VIDEO/ Kur kandidati për ministër të Brendshëm i PD-së, mbronte djalin e Enver Hoxhës…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka nisur një sulm ndaj Fatmir Xhafajt, për ta penguar atë të bëhet ministër i Brendshëm.

Kjo, me arsyetimin se ai ka bashkëpunuar me komunizmin.

Por ndërkohë në media është publikuar kjo video e Arben Ristanit, kandidat i PD-së për ministër të Brendshëm, kur të vijë në pushtet.

Ristani shfaqet në këtë video duke mbrojtur djalin e diktatorit Enver Hoxha, Ilirin.

Video është lizuar në vitin 1995.

Ishte viti kur Ilir Hoxha u dënua me një vit arrest shtëpie pasi mbrojti emrin e babait të tij, diktatorit Enver Hoxha në një intervistë për një gazetë ku ndër të tjera ishte shprehur: “Sot Enver Hoxha është nxjerrë jashtë ligji, por ligji s’të nxjerr dot nga zemrat”.

Kronika e Associated Press më 6 shtator të 1995:

“Djali i një prej diktatorëve më të pamëshirshëm të Europës ka qenë i dënuar me një vit arrest shtëpie.

Ilir Hoxha, 46 vjeç, u dënua në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, pasi mbrojti emrin e babait të tij, diktatorit Enver Hoxha në një intervisë për një gazetë.

Gjykata e dënoi nën akuzën e shkaktimit të çrregullimit civil.

Ndërsa Shqipëria përballet me kritika të shumta për dështimin e saj në ecjen përpara për shkak të regjimit të saj komunist, djali i diktatorit Enver Hoxha është në telashe ligjore.

Enver Hoxha sundoi vendin e izoluar europiano-lindor deri kur vdiq në vitin 1985. Regjimi i tij do të kujtohet për abuzimin e të drejtave ët njeriut, korrupsionin dhe mungesës së të mirave bazike.

Djali i tij 46-vjeçar, Ilir Hoxha, mbrojti babain e tij në një intervistë për një gazetë. Pas lutjes së pasuksesshme të tij për pafajësi, gjykatësit e akuzuan atë për mosbindje civile dhe e dënuan me një vit arrest shtëpie.

Disa kritikë i frikësohen regjimit të ri të presidentit Sali Berisha, se mos edhe ai vazhdon të injorojë lirinë e shprehjes.

Varri i ish-diktatorit u hoq nga varrezat e dëshmorëve dhe u vu në një vazrrezë të zakonshme në Tiranë.

Shumë shqiptarë të moshuar që rikujtojnë kohët e vjetra akoma shkojnë e vendosin lule në varrin e tij.

“Ky është figura më e lavdishme e popullit shqiptar,” thotë një shqiptar, mbështetës i Hoxhës.

Por jo çdo vizitor tregon respekt për varrin e tij. “Personi që ndodhet në këtë varr është barstard. Shkatërroi jetët tona. Dhe tani njerëzit fajësojnë demokracinë për vështirësitë e tyre. Ata harrojnë pasojat e diktaturës së tij”, – thotë një tjetër, kritik i Hoxhës.

E veja e diktatorit, Nexhmije Hoxha, është në burg për korrupsion.

Që nga rënia e familjes Hoxha, shtëpia e tyre është kthyer në një shtëpi mysafirësh e qeverisë.

Zona përreth vilës tani është e hapur për publikun dhe është kthyer në një strehë për të rinjtë.

Gjatë kohës që Hoxha ishte në pushtet, qytetarët e Tiranës nuk lejoheshin të kalonin në atë zonë që quhet ‘Blloku’ dhe njerëzit që jetonin aty quheshin ‘bllokmenë’”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “VIDEO/ Kur kandidati për ministër të Brendshëm i PD-së, mbronte djalin e Enver Hoxhës…”

  1. Prova says:

    Pehra pijanece shkerdhata sot ne prehrin e Sali qenit…. i njejti ideal te njejtet fytyra…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *