VIDEO/ Këta janë dy personat që rrahën Elvi Fundon. Policia: Na ndihmoni t’i identifikojmë

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga një kamerë sigurie ku shfaqen dy personat që kanë sulmuar gazetarin Elvi Fundo para dy javësh.

Ngjarja ndodhi më 8 mars, në rrugën “Asim Vokshi”. Ata shfaqen duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kërkojmë ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e dy shtetasve, të cilët më datë 08.03.2017, rreth orës 10:30, në rrugën “Asim Vokshi”, pranë stacionit të autobuzave, kanë goditur me mjete të forta shtetasin E. F., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I lutemi qytetarëve, se për ç’do informacion që mund të kenë në ndihmë, për të bërë të mundur identifikimin e tyre, të kontaktoni në numrin e emergjencave 112 ose në numrat e telefonit 0694110202 dhe 0694100134.

Policia e Tiranës, siguron ruajtien e kofidencialitetit të tyre.


video-1489778235 by e-d21

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “VIDEO/ Këta janë dy personat që rrahën Elvi Fundon. Policia: Na ndihmoni t’i identifikojmë”

  1. tfgs1 says:

    polici leshi …”na ndihmoni” te bejme punen tone,per te cilen paguhemi nga taxapaguesit shqiptare per ruajtien e tyre….!!!!

    1. babo says:

      kete e bejne te gjitha policite e botes o shaban, me maske ne koke zor ta dallosh apo jo?

  2. Korab Zeneli says:

    Njoni duket sikur osht Shabani i Muratjve nga lagja e Brakes.

  3. mmoisiu says:

    Kane hikur legenat si me qene gra !

  4. qinasi says:

    keta duhet te jene maloke, nga menyra se si ecin

  5. berti says:

    Tgfs1 eshte anti shqiptar njerez,shkrimet e tij Jane te cuditshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *