Të ndash “qeranë e perëndimorëve”, me Gruevskin në Tiranë

17 Mars 2017, 19:03Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Partia Demokratike ka një problem në mënyrën se si kërkon të sillet me Perëndimin. Është e sigurtë që nuk e ka në anën e vet në lëvizjen e saj për të qëndruar jashtë Kuvendit, jashtë zgjedhjeve dhe për të bllokuar reformën në drejtësi. Sali Berisha e ka kaq përvojë sa të jetë i qart për këtë. Lulzim Basha po ashtu.

Por ajo që nuk kuptohet, është përse PD, kërkon të krijojë dy llojë SHBA dhe dy lloj Europash për shqiptarët, me disa lobistë qesharakë.

Kundër tre lëvizjeve të PD, asaj për të qëndruar jashtë Kuvendit, jashtë zgjedhjeve dhe si postobllok për reformën në drejtësi, e ka qartazi kundër Uashingtonin zyrtar dhe Brukselin zyrtar. Po të dojë, ka dhe plot eurodeputetë të djathtë dhe të majtë, por kjo nuk ka rëndësi kur ke kundër vijën zyrtare të dy kancelarive më të mëdha. Vet Sali Berisha jo më larg se dje sulmoi përsëri nga çadra ambasadoren e BE, si “guvernatore” dhe Donald Lu, si “guvernator part time”. Dhe më duket një veprim i drejtë, përderisa është i vendosur të bëjë tre gjëra të forta, që destabilizojnë vendin dhe fusin në kolaps kushtetues dhe sistemin. Kur i bën këto nuk ke pse pret të jesh aleat me perëndimin.

Por ajo që e bën qesharak gjithë vizionin e PD-së për kauzën e saj, është se harxhon më shumë energji “për të bërë kanaçe, se sa për të prishur kazanët e mëdhenj”.

Në një kohë që më qetësi është kundër Brukselit dhe Uashingtonit zyrtar, kanë kaq muaj që paguajnë disa lobistë në SHBA, të mbështesin kauzën e tyre kundër ambasadorit Lu. Dhe gjëja më qesharake këtu është se i kanë ndarë shpenzimet me Gruevskin.

Grupi i ligjvënësve amerikanë, paguar nga lobistët e opozitës në Tiranë dhe Gruevskit në Maqedoni, është i njëjtë. Në fillim kërkuan heqjen e ambasadorit amerikan në Shkup, si i lidhur me Sorosin, edhe pse e gjithë beteja kundër pushtetit të Gruevskit ka nga pas një politikë zyrtare amerikane. Natyrisht që letra e tyre përfundoi në disa paçavaure ballkanse dhe në koshin e plehrave në Departament të Shtetit. Tani letra u përsërit, duke u shtuar dhe ambasadori amerikan në Tiranë me të njëjtin arsyetim. Edhe gazetën lokale ku i botojnë, është e njëjta, dhe bëhet fjalë për “Uashington Times”, një gazetë periferike e Uashingtonit, që është një lloj medie që jepet me qera për lobistë.

Dhe në kulmin e këtyre shpenzimeve pa kuptim, të përbashkëta me Gruevskin, Partia Demokratike krijon dhe një problem me shqiptarët në Maqedoni, të cilët kanë hartuar një platformë të tyre, të cilën Gruveski i këtyre tanëve, jo vetëm nuk e ka pranuar, por po fut në luftë Maqedoninë kundër shqiptarëve. Pastaj situata bëhet dhe më paradoksale, kur ftojnë në çadrën e tyre në bulevard Kim Mehmetin, një zë i këndshëm dhe i mirëartikuluar i shqiptarëve në Maqedoni, që së paku këto 20 vjet e ka shtyrë jetën me paratë e Fondacionit të Soros në Maqedoni. Dhe nuk është se i ka shpenzuar keq ato lekë, i ka merituar. Problemi është se opozita jonë ka një linjë anti-Soros dhe pro Gruevsk, dhe fton nga Maqedonia një intelektual që është investim i Sorosit për bashkëjetesën etnike dhe që së fundmi është mbështetës i një lëvizje politike me ngjyra fetare si “Besa”. Ai është në punë të vet, por opozita në Tiranë nuk kuptohet me kë është.

Problemi i opozitës në Tiranë, është se duhet ta ndajë mendjen a do mbrojë kauzën e saj dhe të mos pyesë për njeri, apo do paguajë më shumë periferinë e politikës ndërkombëtare për të justifikuar kauzën e saj, për t’i dukur sikur është dhe ajo kauzë e Perëndimit?

Nuk ka standart perëndimor ta pranojë atë kauzë. Është një kauzë që rrëzon sistemin demokratik, nuk njeh institucionet dhe pengon drejtësinë. Është kauzë revolucioni që “do të përmbysë një shtet për të ardhur në pushtet”. Ajo nuk vendoset me të blerë apo me të lutur, por me të përmbysur dhe me të vrarë. Është një kauzë që kërkon gjak, viktima dhe natyrisht, një rrënim të shtetit për hir të pushtetit. Sali Berisha  e ka bërë një herë në vitin 1997 dhe i ka dalë zot si anti-perëndimor. Këto qurravitjet e Lulzim Bashës, që do të jetë dhe për revolucion, dhe për përmbysje, dhe për t’i vënë flakën vendit, edhe për të blerë ca zëra nga jashtë pro tij, janë fyese edhe për kokëtulët e portaleve të Zenit. Kur kërkon gjak dhe përmbysje, duhet të llogarisësh t’i vësh gjoksin dhe jo të rruash b..thën.

Ajo që kërkon PD, është që ne të kemi përballë dy alternativa, ose PD ta marrë pushtetin në tavolinë, ose të fusim vendin në flakë. Dhe në raste të tilla, kërcënuesi duhet të jetë bindës për të të frikësuar, dhe jo të vrapojë lart e poshtë, të gjejë dhe disa perëndimorë që të duket sikur nuk është vetëm. Kjo është një betejë që ose fitohet vetëm si lider revolucionar kundër “Republikës” që kërkon të integrohet në Perëndim, ose të ha kokën ty që e kërkon si lider shqiptar anti-perëndimor. Është një plumb që shkrepet vetëm një herë.

14 komente në “Të ndash “qeranë e perëndimorëve”, me Gruevskin në Tiranë”

  1. Viroi says:

    Tash keto dihen. Te mbajne cadren se do ja shohin hajrin. Le te nisj vetingu, te zgjidhet presidenti e me pas shohin nese do jete cadra deri ne zgjedhjet..

    1. 21 says:

      Kur lexojme artikujt e Meros ne darke themi:….lum si ne qe perendimoret po na rregullojne punet.

      • Kur hapim internetin ne mengjez shikojme qe “armiku I perendimit ‘ Lule Basha I ka vene ne rrjesht per te disaten here tufa me ambasadore si te ishin vartesit e tij..dhe pastaj shkon te cadra ben thirje qe ngjan me shume me ISIS e sirise
      ********
      • Pra zoti artikull-shkrues mos I mashtro..mos I tall lexuesit
      ……………………
      Kthehemi pak ne histori:
      *
      Ne 31 mars 1991 Saleh Barisha humbi me rezultatin 8 me 2..dhe erdhen “nderkombetaret e Meros” dhe e permbysen rezultatin me zjarr dhe hekur (kujtoni 2 prillin 1991) ku me 22 mars 1992 William Sali Biberaj fitoi tete me dy…Kush mendon e u be per te mundur komunzmin eshte kanibal me dipllome..
      .
      Nuk po permendim majin 2011 qe I fitoi Lulzim Arvizuja..
      *
      Interesante per Meron ishte viti 2005..A ju kujtohet strategu Amerikan me iniciale S.S dhe shume shqiptaro-amerikane biles dhe armiq te betuar te Saleh Barishes qe shpartalluan “socjalistin Nano” bashke me dipllomatin e rruges elbasnit biles dhe veprimtaria e ndyre e Metes..Por dhe e Nanos vete qe dashje pa dashja ja fali pushtetin atij qe I kishte shkerdhyer familjen dhe te ardhmen ?
      .
      Asgje nuk ka ndryshuar nga 1991-2005-2011 jane pot e njejtet skenare dhe po te njejtet lojtare ne nivelet vendim-marrese te shtepise bardhe

      Perderisa super-kriminelet Sal & Lul berisha po I vene zjarrin shqiperise per here te trete nen ZGERDHIMJEN E DONALD LUSE & VLAHUTINES….besoj se ky eshte lapidary me I madh qe po I ben Amerika dhe Europa Enver Hoxhes.
      .
      JAM NGA ATO SHQIPTARE QE I PRITEM “PERENDIMORET” SI ARDHJA E KRISHTIT NE 1991..POR E SHIKOJ QE SOT NA KANE VARUR NE KRYQ SI KRISHTI…

      mos burgosja nga panelet perendimore e perbindeshit Salibisha (kuislingut te tyre)eshte me I rende se cdo pushtim dhe per kete problem nuk ka asnje “negociate”

      ……………………
      Enveri nuk ka nevoje per lapidar,,e shenjteroi salisatanai
      .
      Kam rrjeshtuar nje material ne 4 pjese qe tregon se Berisha eshte vetem nje “lugat I zi” qe ka 25 vjet
      qe po zbaton nje nga teorite me antishqiptare
      dhe me antinjerzore te zbatuar ne Shqiperi qe quhet “doktrina e dekomunistfikimit”
      Biberaj-Rajeson qe rezultoi me reaksionare se NACERTANIA SERBE & MEGALIDHEA GREKE.
      .
      Eshte macabre sot te mendojme se eshte pikerisht Berisha ai qe ka kapur prej bolesh disa dipllomate kryesore euro-atllantikas me aferat e tyre te pista te kryera ne Shqiperi dhe nese “ai hap gojen” do ti perveloje disa nga keto miqte tane e nga podestat-wisnerat e deri te rajersonet.e DORIS PACKET qe po behen si Jelek Antiplumbi per kete monster
      _____________________________________________
      PSE SALISERBI
      ESHTE LAPIDAR DIAMANTI
      QE AMERIKA DHE EUROPA
      I KANE NGRITUR ENVER HOXHES
      SI PROFET ABSOLUT ??
      __________
      PJESA E PARE
      ______________
      Bujar Hoxha. Pedagog i filozofisë dhe mësimdhënës në shkollën e PPSH ai ishte këshilltar i Enver Hoxhës për çështjet e Kosovës së bashku me Ajet Haxhiun. Çuditërisht të dy u bënë njerëzit më të afërt të Berishës. Ai kishte lidhje krushqie të ngushta me Manush Myftiun, i cili së bashku me Hysni Kapon janë cilësuar si njerëzit e fshehtë të Beogradit në Byronë Politike të Hoxhës, të cilët i dinte vetë diktatori por i lejoi për ti përdorur.(dhe në fakt i përdori).
      Vaskë Afezolli, zyrtar i Sigurimit, me lidhje familjare me Bujar Hoxhën. Përmendet si njeri me lidhje në Dibër, zonë ku dhe UDB ka qenë shumë e fuqishme. Ka pasur lidhje me fisin Baholli, të cilët kanë pasur lidhje me Gazideden që në kohën e regjimit komunist.
      Nerulla Zebi. Shef i kundërzbulimit shqiptar por që kishte jë handicap. Ishte nga Golloborda dhe ka dyshime për lidhje të tij me shërbimin sekret serb, të cilit i ka dhënë dokumente residence. Flitet se jeton në Bullgar
      Vladislav Jovanoviç ka lindur shumë pranë kufirit me Kosovën, në Žitni Potok dhe ka punuar diplomat i Jugosllavisë, pikërisht aty ku shqiptarët kanë qenë më të përqendruar dhe ku thuhet se janë bërë rekrutimet më të mëdha të UDB-sw në diasporë dhe më tej në politikën e shtetit shqiptar. Ai ka qenë diplomat në Bruksel në vitet 50 të shekullit të shkuar ndwrsa në vigjilje të prishjes së komunizmit ka shërbyer në Ankara. Jovanoviç ka qenë bashkëpunëtor i afërt i Millosheviçit dhe në kohën kur ky i fundit iku nga pushteti la karrierën e ambasadorit serb në OKB.
      Lawrence Eagleburger alias Lorenc Igëllberger, ka qenë një diplomat karriere dhe njohet me nofkën :Lorenci i Maqedonisë apo Lorenci i Serbisë. i ndjeri Eagleburger që ka vdekur në vitin 2011 ka qenë ambassador i SHBA në Jugosllavi gjatë viteve 1961-1965 dhe gjatë kësaj kohe menaxhoi ndihmat amerikane në ndërtimin e Shkupit pas tërmetit. Ai ka krijuar lidhje jetëgjata me qarqet serbe. Aq jetëgjata qenë këto lidhje sa i mbajti edhe kur shërbeu si Sekretar Shteti kujdestar në kohën e dorëheqjes së James Baker pas humbjes së Bush. Gjatë periudhës 1989-1992 ai shërbeu si këshillues për çështjet jugosllave dhe ishte mjaft kontraversal. Ai në këtë kohë fitoi reputacionin si një partizan i fortë i serbëve, aq shumë sa mohoi krimet e paramilitarëve dhe ushtrisë federative në Kroaci e Bosnjë. Kjo njëanshmëri bëri që shtypi europian ta cilësojë si “Lorenci i Serbisë”./// Sa Lorenca-fazzlice-nick gage-elezbibere dhe matherfackere ka ne washington dhe bruksel…..qe po e mbrojne berishen dhe duke poshtruar 10 miljon shqiptare ?
      ____________________________________________________________________
      PJESA DYTE
      __________
      Izet Haxhia: Ju rrëfej se si e sollën serbët Sali Berishën në pushtet në ‘92
      Ish-badigardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.
      Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët ata që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.
      Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava.
      Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.
      Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.
      “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”,
      __________________
      PJESA E TRETE (si pruri berishen ne pushtet me 2 prillin 1991 Elez biberaj ky “gjeneral gramafoni”me Hillat e Billat makartiste & sorriste)
      __________________
      Zgjedhjet e shantazhuara, jo të lira dhe korrekte, në historinë e pluralizmit në Shqipëri, kanë patur moment inaugurues vetëzgjedhjen e Berishës Kryetar të PD-së. “Unë dhe Azemi shkuam me pistoleta në mbledhje. Nqs nuk do të zgjidhej Berisha, do të shkatërronim PD-në me armë, do të futeshim në PD, do të vrisnim kundërshtarët”, shkruan Izet Haxhia për zgjedhjet e 19 Janarit 1991.
      Kjo ka ndodhur pasi ishin anuluar zgjedhjet paraprake, të cilat u fituan nga Aleksandër Meksi. Në klimën e krijuar nga kërcënimet dhe manipulimet, të cilat, sikurse tregohet fare qartë në këtë dëshmi të Izet Haxhisë, karakterizojnë PD-në e këtyre më shumë se 20 viteve, e cila gradualisht u largua nga kontigjenti më idealist dhe i ndershëm i lëvizjes së Dhjetorit dhe themeluesve të PD.
      “Pas ca ditësh askush nuk guxonte të fliste kundër Berishës” shkruan më poshtë Izeti. Kështu u shua demokracia në PD qysh në lindjen e saj.
      Kjo është pikënisja e zgjedhjeve të parregullta në Shqipëri. Ky njeri që u zgjodh për vete në partinë e tij me shantazh e kobure, si mund të bënte më pas zgjedhje të rregullta kur flitej për pushtet, para dhe pasuri?
      Çdo proces zgjedhjesh që nuk do të fitohej nga Berisha nuk do të pranohej asnjëherë prej tij.
      Dhe kjo filloi qysh në zgjedhjet e para pluraliste që u mbajteën më 31 mars 1991, të cilat pa asnjë dyshim ishin më të rregulltat se zgjedhjet e mëpasshme, dhe që berisha nuk i njohu dhe shkaktoi tragjedinë e 2 Prillit.
      Izeti shkruan me sinqeritet për një nga ngjarjet më tragjike të fillimeve të tranzicionit shqiptar dhe askush i bë pikat mbi “i”. Azemi shkoi në Shkodër më 1 Prill dhe mori me vehte një grup që i la atje.
      Nuk është e vështirë të kuptosh kush e bëri masakrën e 2 Prillit dhe sa të drejtë ka oficeri trim dhe i ndershëm Gjek Çelaj, i cili dëshmon si askush me vërtetësi për 2 Prillin e’91-shit. Vetë Azemi ka kërcënuar në një moment që nuk kontrollonte veten (ishte i dehur) “ do t’jua bëj si në Shkodër” u tha të vetëve në PD, dëshmon Izeti.
      Izeti jep një detaj të “vogël” mjaft domethënës kur u pyetën dy gazetarë amerikanë, pasi u mor rezultati i votimit të 31 marsit, ku njeri, Dejvid Bajnderi, po pyeste i dehur se ç’farë të bëjmë. Të nesërmen erdhi Elez Biberaj e tha “mos njihni zgjedhjet”, për të imponuar zgjedhje të parakohshme!
      Me gjakosjen e 2 Prillit sikur u plotësua edhe një pikë e doktrinës Truman dhe të Alen Dallesit, të luftës me intesitet të ulët, për përmbysjen e pushteteve komuniste. Pas lojës me intelektualët, grevat e sindikatave, sabotimet etj., dhe kur populli nuk vepronte, hyri në zbatim një skenar tjetër i zi: atëhere mund të bëhen edhe vrasje.
      ________________________________________________________________________
      PJESA E KATERT
      ______________
      Autori i librit “Shqipëria Moderne”, Fred Abrahams thekson se ky ishte gabimi i SHBA-së me Shqipërinë, që vazhdon të ketë pasoja
      Me librin e tij, “Shqipëria Moderne”, këshilltari i “Human Rights Watch”, Fred Abrahams, ia ka dalë që të nxisë kureshtjen e mediave më të mëdha ndërkombëtare, të cilët duan të dinë më shumë për Shqipërinë postkomuniste të viteve “90-të, si dhe rolin që luajtën Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ndihmën e saj për ngritjen e një sistemi pluralist. Në një intervistë dhënë për “Huffington Post” Fred Abrahams, shprehet se SHBA-të ka bërë një gabim të madh në Shqipëri në fillimet e demokracisë shqiptare. “Një gabim i madh i politikës së Perëndimit ishte se ata besonin se demokracia vjen vetëm me zgjedhjet dhe reformën në tregun e lirë. Shqipëria tregon se ky nuk është rasti. Demokracia vjen me institucione demokratike dhe kulturë demokratike dhe këto gjëra i mungojnë sot Shqipërisë”, shprehet Abrahams në intervistën e tij dhënë gazetarit Nick Robins-Early duke vijuar më tej, autori shprehet se Berisha ishte zgjedhja e qartë e Uashingtonit:., SHBA-të vendosën të bënin një sy qorr kur Berisha u kthye në “djallin e keq”, që nuk toleronte kritikat, burgoste gazetarët apo rrihte dhe vriste opozitarët e asaj kohe. “Veçanërisht në vitet e para, politika amerikane mbështeste një të ashtuquajtur lider demokratik, këtë tipin e quajtur Sali Berisha. Ai, ishte i vendosur për të shkatërruar trashëgiminë komuniste dhe amerikanët e mbështetën 110 për qind. Por ai ishte djalli i keq, që nuk toleronte kritikat, burgoste gazetarët, rrihte opozitarët dhe ruante një kontroll të fortë. SHBA bëri një sy qorr në ato ditë, për shkak se ai ishte njeriu i tyre.? Mendoj se ishte një gabim shumë i madh, për shkak se ndikimi i SHBA në Shqipëri ishte shumë i madh dhe ata mund ta mbështesnin Berishën, por mund të hiqnin vija për të kufizuar pushtetin e tij. SHBA nuk e bëri këtë dhe Shqipëria po e vuan akoma këtë gabim sot duke u shpërfytyruar si kurrë në historinë botërore
      ____________________________________________________
      Epilog:
      Pas Gerdecit dhe sidomos pas 21 janarit 2011 Sali Bisha nuk eshte me problem I Shqiperise por I Shteteve te Lulbashkuara te Amerkes dhe Shteteve te SHKERDHYERA TE Europes

      Te futesh ne votime me banden kriminale te Bash-Berishajve dhe me hipokrizine e reformes se dreqesiese te Donald luve (qe ne vend te kapin salul kriminelin ..po kryqzojne elvis roshat dhe Alfred pezat) eshte nje vetvrasje kombetare

      Mos harroni votimet e majit 2011 ku vrasesi lul basha fitoi votimet me menget e perveshura te Arvizuse se do perseriten dhe ne 2017 me breket e ulura te edi rames dhe kinezerirat e Donald luse.

      Dihet qe Shqiperia pas 1992 eshte nje territor qe komandohet nga nenpunsi I rruges Elbasanit qe i duhet thene se kane deshtuar ne Shqiperi si te Gjiri I Derrave ne Kube ashtu dhe te gjiri I DERRAVE TE LALZIT..thjeshte politika amerikane e ka humbur besimin te shqiptaret e thjeshte…dhe SHQIPERINE MUND TA NDREQIN:
      .
      1-ose ardhja e jashtetokesorve (ufot)
      .
      2-Ose te ngrihet nga varri SHENJTORI ENVER HOXHA
      .
      3- Ose le te shpresojme
      se do dali ndonje “hundlesh”
      ti argumentoje zotit Tramp
      se Amerika “e ka dhi punen”
      me monstren Salul Elezbiberisha
      .
      ———————-
      e fundit per Meron.
      Ju lutem mos e paraqisni Lulin si gjynafqar qe I ka ditet e numeruara dhe dipllomacine perendimore “qe po I bie bretku” per ti mbushur mendjen nje krimineli per te firmosur pet u prangosur vete.
      *
      Qofte Basha apo Berisha por edhe Ilir Meta jane metastaza te lexueshme te lobingjeve te fuqishme serbo-greke ne perendim pa perjashtur dhe ca segmente ultra-antikomuniste psiqikisht te semure,
      ***
      Fakti makaber qe 2 urdheruesit e pushkatimit te 4 protestues ve ,Sal &Lul Berisha kane vene bythet e tyre pikerisht te vendi I krimit tyre…eshte me I rende se vete pushkatimi I tyre..eshte poshtrim eshte perdhosje..
      *
      Qendrimi extremisht frikacak I Edi Rames dhe kurverimi I transeksualit Ilir Meta eshte nje tradheti e papare e votuesve te 23 qershorit .
      .
      Tolerimi dhe tallja e ambasdoreve duke perkedhelur dinastine kriminale te berishajve eshte me I rende se cdo pushtim klasik dhe duke perifrazuar te nderuarin Pellumb Kulla kemi te drejte te themi:

      Te dhjefsha ato perendimoret /ambsodoret e tu zoti Mero
      qe po I ben rrjeshtore nje tradhetar & vrases I kombit sigurisht “me pelqimin e tyre”

      1. Skypion says:

        Pas kerkeses se gjashte Senatoreve republikane,drejtuar Sekretarit te Shtetit,per te hetuar korrupsionin Sorrosian ne Shqiperi,ku me parate e taksapaguesve amerikane po behet nje loje e felliqur politike,per t’i dhene kontrollin e Drejtesise Kryeministrit te korruptuar shqiptar, ka filluar,si gjithmone,”pergenjeshtrimi” nga mediat gjobvenese dhe shantazhuese te Qeverise dhe bashibozukeve te saj mediatike.
        Eshte e kote.Eshte e mjere.
        E kote ,e mjere dhe qesharake te quash te blere nga Lulzim Basha,senatoret republikane,apo ish-kandidatin per President,Cruz…!!!
        Edhe me trushpelari nder fanatiket socialiste e di qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes ia kane vene vizen Kryeministrit te Shqiperise ,Edi Rama dhe qeverise se tij te korruptuar dhe inkriminuar ne trafikun e madh te droges.
        Dhe,kur ta ve vizen ShBA,nuk ta heq me.
        Ta ve e aty ta le.Sot e mot.
        Me kot lodhet bashibozukeria mediatike e Kryoligarkut Rama,te beje krahasime te pamundshme.Nese ka lider politik shqiptar ,qe mund te krahasohet me autokratet e Europes dhe botes,ky eshte Edi Rama.
        Jo me kot,te vetmit miq ne rajon,i kane mbetur Erdogan dhe Vucic.
        Ajo qe te gjithe e dine te sigurte,te sigurte si vdekjen,eshte qe Edi Rama nuk mund te jete me Kryeminister.Dhe,sic e kam thene,edhe ne rastin nese do te fitonte Partia Socialiste.Ne koalicion me LSI-ne.Ose ose,edhe vetem,po te doni.
        Ne te gjitha rastet,Edi Rama,e ka te pamundur te vazhdoje te qeverise shqitparet.Sepse,e ka te palejueshme.Nuk ia lejojne.Ia kane hequr vizen.Vizen amerikane ne radhe te pare.
        Kam nje keshille per spin-doctoret e tij,me idiotet keshilletare qe mund te kete pasur ndonje kryeminister shqiptar ndonjehere: ne cdo rast,edhe ne ate,per te cilen po e yshtni kete kohe,domethene te imponimit me ane te faktit te kryer,si nje Kryeminister qe ka marre voten e shqiptareve e me te cilin,deshen s’deshen Europa dhe ShBA duhet te bashkepunojne per stabilitetin e rajonit etj etj brockulla te ketilla – edhe ne kete rast pra,Edi Rama nuk ka asnje shans.
        Shqiperia nuk eshte as Rusia as Turqia,madje nuk eshte as Serbia qe te imponohet me “fakte te kryera”.
        Edhe sikur te doje te behet,edhe sikur lideret dhe nje pjese e popullsise te duan te behet e tille,nuk do te lejohet.Me hir apo me pahir.
        Per ta bere edhe me te qarte,po marrim rastin me te mire te Edi Rames.Ate rast qe e enderron dite e nate.
        Domethene,te fitoje zgjedhjet edhe pa Ilir Meten.Madje edhe duke plotesuar kerkesen e Opozites per qeveri teknike.
        Ngrihet nje qeveri teknike.Behen zgjedhjet.Fiton Partia Socialiste.Krejt e vetme.
        Edhe ne kete rast pra qe, sic e thame,e enderrojne te gjithe socialistat,Edi Rama nuk mund te jete me Kryeminister.Nuk do te jete me Kryeminister.Nuk.
        Eshte vendosur qe nuk do te jete me.I eshte hequr viza.Nga amerikanet.Nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
        Kjo eshte e verteta.Ky eshte realiteti.Gjithe te tjerat jane pallavra.

  2. Qytetar says:

    Po çmerrej me bajgat në çadër or burr.Bëjuni m……mos u merrni më me ta.

  3. Legenburre says:

    Bjeru,Mero sa t’u vije mendja verdalle,nje here ne dy dite dru,nuk thone kot qe fjala vret me shume se plumbi.
    Kushedi sa u dhemb katraneve me boje…

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nuk eshte gje tjeter,vecse,lobizem I perzjere me enverizem dhe berishizem !

  5. Tajari says:

    Ok,jepjani pushtetin PD dhe zhdukuni te gjithe ……rrofte PD vdekje shqiperise…. zgjidhja ne duart e budallenjeve shqipetare.Take it or leave it

  6. Gogo says:

    SI hije mbi kok urrine zullumet
    E duarte ma gjak qe kan lare,
    Nga frika e vetingut qe po vjen,
    N’en cader gumzhijne si te marre.
    Cdo dite nga nje “veze breshke” beine,
    e kerkoine kllocken perti ngroh.
    Po veze ebreshkes nuk na nxjer kendeze,
    vec se breshka dalin perseri…….

  7. Endri says:

    Pema e lirise duhet vaditur me gjak. Po se hongri nje si META BASHA BERISHA nuk ecet perpara.

  8. mersin says:

    E para vendi nuk ka perse dhe nuk mund te destabilizohet. Nuk u shkon pas asnje me keto synime qe shpalosin. Nuk del sot kush ne mbrojtje te sarajeve te Berishes e te Like Floririt. Vetingu nese do te behet do te zgjidhe gjithcka. Keta do te bejne te gjithe perpjekjet per ta bllokuar dhe mund te arrijne qellimin, pavaresisht vetebesimit te tepruar te zotit Ngjala.

  9. Berati Ra... says:

    Une ende besoj se shkrimtari Kim Mehmeti ka hyre nen Cadren e Dovletit nga qe ate nate ka arritur shume vone ne Tirane. Nuk ja gjetur hotel dhe qe te mos bezdiste koleget e miqte e tij, ka hyre nen ate strehe te kalonte naten me gallate…
    Kimi ka ba hajgare me Berjoshen kur ai ishte sundues i ri, e jo tani kur edhe zyrtarishr eshre tekahyt…
    Dikush duhet tja kujtoj Kimit qe te mos duash qeverine qe eshte, sdo te thote ate qe asht rrxue me vote pwrfundimtare…
    Mos na teishto, shkrimtar i tregimit SALMONI…Peshku Extazis…

  10. kleptofagos says:

    @21
    Shumica e historive te radhitura prej tij jane te verteta dhe Sali Berisha, per nje shtet normal europian, eshte nje kriminel dhe grabites ordiner qe duhet te ishte prej kohesh ne burg. Por, te fajesosh per mbijetesen e Berishes, vetem sherbimet e huaja (serbo-greke) dhe faktorin nderkombetar (amerikano-europian) eshte nje miopi historike dhe politike e cila nuk ndihmon aspak ne zgjidhjen e problemeve te shumta mbarshqiptare. Nderhyrjet e jashteme, ne shumicen e rasteve kane qene historikisht ne favor te Shqiperise, por edhe te Kosoves ne vitet e fundit edhe pse nuk mungojne rrethana kur faktori nderkombetar, “duke gjetur shesh ka bere pershesh” ne dem te shqiptareve. Si ka mundesi qe te gjitha partite shqiptare qe u krijuan mbas viteve 90 ne trojet shqiptare, rezultojne te kapura nga krimi dhe te korruptuara ne aktivitetin e tyre. Nese Berisha do kishte perballe vetes kundershtare te denje ne PD, por edhe parti opozitare te denja, do te kishte dale ne pension me kohe. E njejta gje mund te thuhet edhe per te gjitha partite shqiptare, mediat “e pavarura”, shoqerine civile, mentalitetin dhe moralin e popullit shqiptar. Ka mundesi qe te gjithe keta faktore te jene komanduar nga nderhyrja e nderkombetareve? Tek e fundit, kush e krijoi mafien e pushtetit ne Shqiperi? Cfare ben populli shqiptar kur zgjedh lideret e vet? Cfare ben populli shqiptar jasht oborrit te shtepise se vet? A mund te ndodhe ne nje vend europian kjo grabitje e pasurise kombetare? Kjo barbari kunder natyres dhe trashegimise kulturore? Po kjo masaker urbanistike qe shkatrroi qytetet, fshatrat, bregdetin, lumejte dhe liqenet, fushat e malet e Shqiperise? Nderkombetaret e kane fajin edhe per keto menxyra? Nuk eshte e mundur! Faji eshte i shqiptareve qe akoma nuk kane mesuar si te ndertojne shtetin ligjor dhe demokratik, por u pelqen ose diktatura ose te qeverisen nga hajdutet dhe kriminelet. Nese te huajt na cfrytezojne nga pak edhe ata, perseri faji eshte i yni. “Sipas kokes edhe festen”. Te gjitha keto pseudo reforma, qe gjoja nderkombetaret do te kontrollojne drejtesine, qeverine, parlamentin, etj., jane gjysmake per deri sa organet legjitime do vazhdojne te zgjidhen nga shqiptaret. Mafia e instaluar ne Shqiperi nuk mund te shkulet nga brenda. Vetem kur Rendi dhe Drejtesia do te komandohen ekskluzivisht nga nderkombetaret, atehere do filloje te funksionoje shteti ligjor per te cilin kemi nevoje.

  11. Shqipe Ahmeti says:

    Ta shruani gjuhen Shqipe pa fjale te huaja dhe shqipen drejt, jo qerane po qirane.(Nuk tolerohet nga gazetaret, nga qe marrin shembull nga shrimet e huaja.

  12. kleptofagos says:

    Shumica e argumentave te radhitura prej autorit jane te verteta. Sali Berisha dhe te tjere kryebandite qe sundojne ne Shqiperi, per nje shtet normal europian duhet te ishte gjykuar e denuar me burg si kriminele dhe grabites ordinere. Te fajesosh per mbijetesen e Berishes, apo
    kryebanditeve te tjere ne krye te klaneve politike shqiptare, sherbimet e huaja (serbo-greke) dhe faktorin nderkombetar (amerikano-europian) eshte nje miopi historike dhe politike e prodhuar kryesisht nga klanet e pushtetit, e cila nuk ndihmon aspak ne zgjidhjen e problemeve te shumta mbarshqiptare. Nderhyrjet e jashteme, ne shumicen e rasteve kane qene historikisht ne favor te Shqiperise, por edhe te Kosoves ne vitet e fundit edhe pse nuk mungojne rrethana kur faktori nderkombetar, “duke gjetur shesh ka bere pershesh” ne dem te shqiptareve. Si ka mundesi qe te gjitha partite shqiptare qe u krijuan mbas viteve 90 ne trojet shqiptare, rezultojne te kapura nga krimi dhe te korruptuara ne aktivitetin e tyre. Nese Berisha do kishte perballe vetes kundershtare te denje ne PD, por edhe parti opozitare te denja, do te kishte dale ne pension me kohe. E njejta gje mund te thuhet edhe per te gjitha partite shqiptare, mediat “e pavarura”, shoqerine civile, mentalitetin dhe moralin e popullit shqiptar. Ka mundesi qe te gjithe keta faktore te jene komanduar nga nderhyrja e nderkombetareve? Tek e fundit, kush e krijoi mafien e pushtetit ne Shqiperi? Cfare ben populli shqiptar kur zgjedh lideret e vet? Cfare ben populli shqiptar jasht oborrit te shtepise se vet? A mund te ndodhe ne nje vend europian kjo grabitje masive e pasurise kombetare? Kjo barbari kunder natyres dhe trashegimise kulturore? Po kjo masaker urbanistike qe shkatrroi qytetet, fshatrat, bregdetin, lumejte dhe liqenet, fushat e malet e Shqiperise? Nderkombetaret e kane fajin edhe per keto menxyra? Nuk eshte e mundur! Faji eshte i shqiptareve qe akoma nuk kane mesuar si te ndertojne shtetin ligjor dhe demokratik, por u pelqen ose diktatura ose te qeverisen nga hajdutet dhe kriminelet. Nese te huajt na cfrytezojne nga pak edhe ata, perseri faji eshte i yni. “Sipas kokes edhe festen”. Te gjitha keto pseudo reforma, qe gjoja nderkombetaret do te kontrollojne drejtesine, qeverine, parlamentin, etj, jane gjysmake per deri sa organet legjitime do vazhdojne te zgjidhen nga shqiptaret. Mafia e instaluar ne Shqiperi nuk mund te shkulet nga brenda. Vetem kur Rendi dhe Drejtesia do te komandohen ekskluzivisht nga nderkombetaret, atehere do filloje te funksionoje shteti ligjor per te cilin kemi nevoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje