shkon nga mbrapa ketyre kelyshave te pushtetit.

  9. skrapari says:

    Ky flet per pergjigje te merituar si Enveri dikur.Vendi eshte mbjell i teri, skaj me skaj me vdekjen ku brockullon, nga fitorja ne fitorje.Dhe nuk e thote cadra e thote nje pjese organike e kesaj qeverie qe po le nam
    Hahaha… Po zihen zagaret kush te marr cope me te madhe nga vendi.

  10. Toni says:

    Zoti Tahiri, keto hiena te neveritshme nuk duhen perkedhelur por goditur pa meshire. Kjo bande me emrin Lesh e Li eshte po aq e ndyre, hajdute, dhe bllokuese reformash sa dhe banda e Vicidolit. Shqiptare, hapni syte dhe mos u genjeni nga kucedrat PDLSI. Misioni i tyre i vetem eshte rrjepja e ketij vendi.

  11. Ilir kokmadhi. says:

    Vetem LSI dhe ky i pafytyri nuk duhet te ankohen. Sepse jan kanceri i ketij vendi.

  12. Pallatet Agimi says:

    Nuk ka person me negativ e parazit sa ky Rama i LSI, drejtues i falimentuar e PS dhe qenje e deshtuar si njeri. Nuk ka me burre frikacak, burracak dhe me qesharak qe meret me politike. I paprincipte, i pamoral, i pacipe dhe i pabythe per ti dale per zot vehtes te vet e jo me partise qe perfaqeson.
    Eshte krejtesisht e sigurte qe me kete lloj xhins politikani, Ilir Meta pervecese gjynafeve te veta do ti duhet te paguaj fare shtrenjte edhe per kete palaco e per krejt llojin e ketij rrangalli.

  13. Albani says:

    Crendesi ka se sa ke shkulur dhe kapur kur mbjellja eshte njeqind fishuar,palle minister.

  14. Dajti USA says:

    Ilir Meta sic e gerreu PD-en,te njejten strategji,por shume me agresive,po ndjeke dhe me PS-en,,por kjo e fundit duhet ta godase fort,jo si deri tani,pergjigja e Saimir Tahirit eshte e duhur,por duhet te vazhdoj.

  15. Albani says:

    pergjigja me e mire eshte qe Tahiri dhe Rama te luftojne fenomenin dhe te na heqin nga lista e zeze,dhe jo te na servirin carcafe me numura propagandistike te cilat nuk kane asnje vlere kur levizja dhe mbjellja jane shume fishuar,dhe qe tregojne qe fenomeni nuk eshte pakesuar,por eshte shtuar,sepse qe te kapesh kaq shume duhet ta marresh dhe me mend se sa nuk kapet dhe qarkullon.
    QEVERIA E HASHASHIT,per te tjerat ju vleresoj pozitivisht.

  16. Rrapi says:

    Levize Sumatricen per Integrim

  17. selim rroshi says:

    hahah
    Jan turrur blogjistet e Rames Ilir Metes. I cili sdo te mare pergjegjesi per nje gje qe ben muuuu
    Kur paska qene kaq kancer pse bashkqeverset me te o rilindas kanabistani.
    Apo votat ja moret dhe tani qe e keni qelbur tere punen qenka kancer Lsi.
    Jo se e kam qejf kete parti me bllok ne dore po po ju rilindja dolet me thes ne dore e ja kaluat dhe Lsi

  18. Meri says:

    O Luan autoparlant i Ilirit , tarfikantet e droges stimulohen dhe kontrollohen nga shefi juaj dhe ju. Lere qeverin te punoje apo ju intreson anarshija. Populli eshte nje turme po ka dhe intelktual dhe mbi kapacitetin tuaj. Shqiperia dhe shpeton nese largohet Ilir Meta dhe nje pjese e militantve si puna jote. Nuk shkeleqve te PS gjete streh te LSI vazhdo llustroi me gjuhe kepucet shefit tend.
    Kanceri i vendit eshte Ilir Meta dhe kallepi juaj qe keni nje prerje. Do tju gjykojne brezat.
    Meri

  19. Kanina e Ismailit says:

    Lsi.-a eshte gruaja e Ps dhe dashnorja e pd _s ,dhe karaputana e te gjithe krimineleve!SHqiptaret e m,i ,nese duam te rrojme akoma ne roberi atehere te votojme akoma keta gjakpires!

  20. Gregor Lato says:

    Si djale polici, mendon se e njeh mire policine, ky memeci i Nanos e Metes. Por duket se eshte dhe ai pjese qe e njeh mire punen e hashashit, sepse shume te kapur, jane pjese e LSI, i kane nxitur dhe mbrojtur keta dhe vetem keta, duke mbeshtetur deshtimin e reformes ne drejtesi, pjese alabake e kombit.

  21. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    LSI-ja duhet te jete e para qe duhet te jap llogari,per mbjelljen e hashashit.
    Ministria e bujqesise e drejtuar nga nje minister i LSI,nga qindra agranome ne te gjithe Shqiperine,qe pergjigjen per zhvillimin e bujqesise,nuk kane patur “informacion” per mbjelljen e nje bime te “pa njohur”,si hashashi ?!!

  22. Devolliu says:

    LSI, kjo Bandë Hajdutësh me në krye kryehajdutin me çizme e me bllok, Sheikun Like Floriri, është kali i Trojës në Qeveri, është kanceri i politikës shqiptare.

  23. saliu says:

    Luan Rama nuk eshte vetem hiene, por edhe nje skuth i keq. E provoi nje here kur ishte minister i brendshem dhe pa ngrohur mire karrigen e tij filloi me rrah gazetaret.

  24. Titi says:

    Keta te LSI te rezikshem shume edhe qeveri edhe opozite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *