Sherri në Durrës/ Studentët: Konflikti për shkak se shoqëria civile shfaqi simbolet e PD-së

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Përplasja e dy grupeve gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme pranë “Torrës Veneciane” në Durrës, duket se ka pasur motive politike.

Konflikti mes grupit shoqërisë civile dhe të studentëve,  ka ardhur për shkak se këtyre të fundit nuk i ka pëlqyer sjellja e aktivistëve të kampit tjetër.

Grupi i studentëve pretendon se anëtarë të shoqërisë civile kanë qenë të veshur me stema dhe emblema të Partisë Demokratike, çka e shndëronte këtë protestë në një vegël të kësaj force politike.

Mësohet se konflikti nisi midis shtetasve A.J. 29 vjeçe, banuese në Elbasan dhe L.B. 35 vjeç, banues në Tiranë, pjesë të shoqërisë civile dhe shtetasve E.K. 33 vjeç, dhe G.J. 25 vjeç, banues në Tiranë, pjesë e studentëve pjesmarrës.

2 nga shtetasit kanë marrë dëmtime të lehta dhe pas ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës shkuan në banesa.

Menjëherë, Policia e Durrrësit nisi procedim penal në gjendje të lirë ndaj tyre dhe materialet për veprime të mëtejshme janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale ”Dëmtime të tjera me dashje”,parashikuar në nenin 90 të Kodit Penal./ad

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Sherri në Durrës/ Studentët: Konflikti për shkak se shoqëria civile shfaqi simbolet e PD-së”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *