VIDEO/ Azdren Llullaku gjen golin e parë me Astanën

Azdren Lullaku ka shënuar golin e tij të parë në kampionatin kazakistana me skuadrën e Astanës që pas transferimit tek kjo skuadër nga ekipi i Gaz Metan.

Bomberi i kombëtares shqiptare shënoi golin e dytë në sfidën që Astana, triumfoi përballë ekipit të Akzhayik.

Llullaku shënoi në minutën e 13-të, duke e dërguar topin mbi portierin.

Një gol mjaft i rëndësishëm ky për 29-vjeçarin që përveçse zhbllokohet me fanellën e re, jep edhe sinjale të mira për kombëtaren shqiptare në prag të përballjeve me Italinë dhe Bosnje Hercegovinën.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *